Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Teuta 2-0 SHKUMBINI

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Teuta 2-0 SHKUMBINI Empty Teuta 2-0 SHKUMBINI

    Mesazh nga stilltoni Fri Dec 05 2008, 13:31

    Teuta-Shkumbini pritet te jete nje nga duelet me te nxehta te javes se 14-te te Kategorise Superiore, duke sfiduar ne distance edhe derbin tradicional te kryeqytetit, Partizani-Tirana. Te shtunen e kaluar, Teuta regjistroi fitoren me te bujshme sezonale kur mposhti Tiranen (1-2) ne kryeqytet, fale dy kryeveprave te Emiljano Viles.
    Teuta nuk e zhvilloi ndeshjen e Kupes kunder Vllaznise (fusha e stadiumit “Niko Dovana” ishte permbytur nga shirrat) dhe ndihet me e fresket fizikisht ndaj nje Shkumbini qe shpenzoi energji ne barazimin 0-0 me Apolonine ne Fier.
    Trajneri i Teutes, Sulejman Starova, beson ne vazhdimesine e lojerava te mira, por mendimi i pare i tij eshte marrja e pikeve maksimale ndaj nje kundershtari me te cilin ndan vendet 3-4, me pike ta barabarta nga 20.
    Starova vlereson ekipin kundershtar e mbi te gjitha dinamzmin e kolegut Gugash Magani, por dhe mbeshtetjen financiare te presidentit te peqinasve, Xhavit Ismaili: “Shkubini eshte nje skuader me grinte, karakter dhe deshire per te fituar. Ka disa lojtare cilesore. Jemi duke studiuar ne detaje cdo element te kundershtarit”.
    Shkumbini ka dy ndeshje pa fituar e shenuar ne kampionat ndaj Flamurtarit e Dinamos. Problemet me gjendjen e lojtareve e kane kapur dhe Shkumbinin. Sulmuesi kryesor Rizvanolli ka probleme me kaviljen, por ne dyshim jane dhe mbrojtesi Grami e mesfushori sulmues Arlind Nora.

    E Enjte, 04 Dhjetor 2008
    Albani-sport
    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Teuta 2-0 SHKUMBINI Empty Re: Teuta 2-0 SHKUMBINI

    Mesazh nga stilltoni Mon Dec 08 2008, 18:29

    Nuk ishte e thėnė qė Shkumbini
    tė ruante vendin e
    tretė nė klasifikim, pas humbjes
    nė Durrės ndaj
    vendėsve, pasi pikėrisht ky
    kundėrshtar e ka kaluar
    tashmė, teksa ka fituar
    pastėr ndaj peqinasve me
    rezultatin 2-0. Njė humbje
    mjaft e hidhur kjo pėr bardhekaltrit
    e Shkumbinit, tė
    cilėt para sfidės patėn deklaruar
    se do tė shkonin nė
    Durrės pėr tė marrė njė rezultat
    pozitiv. Pėr lojtarėt e
    Maganit kishte qenė njė javė
    e mbushur plot me impenjime
    ajo e kaluara, sepse brenda
    8 ditėsh zhvilluan tri sfida,
    njė nė Peqin dhe dy tė
    tjerat nė transfertė pėrballė
    Apolonisė e Teutės. Edhe
    pse kundėrshtari i tyre nuk
    e kishte zhvilluar sfidėn nė
    mesjavė pėr Kupė, u pa qartė
    qė nuk pati absolutisht epėrsi
    ndaj peqinasve, mirėpo u
    tregua mjaft efikas nė ato
    pak mundėsi qė iu krijuan,
    duke shėnuar pėr rrjedhojė
    dy herė nė portėn e Llanit.
    Zv/trajneri i peqinasve,
    Sokol Branica, kujton nė deklaratėn
    e tij “se po nuk
    shėnove, do ta pėsosh”,
    duke thėnė qartė pikėrisht
    atė qė i ndodhi skuadrės sė
    tij. “Nė tė gjitha aspektet ne
    ishim mė lart se kundėrshtari,
    pasi e zhvilluam lojėn
    totalisht nė gjysmėfushėn e
    Teutės, mirėpo pak nga
    dėshira e madhe pėr tė
    shėnuar e pak nga nxitimi
    i sulmuesve tanė nuk arritėm
    dot tė kalonim tė
    parėt nė avantazh, - analizon
    humbjen Branica. -
    Dhe pikėrisht nė momentet
    tona mė tė mira, kundėrshtari
    me anė tė kundėrsulmit
    na zuri nė befasi, duke na
    ndėshkuar dy herė. Ėshtė
    ky momenti ku ne duhet tė
    ndalemi pak mė shumė,
    pasi nuk mund tė ndėshkohesh
    nė mėnyrė kaq amatoreske
    me dy gabime totalisht
    tė evitueshme nga ana
    e mbrojtėsve”. Gjithashtu,
    peqinasit po vuajnė edhe
    mungesa tė rėndėsishme, siē
    ėshtė ajo e bomberit tiranas,
    Rizvanolli, i cili mė parė ka
    qenė vendimtar pėr kėtė
    skuadėr. Nė fund tė takimit,
    tė gjithė drejtuesit e Shkumbinit
    kanė mbetur tė zhgėnjyer
    nga rezultati i kėtij takimi.
    Fatmir Ahmeti
    panoramasport
    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Teuta 2-0 SHKUMBINI Empty Re: Teuta 2-0 SHKUMBINI

    Mesazh nga stilltoni Mon Dec 08 2008, 18:36

    Teuta 2-0 SHKUMBINI Teuta-shkumbini-2-0-mile-dhe-turdiu Durrsaket hakmerren” ndaj peqinasve pėr humbjen nė fazėn e parė dhe tani pretendojnė

    Teuta - Shkumbini 2 -0

    Teuta: Vashaku, Jakupi, Dushku, Likmeta, Ymeraj, Gjondeda, Muēollari, Vila, Mile (Ahmeti 89′), Hysa (Dollaku 89′), Stafa. Trajner: S.Starova.
    Shkumbini: Llani, Gallo, Grami (Ramazani 65′), Shenaj (Xhyra 75′), Pasha, Gėrēo, Bizhyti (R.Dervishi 46′), Mustafaj, Turdiu, Shameti, Nora. Trajner: G.Magani.
    Gjyqtarė: B.Pashaj, G.Qirici, E.Doda (Tiranė)
    Kartonė tė verdhė: Muēollari, Dushku, Hysa, Grami, Shenaj, Shameti, Nora
    Kartonė tė kuq: Muēollari, Dushku



    “Radiografia”

    11′ Bizhyti godet nga njė distancė prej 30 metrash, por pret nė pozicion Vashaku.
    17′ Goditje dėnimi nė krahun e majtė rreth 35 metra, gjuan Gėrēo dhe topi ka pėrfunduar pak centimetra mbi traversėn e Vashakut.
    24′ Mile ka depėrtuar nė zonė dhe ka qenė i vetėm me Llanin, por nė momentin e goditjes ėshtė penguar nga portieri peqinas, megjithatė Mile ngrihet nga toka vazhdon aksionin, duke e zotėruar topin, por pėrsėri pengohet nga Llani dhe Pashaj akordon 11-metėrsh.
    25′ Nga pika e bardhė Mile ekzekuton bukur, duke shėnuar golin e tij tė parė nė kampionat dhe tė parin pėr Teutėn nė kėtė ndeshje. 1 0 pėr Teutėn.
    28′ Gėrēo provon sėrish nga e majta nė goditje dėnimi 30 metra dhe kėtė herė grushton me vėshtirėsi Vashaku.
    34′ Goditje dėnimi nga e djathta, ku godet pėrsėri Gėrēo dhe pėrsėri Vashaku grushton, duke e kaluar topin nė goditje kėndi.
    55′ Nora nė hyrje tė zonės godet tokazi, por pret nė pozicion Vashaku.
    57′ Nora brenda zonės godet me kokė, por topi pėrfundon jashtė.
    70′ Hysa shpėrthen nga e djathta dhe, pasi ka kaluar dy mbrojtės kundėrshtarė, ka hyrė nė zonė dhe pason te Mile, i cili e ka portėn bosh, por nga 2 metra pranė Mile nuk arrin tė godasė, megjithatė vazhdon aksionin, e zotėron topin dhe nga njė pozicion i prirėt nga e majta brenda zonės e dėrgon topin nė krahun e majtė tė Llanit. 2-0 pėr Teutėn.
    76′ Dervishi godet nė kufij tė zonės dhe topi devijohet nga njėri prej mbrojtėsve, duke pėrfunduar nė shtyllė.
    80′ Likmeta nga 40 metra ekzekuton mjaft bukur njė goditje dėnimi nė formė parabole, duke “qethur” traversėn e Llanit.
    87′ Nora ndėrhyn rrezikshėm ndaj Muēollarit dhe Pashaj vazhdon lojėn, por midis Norės dhe Muēollarit ka filluar debati dhe Pashaj i ndėshkon me karton tė verdhė tė dy e pėr pasojė Muēollari lė fushėn me tė kuqe, pasi kishte mė parė njė tjetėr karton tė verdhė.
    88′ Pas njė ndėrhyrjeje tė gabuar, Dushku ndėshkohet menjėherė me tė kuqe nga Pashaj dhe Teuta mbetet me 9 lojtarė.



    Komenti

    Teuta ka fituar me rezultat tė pastėr 2 0 njė ndeshje tė rėndėsishme ndaj ekipit tė Shkumbinit, duke treguar qė ėshtė njė nga ekipet mė nė formė tė kampionatit. Njė ndeshje qė ka dhuruar emocione pėr shkak tė shpėrthimit tė Miles me dy gola, por edhe gjeste negative, pėr shkak tė njė gjykimi qė ka lėnė tė pakėnaqur durrsakėt, qė e pėrfunduan ndeshjen me 9 lojtarė, pasi Pashaj ka nxjerrė tė kuqen nė fund ndaj Muēollarit dhe Dushkut.

    Teuta e ka filluar kėtė ndeshje me mungesėn e Ndrekės, i cili ėshtė i dėmtuar. Pjesa e parė ka filluar mė e mirė pėr durrsakėt, qė hidhen me ngulm nė kėrkim tė golit pėrballė njė Shkumbini qė dukej nga mėnyra e vendosjes nė fushė qė kėnaqej edhe me njė pikė nga Durrėsi. Teuta me pasime tė shumta kėrkonte ta nxirrte Shkumbinin nga zona e tij, ku ekipi peqinas mbrohej mirė, por pa sukses.

    Ndėrkohė peqinasit janė bazuar nė pjesėn e parė vetėm me tri gjuajtje tė rrezikshme nga distanca tė Gėrēos, qė i ndihmuar edhe nga era e fortė nė favor, e ka detyruar Vashakun tė bėjė dy grushtime. Nga ana e tyre, durrsakėt e shtojnė shumė presionin dhe nė minutėn e 25-tė Mile ėshtė ēliruar mjaft bukur nė zonėn kundėrshtare, por pengohet nė momentin e goditjes nga portieri Llani, megjithatė Mile ngrihet sėrish nga toka, vihet nė zotėrim tė topit, por pėrsėri pengohet nga Llani dhe u deshėn dy pengime radhazi tė Miles qė Pashaj mė nė fund tė akordonte 11-metėrsh nė favor tė durrsakėve.

    Eshtė pikėrisht sulmuesi i Teutės, Vangjel Mile, qė shėnon nga pika e bardhė golin e parė tė Teutės dhe golin e tij tė parė nė kėtė sezon futbollistik. Pas shėnimit tė golit, Teuta ka administruar lojėn, ndėrkohė qė peqinasit janė mjaftuar vetėm me njė gjuajtje nga distanca tė Gėrēos, qė ka pėrfunduar me grushtimin e Vashakut nė goditje kėndi.

    Megjithėse Shkumbini bėhet mė kėrkues pas pėsimit tė golit, mbrojtja e organizuar durrsake nuk ka pasur probleme nė thyerjen e sulmeve tė peqinasve. Pjesa e dytė ka filluar mė mirė pėr Shkumbinin, qė ishte hedhur nė sulm nė kėrkim tė golit tė barazimit dhe nė njė rast Nora ka rrezikuar seriozisht, kur pas njė goditjeje me kokė, topi devijohet nga njėri prej mbrojtėsve durrsakė dhe pėrfundon nė shtyllėn e portės sė Vashakut.

    Por mė pas ėshtė Teuta qė i merr sėrish frenat e lojės nė dorė dhe shfaqet rrezikshėm pėrpara portės kundėrshtare me shpėrthimet e Hysės, qė nė minutėn e 70-tė, pasi ka shmangur tė gjithė mbrojtėsit qė i kanė zėnė rrugėn, ka hyrė nė zonė dhe pason te Mile, qė i lirė nė zonė vetėm me portierin nuk arrin tė godasė topin, por ai ka kėmbėngulur dhe zotėron sėrish dhe brenda zonės nė pozicion tė prirėt nga e majta gjuan drejpėrsėdrejti nė rrjetė, duke vulosur rezultatin 2 - 0.

    Pas kėtij rezultati Teuta luan lirshėm pėrballė njė Shkumbini tė paqartė e nervoz, qė kėrkon me ēdo kusht tė bėjė diēka nė Durrės. Fillojnė ndėrhyrjet e ashpra, por faullet i pėrfiton vetėm Shkumbini, ndėrkohė Pashaj nuk vėrshėllen pothuajse fare nė favor tė Teutės, gjė qė i ka ndezur gjakrat dhe nė minutėn e 87-tė Nora ndėrhyn rėndė ndaj Muēollarit e megjithatė loja vazhdon.

    Ka filluar njė debat midis Norės dhe futbollistit tė Teutės, qė pėrfundon me ndėshkimin e tė dyve me karton tė verdhė, qė ishte i dyti pėr Muēollarin, i cili pėr pasojė ka marrė tė kuqen. Menjėherė sapo ka filluar loja, topi shkon nė kufijtė e zonės dhe atje njė ndėrhyrje tjetėr e gabuar e Dushkut dhe Pashaj nxjerr direkt tė kuqen, duke e lėnė Teutėn me 9 lojtarė nė minutat e fundit.

    Megjithatė, minutat e mbetura dhe shtesa prej 5 minutash nuk kanė sjellė asgjė tė re dhe vėrshėllima e fundit e Pashajit ka mbyllur kėtė takim, ku Teuta ka marrė tri pikė shumė tė vlefshme, duke treguar formėn e saj tė mirė, por njėkohėsisht ėshtė ndėshkuar edhe me dy kartonė tė kuq, qė do tė thotė se ndeshjen e ardhshme do tė ketė disa mungesa titullarėsh.


    Deklarojnė:

    Sulejman Starova, trajner i Teutės: “Kemi arritur me meritė njė fitore tė rėndėsishme, qė na jep tri pikėt. Nė pjesėn e parė Shkumbini na vuri nė vėshtirėsi me goditjet standarde, por ne arritėm ta administrojmė lojėn dhe tė shėnojmė.

    Nė pjesėn e dytė nuk e filluam mirė, pasi lojtarėt nga dėshira pėr ta fituar takimin, u shmangėn nga detyrat qė u dhamė dhe e qarkullonin jo mirė topin, por mė pas arritėm tė dalim nė lojėn tonė dhe ta mbyllim takimin me njė tjetėr gol. Sa pėr kartonėt e kuq, do tė thoja qė ishin plotėsisht tė evitueshėm, pasi dy kapriēio tė lojtarėve tanė dėmtuan ekipin.”

    Gugash Magani, trajner i Shkumbinit: “Eshtė ndeshja mė e dobėt qė ka zhvilluar ekipi, qė u shthur tėrėsisht, pasi pėsuam dy gola qė erdhėn nga gabimet e qendrės sė ekipit. Mund t’ju them se nė skuadėr ka lojtarė qė nuk impenjohen shumė dhe pėr kėtė do tė ndėrhyjmė nė merkaton e janarit, pasi kėshtu nuk realizohen objektivat qė kemi.”


    Tė veēanta:

    Nė pjesėn e parė era e fortė kundėr i ka krijuar shumė probleme Teutės nė qarkullimin e topit.
    Duke u nisur nga rezultatet e Teutės, nė stadium ėshtė shpalosur nga tifozėt banderola: “Teuta Kampione!”

    Sporti shqiptar

    Sponsored content


    Teuta 2-0 SHKUMBINI Empty Re: Teuta 2-0 SHKUMBINI

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 11:28