Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani: Shkumbini ia lehtėsoi vetė punėn Bylisit

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Magani: Shkumbini ia lehtėsoi vetė punėn Bylisit Empty Magani: Shkumbini ia lehtėsoi vetė punėn Bylisit

    Mesazh nga stilltoni Tue Nov 25 2008, 16:21

    Magani: Shkumbini ia lehtėsoi vetė punėn Bylisit Trajneri-i-shkumbinit-gugash-magani
    Trajneri pranon se ekipi i tij gaboi nė mbrojtje, duke i dhėnė mundėsi kundėrshtarit tė shėnojė

    Pas gati 4 muajsh, Shkumbini pėson humbjen e dytė jashtė fushe. Pra, qė nga 30 gushti, kur regjistronte humbjen e parė, me Dinamon, Shkumbini ka ditur tė mos i ndahet rezultatit pozitiv, duke barazuar apo fituar nė Elbasan, Shkodėr, nė Tiranė me Partizanin dhe nė Vlorė. Peqinasit shėnuan edhe nė Ballsh golin e barazimit, por nuk e shmangėn dot humbjen, qė pėr mėnyrėn si u pėsua, i la tė pakėnaqur tifozėt e Shkumbinit, qė ishin tė pranishėm nė stadiumin e Ballshit.

    Shkumbini i sė dielės ishte larg paraqitjeve tė mėparshme, ndaj ua bėri mė tė lehtė fitoren ballshiotėve, tė cilėt luajtėn tė mobilizuar. Goli i parė u pėsua pas njė goditjeje standarde, ndėrkohė qė Shkumbini kishte shpėrdoruar mė parė shumė raste tė tilla. Nė lojėn e Shkumbinit mungoi edhe qartėsia nė sulm, kėshtu qė iniciativa vazhdimisht u kalonte vendėsve.

    Ndryshe nga takimet e mėparshme, ku mbrojtja ka qenė reparti mė i konsoliduar, me Bylisin ka gabuar nė krahė, por edhe nė qendėr. Nisur nga rezultatet dhe nga pozicioni nė tabelė, pėr Shkumbinin ishte njė humbje e papritur, por qė e ktheu me kėmbė nė tokė, pėr mė tepėr qė pėrpara takimit kishte njė optimizėm tė pajustifikuar.

    Gjithsesi, trajneri Magani kėrkon ta lėrė pas kėtė humbje, kur shprehet: “Nė pėrgjithėsi, ekipi luajti mirė, duke kėrkuar maksimumin, por futbolli kėshtu e ka, duhet tė shėnosh qė tė fitosh. Ishte e pajustifikueshme pėr Shkumbinin tėrheqja pas golit tė barazimit, duke i dhėnė mundėsi Bylisit tė sulmojė. Bylisi shėnoi golin e dytė pa shumė mund, me ndihmėn e mbrojtjes sonė, qė e la tė lirė K.Dalipin. Bylisi e meritoi fitoren, sepse i shfrytėzoi gabimet e Shkumbinit.”

    Trajneri Magani shpreson qė gabime si ato tė ndeshjes sė fundit tė mos pėrsėriten. “Ndeshjen me Bylisin e kishim vlerėsuar dhe nuk e prisja atė rezultat, por gabuam nė dy momente, nė njė goditje dėnimi dhe nė njė kros, qė mendoj se mund tė ishte neutralizuar nga mbrojtja,” - shprehet mė tej trajneri Magani. Shkumbini vazhdon tė qėndrojė nė vendin e 3-tė, pasi kėtė javė ka pėrfituar nga rezultatet e rivalėve.
    Autori: Ali Hallulli
    Data: 25/11/2008
    sporti shqiptar

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 17:27