Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Llani: Jam gati pėr Kombėtaren

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Llani: Jam gati pėr Kombėtaren

    Mesazh nga stilltoni prej Fri Nov 21 2008, 17:27

    Portieri i Shkumbinit ka 630 minuta pa pėsuar dhe kėrkon njė shans nga trajneri Han
    Nuk ėshtė e hera e parė, por kėtė rradhė ka thyer ēdo parashikim. Ka pesė ndeshje nė kampionat dhe duke pėrfshirė edhe dy takimet e kupės, janė plot 630 minuta qė nuk pėson gol. Kapiteni i Shkumbinit Ervin Llani, mendon se ka bėrė vetėm detyrėn dhe se ēdo hap pėrpara, mund t’i ofrojė njė ftėsė pėr nė kombėtare. Por portjeri peqinas qėndron me kėmbėt nė tokė, teksa nė fillim mendon pėr vazhdimėsinė nė kampionat dhe pikėrisht pėr takimin kundėr Bylisit, kėtė tė djelė. “Mendoj se po kaloj njė moment tė mirė. Dua tė them, se njė meritė tė madhe kanė edhe shokėt e mbrojtjes, tė cilėt padyshim kanė qenė nė lartėsinė e duhur. I gjithė ky moment ka ardhur si rezultat i vlerėsimit siē duhet qė i kemi bėrė ēdo takimi. Tashmė – vazhdon Llani ? mendja mė shkon vetėm tek takimi i radhės, ku do tė kemi njė transfertė tjetėr tė vėshtirė kundėr Bylisit. Pėr ne ēdo gjė ėshtė e qartė, tė luajmė duke dhėnė mė tė mirėn e mundshme. Ndėrsa nga ana tjetėr, edhe pėr kėtė takim mendoj qė tė jem nė lartėsinė e duhur pėr tė ruajtur tė paprekur portėn. Kuptohet qė nė ēdo takim kam dėshirėn tė jap maksimumin e mundshėm dhe nė fund tė marrim njė rezultat pozitiv. Ende jemi nė njė hap me kryesuesit, ndaj takimi i radhės mund tė demostrojė edhe njė herė, synimet tona nė kėtė edicion”. Sė fundi, i ngacmuar pėr njė grumbullim tė mundshėm nė Kombėtare, Llani shprehet: “Padyshim qė Kombėtarja ėshtė njė ėndėrr. Nė takimin e radhės, meqė ishin mundėsitė pėr tė eksperimentuar, mund tė isha grumbulluar, por kėtė e vendos trajneri Han. Ajo ēka duhet tė bėj ėshtė tė vazhdoj nė rrugėn qė kam nisur dhe ta detyroj trajnerin tė hedh ytė edhe nga unė. Shpresoj qė tė jem pjesė e Kombėtares nė zborin e janarit”, pėrfundon portjeri i Shkumbinit, Ervin Llani.

    [/color][/color][/size][/font][/td][/tr][/table]Sport ekspres

      Ora ėshtė Tue Dec 06 2016, 15:13