Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Flamurtari nuk ia del dot as me Shkumbinin

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Flamurtari nuk ia del dot as me Shkumbinin Empty Flamurtari nuk ia del dot as me Shkumbinin

    Mesazh nga stilltoni Mon Nov 17 2008, 13:51

    Vlonjatėt nuk arrijnė sėrish tė dalin te fitorja nė shtėpi, ndėrsa peqinasit marrin njė pikė

    Flamurtari - Shkumbini 0 - 0
    Flamurtari: Moēka, Beqiri (Strati 46′), Paniē, Kon, Veliu, Begaj (Shehaj 72′), Kuqi, G.Brajkoviē (Ēaushaj 55′), Alvizh, Mema, M.Brajkoviē. Trajner: E.Liēaj.
    Shkumbini: Llani, Gallo, Grami, Shenaj (Xhyra 72′), Pashaj, Gėrxho (Turdiu 58′), Bizhyti, Shameti, Rizvanolli, Dervishi, Nora (Mustafaj 53′). Trajner: G.Magani.
    Gjyqtarė: K.Meta, G.Qirici, D.Agaj (Tiranė)
    Kartonė tė verdhė: Kuqi, Ēaushaj, Alvizh, Bizhyti, Rizvanolli, Turdiu


    “Radiografia”
    15′ G.Brajkoviē godet nga jashtė zonės, Llani grushton topin, qė pėrfundon te Mema, ky i fundit e kthen pėr shokėt e tij, por largon mbrojtja e Shkumbinit.
    22′ Pasimet tė sakta tė lojtarėve tė Flamurtarit, topi shkon te Mema, qė zihet nė pozicion jashtė loje. Kundėrshtojnė vlonjatėt. 32′ Gėrxho, nė njė goditje dėnimi nga rreth 16 metra, godet, topi pėrplaset nė mur, provon edhe Bizhyti, por largon nė fund mbrojtja vendėse.
    33′ Sėrish Gėrxho, pas njė goditjeje dėnimi, kroson nė zonė, aty i lirė Shenaj nuk arrin ta prekė topin, qė pėrfundon nė duart e portierit Moēka.
    38′ Gėrxho, nė njė goditje tjetėr dėnimi, godet nė shtyllėn mė tė afėrt, por ėshtė Moēka qė largon topin nė goditje kėndi.
    44′ Goditje dėnimi pėr vlonjatėt. Alvizh e dėrgon topin nė zonė, ndėrhyn Kon me kokė, por pret i sigurt Llani.
    45′ Kuqi gjen tė lirė Memėn brenda zonės, ky i fundit pėrballė portierit peqinas godet me tė djathtėn nė mėnyrė krejtėsisht tė gabuar, duke humbur mundėsinė mė tė mirė pėr gol.
    57′ Strati nė zonė, Alvizh gjuan nė gjysmėkthesė, por topi pėrfundon ngjitur me shtyllėn e djathė. Flamurtari shumė pranė golit.
    65′ Kuqi sėrish pėr Memėn. Ky i fundit ngatėrrohet, duke mos arritur tė godasė saktė dhe vetėm rivėnie fundore pėr miqtė.
    78′ Goditje kėndi. Alvizh hedh njė topė nė zonė, Mema ndėrhyn me kokė, por gjuajtja e tij ėshtė jashtė kuadratit.
    87′ M.Brajkoviē futet nė zonė, gjuan, topi preket ndoshta me dorė nga njė mbrojtės, por pėr gjyqtarin ėshtė goditje kėndi. Protesta tė shumta tė vlonjatėve, por nuk ka 11-metėrsh.
    90′ 94′ Flamurtari nė kėrkim tė golit, sulmon, por pa mundur ta gjejė golin dhe pėrfundimisht vetėm 0 0.

    Komenti
    Flamurtari ndalet nė njė barazim pa gola sėrish, duke mos arritur tė kthehet te fitorja. Njė pikė qė mbi tė gjitha u ka vlejtur miqve, tė cilėt nė fund kanė dalė tė kėnaqur nga stadiumi i Vlorės. Megjithatė, Flamurtari ka pasur mundėsi pėr tė realizuar, ku pjesa e dytė ka folur vetėm pėr ta, ndėrsa nė fund tė 45 minutave tė para Mema ka shpėrdoruar njė mundėsi mjaft tė mirė. Nga ana tjetėr, Shkumbini ėshtė mbrojtur mirė, duke kėrkuar mė shumė nė kundėrsulm, ndėrsa ka marrė padyshim atė qė ka dashur nga Vlora, kthimin i pamundur.
    Duke u kthyer te ndeshja, pjesa e parė nuk ka qenė nė nivel tė lartė, edhe pse nuk ka munguar lufta sportive mes dy ekipeve. Tė paktėn deri nė minutėn e 25-tė Flamurtari ka epėrsi, por repartet janė tė veēuara dhe nuk rrezikojnė seriozisht portėn mike.
    Nga ana tjetėr, pas kėtij momenti, Shkumbini kėrkon tė tregojė se ka ardhur nė Vlorė pėr tė marrė pikė, por mė shumė u beson goditjeve tė Gėrxhos. Fundi i pjesės sė parė sjell momentin mė tė mirė, por Mema gabon fatalisht pėrballė Llanit.
    Pjesa e dytė ėshtė krejt ndryshe, ku Flamurtari dominon, por pa mundur tė realizojė golin e avantazhit. Rastet nuk mungojnė, por konkretizimi lė pėr tė dėshiruar pėr vlonjatėt. Nga ana tjetėr, miqtė mbrohen me forca tė shumta dhe i besojnė kundėrsulmit, por pa mundur tė rrezikojnė portėn vlonjate, ku Moēka nuk u vu fare nė vėshtirėsi.
    Tri minutat nga fundi vlonjatėt pretendojnė pėr penallti, por gjyqtari Meta mendon ndryshe. Njė rast i cili duhet parė me mė shumė vėmendje, pėr tė saktėsuar nėse ishte apo jo 11-metrėsh, qė mund tė ndryshonte fatet e ndeshjes.
    Pėrfundimisht, Flamurtari nuk fiton dhe duket se problemet janė ende, siē edhe deklaron vetė trajneri Liēaj, pėr tė cilin, repartet nuk plotėsojnė njėri-tjetrin dhe nė Vlorė, Flamurtari do tė ketė pėrherė vėshtirėsi.
    Ndėrsa Shkumbini mori njė pikė mjaft tė vlefshme, duke treguar se mbetet njė ekip i mirė dhe pa dyshim qė ēdo ekip do ta ketė shumė tė vėshtirė mė tė. Kėshtu, Flamurtari e mbyll jo mirė fazėn e parė, por tė paktėn ndeshjen e radhės e ka sėrish nė shtėpi, me Besėn, njė rivale qė i ka marrė brenda nė shtėpi pikėt maksimale, por gjėrat kanė ndryshuar.
    Ndėrsa Shkumbini, edhe pse ka humbur pak terren disi me kreun, e ka mbyllur mė sė miri kėtė fazė tė parė, nė vendin e tretė, qė ndoshta as vetė nuk e kishte menduar. Java tjetėr sėrish njė transfertė pėr Shkumbinin, nė Ballsh, aty ku tė gjitha skuadrat e kanė tė vėshtirė tė fitojnė. Tė shohim se deri ku do tė shkojė ky Shkumbin, i cili me meritė deri tani po pretendon njė vend nė kupat e Europės.
    Deklarojnė:
    Edmond Liēaj, trajner i Flamurtarit: “Mendoj se nuk u paraqitėm si njė ekip kompakt nė fushė. Repartet kanė vėshtirėsi nė harmozimin me njėri-tjetrin dhe mė duhet tė pranoj qė ekipi ka ende probleme. Me gjithė respektin pėr Shkumbinin, ekipi mik nuk paraqiti asgjė nė fushėn e lojės dhe besoj se rastet nuk na munguan, edhe pse mė duhet tė them qė morėm atė qė meritonim. Nė Vlorė, ky ekip, siē ėshtė ndėrtuar, do ta ketė pėrherė vėshtirė, njė punė e cila na del pėr tė ardhmen pėr tė ndryshuar.”
    Sokol Branica, zv.trajner i Shkumbinit: “Kemi marrė njė pikė shumė tė rėndėsishme, ndėrsa pėr rastin e penalltisė, mendoj se duhet rishikuar edhe njė herė. Megjithatė, ashtu si Flamurtari, edhe ne kemi pretendimet tona ndaj gjykimit. Mendoj se kemi luajtur mjaft mirė pėr tė marrė atė qė donim. Pėr sa i pėrket sė ardhmes, synimet tona janė tė qarta pėr tė dalė nė tri vendet e para dhe mendoj se i kemi mundėsitė, por tashmė ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme lidhet me ndeshjen e radhės.”

    Tė veēanta
    Flamurtari luajti me fanellat e reja tė firmės “Sportika”, por qė nuk i sollėn fat pėr fitoren e munguar.
    - I pranishėm nė stadium ka qenė presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili.
    - Nuk kanė munguar as sportdashėsit nga Peqini, tė akomoduar nė njė tribunė tė veēantė, tė cilėt pas ndeshjes janė pėrshėndetur me futbollistėt e Shkumbinit.
    Autori: Elton Nika
    Data: 16/11/2008
    Sporti Shqiptar

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 15:08