Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Partizani 0-2 SHKUMBINI

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Partizani 0-2 SHKUMBINI Empty Partizani 0-2 SHKUMBINI

    Mesazh nga stilltoni Mon Nov 03 2008, 12:10

    Nora: Fituam me meritė

    Ka rezultuar mjaft e suksesshme fundjava pėr Shkumbinin,teksa me njė rezultat tė pastėr dhe mėse tė merituar ka mposhtur
    Partizanin brenda nė “Qemal Stafa”. Ekipi i drejtuar nga Magani ka pėrsėritur historinė, duke arritur tė thyejė skuadrėn e kuqe me tė njėjtin rezultat qė fitonte para 6 vitesh nė kryeqytet.
    Pas ndeshjes, atmosfera nė kampin bardhekaltėr ka qenė e shkėlqyer, po ashtu si edhe te tifozėt, qė e kanė shoqėruar ekipin nė Tiranė. Njė nga protagonistėt, qė vulosi rezultatin e fitores, sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora shprehet mjaft entuziast dhe i kėnaqur: “Me tė vėrtetė qė ishim pėrgatitur
    pėr tė marrė maksimumin me Partizanin dhe ja dolėm tė fitonim, duke marrė tri pikė tė arta. Por pavarėsisht rezultatit nė dukje, ne kemi zhvilluar njė lojė tė organizuar mirė nė tė trija
    repartet. Ndėrsa nė pjesen e dytė, sidomos pas golit tė
    dytė qė shėnuam, u ēliruam plotėsisht dhe filluam tė
    administrojmė lojėn”. Pikėrisht nė rastin e golit tė dytė
    ishte sulmuesi Nora, qė i dha goditjen pėrfundimtare
    Partizanit dhe vulosi rezultatin.
    Por vetė gjirokastriti
    pranon se ka marrė njė
    asist tė artė nga Roland
    Dervishi, duke i mbetur
    vetėm tė shtyjė topin drejt
    rrjetės. Shkumbini me kėtė
    fitore ka thyer kėshtu
    tabunė e transfertave, duke
    mundur Partizanin brenda
    nė “Qemal Stafa” me rezultatin
    2-0. Tė fitosh me Partizanin
    nuk ka thjesht
    vlerėn e tri pikėve, pasi dihet
    qė ky ekip numėron
    disa trofe tė fituar nė repertorin
    e vet. Megjithatė, tė
    gjithė janė koshientė se
    skuadra qė luajti tė shtunėn
    pėrballė Shkumbinit,
    pak vlera mbante nga emri
    dhe historia e klubit tė kuq.
    Peqinasit kanė fituar me
    meritė, sepse u treguan
    mjaft racionalė pėrpara
    portės dhe gabuan fare pak
    nė prapavijė. Me kėtė fitore,
    Shkumbini u ngjit nė kuotėn
    e 15 pikėve, duke ruajtur
    hapin e ndjekėsve mė tė
    afėrt me kryesuesit e kampionatit.
    Fatmir Ahmeti
    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Partizani 0-2 SHKUMBINI Empty Shkumbini, “show” me fantazmėn e Partizanit

    Mesazh nga stilltoni Mon Nov 03 2008, 12:15

    Debutimi i trajnerit Shpėtim Duro nė stolin e kuq nuk ka sjell fat, pasi skuadra humbet pėrsėri

    Partizani - Shkumbini 0-2
    Shėnues: Rizvanolli 31′, Nora 53′

    Partizani: Shehi, Kalari, Pinari, Malota, Hallaēi, Gjyla (Bruno 56′), Kastelani, Babamusta, Karapici (Capa 56′), Roma (Ngjela 71′), Bakaj. Trajner: Sh. Duro
    Shkumbini: Llani, Gallo, Shameti (Gjata 67′), Grami, Xhyra, Pashja, Shenaj, Dervishi, Bizhyti (Salliu 86′), Rizvanolli (Delioski 46′), Nora. Trajner: G. Magani
    Gjyqtarė: T. Latifi, R. Zhuli, P. Gaxhe (Gjirokastėr)
    Kartonė tė verdhė: Malota, Kastelani, Bakaj, Dervishi

    “Radiografia”

    5′- Gjyla nga e majta e sulmit lėshon njė kros drejt portės peqinase dhe ėshtė Karapici, qė godet me kokė, por jashtė.
    14′- Nga njė distancė 20 metra, diagonalisht me portėn, ėshtė Elis Bakaj qė gjuan, por topi pėrfundon mbi traversė.
    16′- Gjirokastriti Nora kombinon bukur me Rizvanollin, po ky i fundit, i lirė para portierit Shehi, godet lehtė, asnjė rrezik pėr tė kuqtė.
    23′- Bizhyti provon nga larg, por jashtė.
    25′- Partizani sulmon me forca tė shumta, por braziliani Roma heziton nė disa raste dhe nė fund ėshtė Hallaēi, qė gjuan nga larg, por topi pėrfundon jashtė.
    30′- Goditje dėnimi pėr tė kuqtė. Gjuan Bakaj dhe pret Llani.
    31′- Goditje kėndi pėr peqinasit. Gjuan Nora dhe ėshtė Rizvanolli, qė pėrfiton nga apatia e mbrojtjes sė kuqe dhe me kokė shėnon gol, 0-1 pėr Shkumbinin.
    36′- Goditje dėnimi pėr miqtė. Nora godet dhe Grami nuk finalizon si duhet me kokė.
    44′- Roma pason pėr Bakajn, qė lėviz drejt portės mike, por gjuajtja e tij ėshtė e pasaktė.
    52′- Goditje dėnimi pėr Shkumbinin. Topi i shkelmuar nga Delioski pėrfundon te Shameti, qė me kokė e nxjerr topin jashtė.
    53′- Moment fatal te Partizani. Mbrojtia konfirmon ditėn e zezė, duke bėrė gabime amatore, qė shfrytėzohen nga miqtė dhe ėshtė pikėrisht Roland Dervishi, qė pėrfiton nga ky moment dhe pason te Nora, i cili nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė, 0-2 pėr Shkumbinin.
    64′- Pashja, nga e majta e sulmit mik, lėshon njė kros nė zonė dhe ėshtė Bizhyti qė godet me kokė, por asnjė shqetėsim pėr portierin Shehi.
    68′- Pėrsėri ngulmojnė peqinasit. Nora shėrben pėr Dervishin, qė e godet topin me kokė, por jashtė.
    84′- Capa lėshon njė top nė zonėn e Shkumbinit, por ėshtė i vėmendshėm portieri Llani qė e grushton topin.
    85′- Kundėrsulm i peqinasve, por nė fund ėshtė Roland Dervishi qė nuk finalizon si duhet.

    Komenti

    1 nėntor 2008. Partizani koleksion humbjen e radhės dhe ėshtė Shkumbini qė nė fushėn e stadiumit “Qemal Stafa” e tund dy herė rrjetėn e portės sė kuqe. Java e nėntė e thelloi edhe mė shumė krizėn e Partizanit, i cili megjithėse ndėrroi trajner, pėrsėri nuk gjen “derman”. Nuk ka nevojė pėr shumė komente, pasi ecuria e kėtyre nėntė javėve tė para ka treguar se Partizani ėshtė kundėrshtari mė pa peshė i kategorisė superiore.

    Asnjė ekip nuk e ka tė vėshtirė qė tė gjejė rrugėn e golit ndaj Partizanit, madje me atė qė u pa dje nė stadiumin kombėtar, tė kuqtė po marrin karakterin e njė rivali stėrvitor. Dje Shkumbini kreu njė ndeshje tė mirėfilltė stėrvitore me Partizanin, pasi tė kuqtė nė asnjė rast nuk ishin tė denjė pėr tė rrezikuar si duhet portėn e Llanit.

    Tė kuqtė duhet t’ia dinė pėr nder Shkumbinit, pasi nėse miqtė do tė kishin mė shumė ego pėr fitore, rezultati i takimit mund tė ishte edhe mė i thellė. Dje ėshtė parė njė Partizan i ēorganizuar nė mėnyrė tė organizuar. Takimi i djeshėm vėrtetoi se momentalisht te Partizani nuk funksionon asgjė. Nė kėtė pėrfundim doli edhe trajneri Duro, qė pas ndeshjes e pranoi se tė gjitha repartet ēaluan dhe ekipi pėr shkak tė gjendjes sė rėndė psikologjike ku ėshtė zhytur, nuk ėshtė i aftė tė bėjė dy pasime tė sakta.

    Pas fitores sė kupės pritej qė takimi me Shkumbinin tė ishte testi real pėr Partizanin e trajnerit Shpėtim Duro. Ashtu siē ishte parashikur, trajneri Duro hodhi nė fushė njė kompozim tė ri, qė nė fund nuk dha asnjė rezultat. Reparti mė i modifikuar ishte mbrojtja, por ndryshimet ndikuan pėr keq, pasi edhe golat e pėsuar ishin mė shumė meritė e gabimeve tė lojtarėve tė Partizanit, se e sulmuesve tė Shkumbinit.

    Nė fillim tė pjesės sė parė tė kuqtė patėn njė epėrsi tė lehtė ndaj kundėrshtarit, por me kalimin e minutave peqinasit e rrisin lojėn dhe nė minutėn e 31-tė shėnojnė golin e parė. Pas kėsaj minute, Partizani ekziston vetėm formalisht nė fushėn e lojės, pasi efekti i golit ua preu shpresat. Nė pjesėn e dytė trajneri Duro i pėrdori tė tri zėvendėsimet, por pėrsėri skuadra vazhdonte nė rutinėn e saj, duke u pajtuar me humbjen.

    Dje Partizani ka koleksionuar humbjen e gjashtė nė nėntė javė tė luajtuara dhe nė kėtė mėnyrė tė kuqtė po krijojnė imunitet me disfatat. Javėt po ia lėnė vendin njėra-tjetrės dhe Partizani vazhdon tė ēimentoset nė vendin e fundit. Me kėtė ecuri shpresat e mbijetesės sė Partizanit po vijnė drejt venitjes, pasi deri nė merkaton dimėrorė, ku pretendohet se do tė ketė pėrforcime, ka edhe shumė takime pėr t’u luajtur.

    Partizani ėshtė i destinuar tė vuajė, pasi nė kėtė moment edhe kalendarin e ka kundėr, sepse javėn qė vjen do tė luajė nė Kavajė dhe mė pas pret nė fushėn e vet Elbasanin. Pėr besimtarėt, vetėm Zoti e di fatin e tė kuqve, pasi tė gjitha parashikimet e momentit janė kundėr Partizanit, qė i ka mbetur ora te 17 maji i 2008-s.

    Deklaruan:

    Shpėtim Duro, trajner i Partizanit: “Drejtimin e Partizanit e mora nė momente tė vėshtira, por puna duhej tė vazhdonte. Kjo ishte dhe arsyeja qė mora drejtimin e skuadrės. Normalisht, kur vjen njė trajner mund tė ndryshojė diēka.

    Gjatė gjithė javės thashė se kisha besim, sepse nuk mungonte impenjimi, por duke iu referuar takimit tė sotėm, kemi vuajtur nė tė gjitha drejtimet, kryesisht nė anėn psikologjike. Skuadra ėshtė shumė e ngarkuar psikologjikisht, pasi shikoja se futbollistėt nuk mund tė bėnin dy pasime bashkė.

    Sot (dje) patėm shumė probleme si nė aspektin mbrojtės, tė mesfushės dhe sulmit, pra ēaluam gjithandej. Pavarėsisht kėsaj humbjeje, do ta vazhdoj punėn time. Situata ėshtė e vėshtirė, por do tė vazhdojmė qė tė pėrgatitemi pėr tė dalė nga kjo situatė. Kėshtu qė mbetet pėr tė parė nga java nė javė.”

    Gugash Magani, trajner i Shkumbinit: “Ishim pėrgatitur pėr njė ndeshje tė vėshtirė, pasi dihej pozita e Partizanit dhe me ēdo ēmim ishim pėrgatitur pėr ta fituar takimin. Loja pati dy tablo. Nė pjesėn e parė luajtėm dobėt, por nė tė dytėn e ngritėm lojėn nė nivelin nėnmesatar.

    Pėr sot (dje) jam i kėnaqur vetėm me rezultatin, sepse pėr mua loja nuk ka qenė nė nivelin e duhur. Pa diskutim si ish-lojtar mė vjen keq pėr gjendjen e Partizanit, pasi fanella e tij ėshtė shumė e rėndė dhe e lavdishme. Gjithsesi, jam trajner i Shkumbinit dhe do t’i bėj hyzmetin punės sime.”

    “Tė veēanta”

    - Nė shkallėt e stadiumit ndodheshin rreth 200 tifozė, ndėrsa tribuna “VIP” ishte e mbushur, ku tė pranishėm ishin trajneri i kombėtares, holandezi Ari Han, presidentėt e tė dy skuadrave Xhani-Ismaili dhe disa personalitete tė tjera.

    - Partizani dje ka luajtur me uniforma tė reja, tė cilat nuk i kanė dhuruar fat.
    - Pas njė aventure me numrin 10, Elis Bakaj i ėshtė rikthyer numrit tė tij tė zakonshėm, 19, tė cilėn pėr disa javė e ka mbajtur braziliani Roma. Gjithsesi, edhe ky ndryshim nuk i prish “magjitė” qė e kanė kapur Partizanin.

    - Pas pėrfundimit tė ndeshjes, presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, e ka ftuar skuadrėn qė ta festojnė sė bashku fitoren nė lokalin e tij.

    Ilir Cara
    Data: 02/11/2008
    sporti shqiptar

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 22:41