Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    KUPA E SHQIPĖRISĖ, EDICIONI 57 TURI I PARĖ, NDESHJA KTHIMIT

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    KUPA E SHQIPĖRISĖ, EDICIONI 57 TURI I PARĖ, NDESHJA KTHIMIT

    Mesazh nga stilltoni prej Wed Nov 12 2008, 00:17

    Ndeshjet e kthimit tė turit tė parė tė Kupės sė Shqipėrisė pėrcaktuan 16 ekipet mė tė mira, qė do tė bėjnė pjesė nė turin e dytė tė edicionit tė 57-tė tė kompeticionit tė dytė mė tė rėndėsishėm tė futbollit shqiptar, fituesi i tė cilit merr pjesė direkt tashmė jo nė Kupėn UEFA, por nė formatin zėvendėsues tė saj Ligėn e Europės. GRUPI A Shkumbini u dha njė leksion tė mirė ersekasve tė Gramozit, me “pokerin” 4-0 nė Peqin, pasi kishte fituar dy javė mė parė 2-0 nė Ersekė. Vllaznia  u tregua sėrish e pamėshirshme me Sopotin, por kėsaj radhe duke u lejuar golin e flamurit librazhdasve: nga 4-0 nė ndeshjen e parė, nė 4-1. Kastrioti fitoi 2-0 me Luftėtarin e Gjirokastrės, duke u kualifikuar pėr mė tej, pasi takimi i parė kishte pėrfunduar nė barazim 1-1. “Sėmundjen” tepelenase e pati edhe Albpetroli i Patosit, qė nuk u paraqit nė kryeqytet pėr t’u pėrballur me Dinamon. Blutė kishin fituar takimin e parė nė Patos me rezultatin 1-0, e mesa duket patosarakėt e Kategorisė sė Dytė nuk e morėn mundimin tė shijonin pak “smog”. Skėnderbeu pas humbjes sė ndeshjes sė parė me Laēin (1-2), u hakmor me laējanėt, duke fituar 3-1. Besa fitoi thellėsisht 4-0 me Ilirinė, teksa takimin e parė e kishte fituar 2-0. Apolonia shkarkoi gjithė inatin ndaj Dajtit. Pas fitores sė parė 3-0, fierakėt fituan nė “Loni Papuēiu” akoma mė thellė: 5-0. Teuta kreu formalitet me Pogradecin: 2-0. GRUPI B Partizani e pati mė tė lehtė nga tė gjithė. Tepelena e Kategorisė sė dytė pas humbjes nė ndeshjen e parė 5-1, nuk u paraqit fare nė kryeqytet nė kompleksin “Partizani”, duke pranuar rezultatin e verdiktit nė tavolinė. Kjo fitore me “vendim” FSHF-je ishte fitorja e katėrt e Partizanit nė katėr pėrballjet me tepelenasit, qysh nga ndeshje e parė midis tyre gati 32 vjet mė parė, mė 21 nėntor 1976. Tirana siguroi kualifikimin Tėrbunin falė njė goli tė “vockėl” tė shėnuar nga Migen Memelli. Vetėm 1-0, duke u kualifikuar falė dhe barazimit 1-1 nė ndeshjen e parė nė Pukė. Elbasani shkatėrroi Tomorin e Kategorisė sė dytė me njė “pesėshe” tė bukur: 5-0, pasi kishte fituar edhe takimin e parė nė Berat 3-1. Ky ishte kualifikimi i pestė i Elbasanit nė pėrballjet direkte, kundrejt tre tė beratasve. Lushnja i mbylli llogaritė me Turbinėn e Cėrrikut, duke fituar 2-0. Burreli fitoi me rezultatin e ngushtė 1-0 me Adėn, duke siguruar edhe kualifikimin pas barazimit 1-1 nė ndeshjen e parė. Besėlidhja fitoi 2-1 takimin e dytė me Skraparin, duke u futur nė listėn e 16 ekipeve mė tė mira. Flamurtari me tė rinj zhvilloi njė test jo tė lehtė me Naftėtarin; 3-2, kjo dhe pėr shkak se ndeshjen  e parė e kishte Bylisi i Hysen Dedjes fitoi 3-0 me Bilishtin e Kategorisė sė Parė. KUPA E SHQIPĖRISĖ, EDICIONI 57 TURI I PARĖ, NDESHJET E KTHIMIT GRUPI A Shkumbini- Gramozi 4-0 (2-0) Kualifikohet Shkumbini Vllaznia- Sopoti 4-1 (4-0) Kualifikohet Vllaznia Skėnderbeu- Laēi 3-1 (1-2) Kualifikohet Skėnderbeu Teuta-Pogradeci 2-0 (1-0) Kualifikohet Teuta Besa- Iliria 4-0 (2-0) Kualifikohet Besa Kastrioti-Lufėtari 2-0 (1-1) Kualifikohet Kastrioti Dinamo-Albpetroli (1-0): Nuk u paraqit Albpetroli Kualifikohet Dinamo Apolonia-Dajti 5-0 (3-0) Kualifikohet Apolonia Grupi A, ekipet e kualifikuara: Shkumbini, Vllaznia, Skėnderbeu, Teuta, Besa, Kastrioti, Dinamo, Apolonia GRUPI B Bylis- Bilisht Sport 3-0 (1-0) Kualifikohet Bylis Partizani- Tepelena (5-1): Nuk u paraqit Tepelena Kualifikohet Partizani Elbasani- Tomori 5-0 (3-1) Kualifikohet Elbasani Flamurtari- Naftėtari 3-2 (6-1) Kualifikohet Flamurtari Besėlidhja- Skrapari 2-1 (2-2) Kualifikohet Besėlidhja Tirana- Tėrbuni 1-0 (1-1) Kualifikohet Tirana Burreli- Ada 1-0 (1-1) Kualifikohet Burreli Lushnja-Turbina 2-0 (0-0) Kualifikohet Lushnja Grupi B, ekipet e kualifikuara: Bylis, Elbasani, Partizani, Flamurtari, Tirana, Burreli, Lushnja, Besėlidhja * Nė kllapa rezultatet e ndeshjeve tė para E Marte, 11 Nentor 2008
    Albania-sport

      Ora ėshtė Tue Dec 06 2016, 15:13