Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shameti: Shkumbini, jo rastėsisht i dyti

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Shameti: Shkumbini, jo rastėsisht i dyti Empty Shameti: Shkumbini, jo rastėsisht i dyti

    Mesazh nga stilltoni Tue Nov 11 2008, 17:08

    Shameti: Shkumbini, jo rastėsisht i dyti Shkumbini-besa-1-0-pogni-dhe-shameti-ne-dyluftim
    Mbrojtėsi gjirokastrit Ylli Shameti thotė qė ekipi e tregoi veten nė fazėn e parė

    Ylli Shameti cilėsohet njė nga pėrforcimet mė tė goditura tė Shkumbinit, duke qenė vazhdimisht njė nga mė tė dalluarit nė repartin e mbrojtjes e titullar nė ēdo ndeshje. Gjirokastriti i Shkumbinit ka ngulmuar qė tė jetė nė fushė nė ndeshjen e fundit me Apoloninė, duke pranuar tė sakrifikojė, pasi plaga nė kokė, e marrė nė ndeshjen me Partizanin nė Tiranė, nuk ishte mbyllur plotėsisht.

    Si nė ēdo takim tjetėr, edhe pėrballė Apolonisė, ka rėnė nė sy pėr lojėn e saktė nė qendėr tė mbrojtjes, duke ia bėrė mė tė lehtė Llanit qė ta ruajė portėn tė paprekur pėr tri ndeshje radhazi, me Tiranėn, Partizanin, Apoloninė. 24-vjeēari, qė sezonin e kaluar luajti me Kastriotin, nuk harron tė ndihmojė edhe repartin e sulmit, duke qenė shpesh pjesėtar aktiv, sidomos nė goditjet standarde, me dėshirėn pėr tė qenė finalizues ai vetė.

    Kjo iniciativė e tij ėshtė pėr t’u pėrgėzuar dhe pėrballė Apolonisė ai ishte shumė pranė golit, si pėr t’u dhėnė mėsim sulmuesve qė shpėrdoronin raste tė shumta pėr gol. “Pėrballė Apolonisė pata dėshirė pėr tė shėnuar, por nuk ia arrita. Kėrkoja ta ndihmoja sulmin, sidomos nė goditjet standarde, pėr mė tepėr qė shpėrdoroheshin rastet dhe rezultati ishte vetėm 1 0,” - tregon pėr dėshirėn qė kishte mbrojtėsi Ylli Shameti.

    Shtatlarti i Shkumbinit ėshtė mjaft i kėnaqur nė ēdo drejtim me ekipin bardhekaltėr, duke pėrforcuar punėn e mirė dhe klimėn dashamirėse qė ekziston te kolektiviteti dhe harmonia, treguesit mė tė mirė. Kjo pėr Shametin u pa edhe nė ndeshjen e fundit, ndonėse janė vlerat e ndeshjeve tė mėparshme pėr shkak tė nivelit tė kundėrshtarit me probleme.

    Fitorja me Apoloninė e ngjiti Shkumbinin nė vendin e dytė, krah Vllaznisė, nė ndjekje tė Tiranės dhe kjo nuk ėshtė e rastit. Shameti pėrmend faktin qė ekipi i tij i rikthehet fitores nė shtėpi pas 5 javėsh, qė nga 4 tetori, kur dėshtoi me Lushnjėn nė Peqin. “Ishte njė fitore plotėsisht e merituar, e cila nuk u vu nė diskutim pėr asnjė moment.

    E patėm vlerėsuar Apoloninė ndoshta mė shumė sesa duhej, duke kėrkuar tė mos pėrsėritej fenomeni “Lushnja”. Goli i shėnuar qė nė fillim nga Rizvanolli na ēliroi, por nga ana tjetėr, sikur na vetėkėnaqi e na hoqi atė vrullin e fillimit. Si pasojė, humbėm disa raste, duke ia dorėzuar mesin e fushės kundėrshtarit, por pa i dhėnė asnjė mundėsi pėr tė rrezikuar portėn e Llanit,” - shton mė tej Shameti, duke qenė i pakėnaqur me tėrheqjen e panevojshme tė ekipit nė disa momente tė veēanta.

    Shameti i evidenton kėto mangėsi, duke kėrkuar tė ruhet vazhdimėsia e lojės pėr 90 minuta, pavarėsisht kundėrshtarėve, atė qė ka bėrė Shkumbini deri tani. Kjo bėhet e domosdoshme duke parė edhe kalendarin e vėshtirė qė duhet tė pėrballojė ekipi i tij nė dy takimet e ardhshme jashtė fushės sė vet, nė Vlorė e Ballsh.

    Nisur nga ndeshja e kthimit pėr kupė me Gramozin nė Peqin, Shameti kėrkon qė ky takim tė vihet nė shėrbim tė ndeshjeve tė kampionatit, pasi fitorja e takimit tė parė 0 2 tė jep njė mundėsi mė shumė. “Kemi zhvilluar njė fazė tė parė tė mirė, qė duhet tė bėjmė mbylljen e duhur nė ndeshjen me Flamurtarin.

    Pėr ekipin tonė mund tė them se tani fillon pjesa mė e vėshtirė e kampionatit dhe duhet tė jemi nė vazhdimėsi tė asaj qė kemi treguar nė 10 javėt e para. Ne udhėtojmė drejt Vlorės me autoritetin e vendit tė dytė dhe unė jam i bindur se do tė dimė ta justifikojmė veten,” - pėrfundon mbrojtėsi Ylli Shameti.


    Autori: Ali Hallulli
    Data: 11/11/2008
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 19:48