Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Sula: Humbja me Lushnjėn do tė mė dalė nė ėndėrr

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Sula: Humbja me Lushnjėn do tė mė dalė nė ėndėrr Empty Sula: Humbja me Lushnjėn do tė mė dalė nė ėndėrr

    Mesazh nga stilltoni Mon Nov 10 2008, 13:05

    Pėr tė ndjekur takimin e djeshėm Elbasani-Tirana nė shkallėt e
    stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” ka qenė i pranishėm edhe deputeti
    njėkohėsisht edhe donator i Shkumbinit, Dashnor Sula. Ai pas
    pėrfundimit tė ndeshjes mes verdhebluve e bradhebluve, ka kujtuar
    ndeshjen e humbur nga Shkumbini ndaj Lushnjės, takim i cili
    nėse do tė ishte fituar nga ana e peqinasve, atėherė Shkumbini
    sot do tė ishte nė krye tė tabelės sė klasifikimit me 21 pikė. Lidhur
    me kėtė ndeshje deputeti ėshtė shprehur me shaka: ”Lushnja do
    tė mė dalė nė ėndėrr sonte, sepse nėse do kishim fituar ndaj saj,
    do tė ishim nė vend tė parė nė tabelėn e klasifikimit”. Ndėrkohė tė
    njėjtin mendim ka pasur dhe Xhavit Ismaili, presidenti i Shkumbinit,
    i cili sė bashku me Sulėn kanė qenė
    tė pranishėm nė tribunėn vip pėr
    tė ndjekur supersfidėn e javės sė
    dhjetė Elbasani-Tirana.
    Optimizmi
    “Jemi tė kėnaqur dhe duhet tė
    vazhdojmė tė ruajmė kėtė ritėm,
    pasi tani Shkumbini ėshtė realitet
    pėr tė gjithė. Luan bukur, fiton nė
    shtėpi nė javėn e dhjetė tė kampionatit
    dhe e gjen veten nė vendin
    e tretė me pikė tė barabarta me
    Vllazninė, qė mban vendin e dytė”,
    ėshtė shprehur nė fillim tė fjalės
    sė tij zv/trajneri i Shkumbinit Branica.
    Atmosfera e gėzueshme dhe
    festive ka vazhduar edhe pas fitores
    me Apoloninė e Fierit, teksa
    tė gjithė, futbollistė, drejtues e
    sponsorė shtrėnguan duart mes
    tyre dhe iu falėn momentit tė shkėlqyer
    qė po kalon skuadra e tyre.
    Me tė vėrtetė qė ekipi i Shkumbinit
    ka bėrė mė tė mirėn nė kėtė fazė
    tė parė, duke fituar ndeshje tė
    vėshtira nė shtėpi e transfertė, ka barazuar me tri pretendente
    pėr titull dhe ka sigluar vetėm dy humbje. Kėto rezultate e mbajnė
    Shkumbinin nė majat e klasifikimit, duke ia shtuar mė tepėr oreksin
    pėr fitore edhe nė ndeshjet e tjera. “Jemi duke kaluar njė nga
    periudhat tona mė tė mira pėrsa u pėrket paraqitjeve nė kampionat,
    duke mbajtur me meritė pozicionin nė tabelėn e klasifikimit. E
    gjitha kjo ka ardhur si rezultat i punės sė mirė dhe mbėshtetjes sė
    presidentit Ismaili e sponsorėve tė tjerė”, u shpreh nė pėrfundim
    tė fjalės zv/trajneri Branica.
    Aldi Kozaria/Fatmir Ahmeti
    Panorama sport

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 14:57