Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Gallo gjen recetėn: Nė peqin s'ka lojtar me emer

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Gallo gjen recetėn: Nė peqin s'ka lojtar me emer Empty Gallo gjen recetėn: Nė peqin s'ka lojtar me emer

    Mesazh nga stilltoni Wed Nov 05 2008, 14:25

    Mbrojtėsi Alpin Gallo luan sezonin e tij tė parė nė Peqin pėr ngjyrat
    bardhekaltėr, mirėpo nė karrierėn e tij tė gjatė numėron mjaft
    sezone nė elitėn e futbollit shqiptar, pra nė Kategorinė Superiore.
    Forma e tij e shkėlqyer sportive nuk tė bėn tė mendosh se ai
    ėshtė 35 vjeē, pasi Gallo vazhdon tė stėrvitet me tė njėjtin ritėm si
    tė gjithė futbollistėt e tjerė. Mbrojtėsi tiranas ėshtė shndėrruar nė
    njė nga shtyllat kryesore tė mbrojtjes sė ekipit tė drejtuar nga
    Gugash Magani. Mbrojtėsi bardhekaltėr shprehet mjaft i kėnaqur
    nga eksperienca e deritanishme dhe shpreson ta ndihmojė ekipin
    nė realizimin e objektivave qė ka. “Nė Peqin kam gjetur njė atmosferė
    mjaft tė ngrohtė, si nga
    drejtuesit, edhe nga publiku i
    zjarrtė vendės, qė nuk mungon
    asnjėherė me mbėshtetjen
    qė na jep nė takimet
    brenda fushės, apo edhe nė
    transfertė. Tė them tė
    drejtėn, nuk e pata tė vėshtirė
    ambientimin me skuadrėn
    peqinase, pasi kėtu kam
    ardhur edhe me tre shokė,
    ku mė parė luanim tek Kastrioti
    i Krujės. Nė Peqin nuk ka
    futbollistė me emėr, por njė
    grup lojtarėsh qė dirigjohen
    nga strategu Magani nė
    mėnyrė kolektive e me disiplinė,
    - thotė mbrojtėsi Gallo.
    - Pikėrisht kėtu qėndron suksesi
    i Shkumbinit, tek loja kolektive
    dhe harmonia nė
    skuadėr. Kėrkoj prej shokėve
    pėrqendrim maksimal nė
    sfidėn e sė shtunės qė do tė
    luhet nė shtėpi pėrballė Apolonisė
    sė Fierit. Nuk dua qė tė
    pėrsėritet gabimi qė ndodhi gjatė takimit me Lushnjen, ku vendėsit
    u mundėn 2-1 dhe tifozėt mbetėn mjaft tė zhgėnjyer. Tifozeria
    peqinase ėshtė mjaft e ndjeshme ndaj mėnyrės se si ekipi e
    interpreton lojėn nė fushėn e blertė, prandaj ata presin prej nesh
    qė tė japim maksimumin pėrballė Apolonisė, duke mos e diskutuar
    fitoren”, pėrfundoi mbrojtėsi me eksperiencė, Alpin Gallo. Edhe
    vetė tifozėt e zjarrtė peqinas presin qė ekipi i tyre i zemrės tė
    vazhdojė ecurinė e rezultateve pozitive, duke fituar edhe kėtė
    javė dhe tė mbajnė gjallė shpresat pėr tė mos u larguar nga katėr
    vendet e para. Fatmir Ahmeti
    Panorama sport

      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 07:44