Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shenaj, optimist pėr vazhdimėsinė e Shkumbinit

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Shenaj, optimist pėr vazhdimėsinė e Shkumbinit

    Mesazh nga stilltoni prej Thu Oct 30 2008, 17:07


    Mesfushori gjirokastrit Fejzo Shenaj kėrkon qė Partizani tė vlerėsohet realisht

    Nė takimin e djeshėm pėr kupė me Gramozin nė Ersekė, Shkumbini ka luajtur pa disa nga titullarėt e ekipit qė kanė qėndruar nė Peqin dhe janė stėrvitur nga zėvendėstrajnerin Branica. Trajneri Magani, duke menduar mė shumė pėr ndeshjen e radhės me Partizanin tė shtunėn, pėrfitoi qė t’u krijonte mė shumė hapėsira futbollistėve tė tjerė qė janė aktivizuar pak gjatė 8 javėve tė para.

    Mesfushori Fejzo Shenaj ishte njeri nga titullarėt e Shkumbinit qė u la pushim pėr ndeshjen e kupės, krahas Rizvanollit, Norės, Pashjes. Pėr Shenajn, kjo ėshtė e justifikueshme, pasi me Tiranėn ekipi harxhoi shumė energji, ndėrkohė qė njė tjetėr takim tė rėndėsishėm e pret Shkumbini tė shtunėn kur do tė pėrballet me Partizanin.

    Pėr gjirokastritin e Shkumbinit, mesfushorin Shenaj, Shkumbini meritonte mė shumė me Tiranėn, por dėshira mbeti vetėm dėshirė, pėr mė tepėr qė mungesa e golit, me gjithė rastet qė pati. “Ndonjėherė nė futboll duhet tė kesh edhe pak fat dhe ky na mungoi nė ndeshjen me Tiranėn.

    Megjithatė, duhet pranuar qė loja e ekipit tonė ka ardhur nė ngritje dhe po harmonizohet mė mirė nga ndeshja nė ndeshje. Kjo u pa mė mirė nė ndeshjen me Tiranėn, ku pėr mua, ne meritonim fitoren, por nuk arritėm tė shėnonim. Duhet pranuar qė Tirana vuajti shumė nė Peqin, ndoshta edhe mė shumė sesa nė ndeshjet e tjera, sepse pati presionin e vazhdueshėm tė ekipit tonė gjatė gjithė lojės,” - deklaron Shenaj.

    Mesfushori i Shkumbinit kėrkon qė tė ruhet ritmi i punės dhe vazhdimėsia e lojės sė ekipit pėr tė dėshmuar se Shkumbini i meriton rezultatet dhe vendin nė renditje. Prova mė e mirė do tė jetė ndeshja e radhės tė shtunėn me Partizanin.

    Duke e njohur mirė forcėn e ekipit tė tij, por edhe tė kundėrshtarit, Shenaj ka besim te forca e ekipit. Ai kėrkon qė kundėrshtari i radhės tė vlerėsohet pėr emrin dhe traditėn qė ka, pasi me ardhjen e trajnerit tė ri, ekipi i Partizanit do tė pėrpiqet tė reagojė dhe ēdo nėnvlerėsim do tė ishte me pasoja pėr Shkumbinin e do t’i ēonte dėm rezultatet e arritura javėt e fundit. “Tė shtunėn do tė pėrballemi nė Tiranė me Partizanin nė njė ndeshje tė vėshtirė e tė rėndėsishme pėr tė dy ekipet.

    Eshtė njė mundėsi e mirė e ekipit tonė pėr tė qenė nė vazhdėn e dy ndeshjeve tė fundit, pėr tė treguar qė Shkumbini i kėtij sezoni qėndron mė lart dhe ėshtė mė i organizuar. Duhet ta vlerėsojmė realisht pėr emrin dhe traditėn qė ka dhe jo duke u nisur nga rezultatet e javėve tė fundit. Partizani ėshtė njė ekip me pėrvojė qė di tė reagojė e tė marrė veten shumė shpejt. Duhet tė synojmė qė nė fillim pėr tė dalė nė lojėn tonė, pėr ta pasur mė tė lehtė mė pas,” - pėrfundon mesfushori Fejzo Shenaj, me synimin pėr rezultat pozitiv me Partizanin.

    Ali Hallulli
    Data: 30/10/2008

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:59