Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


+2
LuAnIBarDhEKalTer
polskaALB
6 posters

    Elbasani - SHKUMBINI

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga polskaALB Sat Feb 23 2008, 23:25

    KETE TE MERKURRE LUHET NDESHJA E KTHIMIT E VLEFSHME PER 1/16 E KUPES SE SHQIPERISE...NDESHJA E PARE E LUAJTUR NE PEQIN NXORRI FITUES VENDASIT ME REZULTATIN E PASTER 2-0...
    NE KETE NDESHJE SHPRESOJME QE SHKUMBINI EDHE NE MOS FITOFTE TE ARRIJE KUALIFIKIMIN I CILI ESHTE EDHE ME I RENDESISHEM....
    PAS 2 FITOREVE RRJESHT KUNDREJT FQINJEVE ELBASANAS VJEN EDHE NDESHJA E 3 E CILA ESHTE EDHE ME VENDIMTARJA...UROJME QE NE KETE NDESHJE CUNAT TE LUAJNE ME SHPIRTE DHE TE JAPIN MAKSIMUMIN....

    FORCA SHKUMBINI KJO ESHTE NDESHJE KU DUHET ME TREGUAR SE KUSH JEMI ....
    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty Re: Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Sun Feb 24 2008, 13:15

    hajde cuna na neroni edhe ket her....oe dume ate kualifikim se do gezoj nje qytet te tere....hajde cuna na neroni...
    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty Re: Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Sun Feb 24 2008, 19:28

    Sot nisin pėrgatitjet pėr Kupė

    Koha e shkurtėr nė dispozicion, por edhe rėndėsia qė paraqet te kampi peqinas ndeshja e kthimit pėr turin kualifikues tė 1/8 tė Kupės sė Shqipėrisė, kanė bėrė qė tekniku Gugash Magani tė lėrė lojtarėt
    e tij vetėm njė ditė pushim dhe t’i thėrrasė nė stėrvitje sot pasdite. Pritet qė nėn urdhrat e Maganit tė jetė e gjithė organika e lojtarėve qė ai ka nė dispozicion, duke u rikthyer edhe i dėmtuari Gentian Stojku dhe i skualifikuari, Erion Mustafai.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty Re: Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga polskaALB Tue Feb 26 2008, 16:00

    Qorri beson ne kualifikimin
    Futbollisti elbasanas i Shkumbinit, Ilir Qorri, jo me shume se dy sezone me pare ishte nje nga mesfushoret sulmues me te kerkuar te kategorise superiore. Ka fituar titullin kampion me Dinamon e Elbasanin. Pasi nuk ka gjetur gjuhen e perbashket me drejtuesit e klubit verdheblu, ne fund zgjodhi Shkumbinin. Ndyshe nga c�ishte menduar, Qorri po zhvillon nje kampionat mjaft te mire me skuadren peqinase, duke qene edhe nje nga golshenuesit e saj. �Ndihem mire dhe shoh qe nga ndeshja ne ndeshje mund te jap shume me teper� thote Qorri, i cili i gezohet dhe ecurise pozitive te Shkumbinit gjate javeve te fundit. Duke kaluar ne ndeshjen e se shtunes te kaluar, ku Shkumbini, edhe pse me nje rezultat minimal arriti te mposhte Elbasanin, per Qorrin ka rendesi se u arrit objektivi. �Dolem ne fushe per te fituar dhe ia arritem. Ishte e dyta ndeshje qe fitonim me skuadren elbasanase, kur pak dite me pare e kishim mposhtur edhe per kupe� thekson lojtari. Sipas tij, fitorja per kampionat, te shtunen, tregoi se Shkumbini ka fituar stabilitet dhe kjo eshte shume e rendesishme. Qorri thekson se mesfusha eshte arma me e forte e bardhekalterve. Pervoja e Qorrit dhe e Nores, duke u nderthurur me forcen fizike te Bizhytit e Shenajt nderton nje ure lidhese midis mbrojtjes e sulmit. �Jo sepse une luaj mesfushor, por mund te them me siguri se, kur ke nje mesfushe te forte, te afte per te ndertuar, atehere dhe aksionet sulmese jane me te rrezikshme� nenvizon Qorri. Te merkuren do te luhet ndeshja e kthimit per kupe, me Elbasanin, dhe kjo per Qorrin eshte nje arsye me shume per te dhene maksimumin e tij, per te kontribuar qe Shkumbini te kualifikohet per ne turin e trete. Mesfushori, qe e ka ndeshkuar Elbasanin me dy gola ne ndeshjen e pare te kupes, ka besim se edhe kete here do te arrijne nje rezultat, qe do t�i lejoje te vazhdojne ne turin tjeter. �Ndeshjet midis ketyre dy skuadrave gjithnje kane qene intriguese dhe te shoqeruara me shume emocione. E tille do te jete dhe ajo e mesjaves, ku te dy skuadrat do e kerkojne kualifikimin� thote elbasanasi i Shkumbinit. Duke dhene parashikimin per ndeshjen e se merkures ne �Ruzhdi Bizhuta�, Qorri thekson: �Do te jete nje ndeshje e forte, ne te cilen ne do te kerkojme nje rezultat qe na favorizon per te vazhduar me tej. Te bejme detyren tone dhe do te kualifikohemi�.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty Re: Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga polskaALB Tue Feb 26 2008, 16:20

    Stėrvitje e grumbullim me kontingjent tė plotė

    Edhe gjatė ditės sė sotme, ekipi i Shkumbinit nuk do ta ndalė stėrvitjen, teksa pasdite trajneri Gugash Magani ka pėrcaktuar edhe njė tjetėr seancė stėrvitore. Nė seancat e deritanishme tekniku i peqinasve ka pasur nė dispozicion tė gjithė kontingjentin e lojtarėve dhe do ta ketė tė gatshėm edhe nė takimin e radhės tė gjithė grupin. Kėshtu, nė ekip
    pritet qė tė kthehet Stojku i dėmtuar, i cili ka munguar nė dy ndeshjet e fundit, Mustafai, i cili vjen pas pezullimit me tre kartonė tė verdhė, si dhe mesfushori Nora, i rikuperuar nga njė
    dėmtim i lehtė nė gishtin e kėmbės sė djathtė. Nė fund tė seancės sė sotme stėrvitore ekipi i Shkumbinit do tė grumbullohet nė kompleksin “Univers” nė Elbasan dhe tė mėrkurėn do tė gjendet nė stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” tė Elbasanit, ku do tė zhvillojė dhe takimin e kthimit tė Kupės sė Shqipėrisė.
    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty Re: Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Wed Feb 27 2008, 07:33

    Gjyqtaret e takimit te sotem jane : S.Cekaj A.Guce-Pjetrushi
    avatar
    paolo rossi


    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty Re: Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga paolo rossi Wed Feb 27 2008, 12:24

    Kupa, turi i dyte: Elbasani - Shkumbini
    Elbasani - SHKUMBINI 20080227100939KUPA56Detyrėn
    mė tė vėshtirė nė kėtė tur e ka, pa dyshim, Elbasani. Skuadra e
    presidentit Arben Laze humbi 2-0 me Shkumbinin nė ndeshjen e parė (dy
    gola tė Qorrit pėr peqinasit) dhe pėr tė kaluar nė tetė mė tė mirat e
    Shqipėrisė i duhet tė fitojė me diferencė prej tre golash. Nė rast se
    verdheblutė eliminohen, shkarkimi i trajnerit Krenar Alihmehmeti do tė
    jetė thjesht njė formalitet.

    ELBASANI - SHKUMBINI (0-2)

    Bilanci: Nd. 9, F 4, B 1, H 4. Golat: 8-8

    ELBASANI: 52 pjesėmarrje, 29 herė nė ēerkefinale, 8 herė nė gjysmėfinale, 3 herė nė finale, 2 herė fitues

    SHKUMBINI: 19 pjesėmarrje, 8 herė nė ēerekfinale, 2 herė nė gjysmėfinale, 0 herė nė finale, 0 herė fitues



    E Merkure, 27 Shkurt 2008
    avatar
    paolo rossi


    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty Re: Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga paolo rossi Wed Feb 27 2008, 12:42

    Laze, super-premio ne ndeshjen me Shkumbinin


    Presidenti i KF Elbasanit ka zhvilluar nje takim me futbolliste dhe stafin teknik dhe ka bere te njohur vendimin e tij ne ndeshjen me Shkumbinin. Ai ka premtuar super-premio, por nga ana tjeter ka kercenuar se do te ndeshkoje me gjoba te renda ekipin ne rast skualifikimi. Lojtaret kane premtuar se do te japin maksimumin. "Koha Jone" realizoi nje interviste me presidentin Arben Laze, ne prag te ndeshjes me Shkumbinin.

    Z.Laze, duhet te mendojme se te sosi durimi?

    Nuk me ka sosur durimi. Kryesore eshte qe ne do te kualifikohemi neser. I kemi te gjitha mundesite. Ekipi eshte optimist. Po keshtu edhe tifozeria. Besoj se i kemi te gjitha mundesite. Ne radhe te pare u bej thirrje tifozeve qe te mbeshtesin ekipin, te tregojne kulture dhe mikpritje, sic e kemi zakon. Me pas vjen kualifikimi.

    Keni kercenuar me shkrirje te ekipit dhe stafit teknik ne rast mos kualifikimi. Eshte e vertete?


    Per ne, kjo eshte ndeshje shume e rendesishme, pasi ne kemi synim fitimin e Kupes se Republikes. E para, une i kam premtuar super-premio ekipit. Por, ashtu sic i kam premtuar, ashtu edhe i kerkoj qe ne rast mos kualifikimi te me kthejne demshperblimin. Gjate ketyre kater vjeteve qe jam president i Elbasanit, nuk kam vene gjoba. Por kete radhe besoj se do ta ve dhe do ta mbaj premtimin tim. Ndoshta, ndoshta mund te jete pak ekstreme, por kam nje ekip te rinjsh ne vend te pare te drejtuar nga Muharrem Dosti, me te cilet ndjehem shume krenar. Ndaj, nuk eshte cudi qe ta zevendesoj ekipin e te rriturve me ekipin e te rinjve dhe te perballoj Kupen dhe Kampionatin.

    Po i kushtoni teper rendesi Kupes. I keni humbur shpresat per kampionatin?


    Nuk diskutohet kampionati. Ai eshte objektiv kryesor. Kemi bere blerje cilesore. Megjithate, futbolli nganjehere do edhe pak shans.

    Si e konsideroni ekipin e Peqinit dhe tifozerine e tij?

    Ne e vleresojme Shkumbinin. Eshte ekip i forte i kampionatit. Kryesore eshte se ne do ta presim kete ekip si miq. Me pas do t'ia leme fushes.

    Kishit nje takim me lojtaret, cfare ju premtuan?

    Me sa pashe, lojtaret jane shume te motivuar. Ata jane optimiste dhe mbi te gjitha jane te bashkuar per fitoren. Por e theksoj gjithcka ja kemi lene fushes.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty Re: Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga polskaALB Wed Feb 27 2008, 19:17

    Tension dhe emocione, kalon Elbasani
    Emocione tė jashtėzakonshme nė “Ruzhdi Bizhuta” nė fitoren madhėshtore 3-0 tė Elbasanit nė 120 minuta lojė, qė solli edhe pėrmbysjen e madhe tė verdhebluve tė Krenar Alimehmetit (doli me karton tė kuq) ndaj Shkumbinit, qė jo vetėm kishte fituar dy javė mė parė 2-0 nė Peqin, por edhe qė e kishte mposhtur dy herė rresht brenda 10 ditėve 2 herė fituesit e Kupės sė Shqipėrisė.

    Njė njė stadium entuziast (rreth 6 mijė shikues, 2 mijė nga Peqin) dhe tė paralajmėruar nga presidenti Arben Laze pėr pėrjashtim tė lojtarėve titullarė, nė prani tė forcave tė shumta policore (rreth 300 punonjės tė rendit) takimi pati njė ritėm tė lartė e grintė nga lojtarėt e dy kampeve, ku jo ta pakta ishin ndėrhyrjet e parregullta, tė nxitura kėto edhe nga presioni i dy tifozerive nė njė ditė “ekstaze”, tė cilat nuk kursyen as gjyqtarin e takimit Sokol Ēekaj.

    Golat e mesfushorit Endri Dalipi (31’) e nė tė dytėn tė sulmuesit Ardian Nuhiu (75’) vendosėn ekulibrat nė 90 minutat e rregullta (2-2) pėr ta zgjidhur dilenė nė 30 minutat e kohės shtesė, pėr t’i lėnė radhėn mbrojtėsit maqedonas Nikola Karēev pėr tė sigluar golin e tretė nė minutėn e 108-tė e pėr tė ēuar Elbasanin pėr herė tė 30-tė nė ēerkefinalet e Kupės sė Shqipėrisė me synimin fitimin Kupės sė tretė tė Shqipėrisė, qė i mungon qė nga viti 1992.

    Elbasani do tė pėrballet nė turin ēerekfinal me Teutėn, 3-herė fituese e Kupės sė Shqipėrisė ( e fundit nė vitin 2005).
    avatar
    REAL
    Tifoz Nderi
    Tifoz Nderi


    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 02/10/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty Re: Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga REAL Wed Feb 27 2008, 19:44

    SHPRESOJ SE SDO KETE KEQKUPTIME POSTIMI IM
    PASI THJESHT E THEM MENDIMIN TIM SI TIFOZ PA NDONJE IRONI
    TURP I QOFTE PRESIDNETIT TE SHKUMBINIT PER ATE QE BERI KURREN E KURRES SE BESOJ SE PEQINI DO MUNDEJ 3-0 sot ELBASANI SKA EKIP TE SHENOJE TRE GOLA PERVEC NDESHJES ME TIRANEN ATO KANE JAVE TE TERA PA SHENUAR
    ME VJEN VERTET KEQ QE PA FILLUAR MIRE KARRIEREN SI PRESIDENT IMPLIKOHET DHE KY I JUAJI NE TE TILLA GJERA
    NUK KAM ASGJE ME ELBASANIN POR JAM AQ NE GJENDE SA TA NJOH FUTBOLLIN SHQIPTAR PA U TREGU LOKALIST DHE PER KETE ME VJEN KEQ PER LUANET BARDHEKALTER JO NGA HUMBJA PO NGA MENYRA SI U GATUA AJO
    SHKUMBINI ME KETE EKIPI MERITON 6-shen DHE TE PAKTEN GJYSFINALEN NE KUPE SE TEUTEN E MUND SHKUMBINI PA PROBLEM POR JA LA elbasanit ta mund teuten ne cerekfinale.
    EDHE ME DINAMON ZOR TE MERREN TRE PIKET ME VJEN VERTET KEQ SEPSE SHKUMBINI PO LUAN NJE SEZON SHUME TE MIRE POR PRESDIENTI I NDERUAR PO I BEN KETE DHURATE
    SHPRESOJ MOS TE ME KEQKUTPONI NE POSTIMIN TIM
    RESPEKTE
    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty Re: Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga stilltoni Fri Feb 29 2008, 02:14

    Jam dakort ene un me ty vlla . as nje nuk e priste ket humbje. as vet elbasanllit . ku shkun dy fitoret rresht, apo rastesi futbolli me henger tre gola. po car me bo kshu e ka futbolli shqiptar.
    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty Re: Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Fri Feb 29 2008, 17:01

    cdo gjo eshte e mundur...

    ME VJEN SHUME INAT ME ATE SHKRIMIN QE KAN BO TEK FAQA E TYRE DYLBERAT VERDHEBLU JO PER GJO PO NE UA KEMI SHKERDHY NDERIN E SHPISE TE GJITHVE ATYRE....
    SA PER KATUNARE LE TE IKIN E TE PYSIN PLAKAT E VET ATO SE KUSHJANE PEQINSIT...
    avatar
    kliti


    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 34
    Registration date : 15/10/2007

    Elbasani - SHKUMBINI Empty [b]Tension dhe sherr masiv nė Elbasan[/b]

    Mesazh nga kliti Sat Mar 01 2008, 01:56

    Elbasani ka siguruar kualifikimin nė turin tjetėr tė Kupės sė Shqipėrisė, por fitorja e djeshme 3-0 ndaj Shkumbinit do tė kujtohet mė shumė pėr grushtet qė kanė shpėrthyer nė dhomat e zhveshjeve pas pėrfundimit tė takimit. Lojtarėt e tė dy skuadrave janė kacafytur me njėri-tjetrin, nė njė situatė kaotike qė ka zgjatur pėr rreth njė orė pas vėrshėllimės pėrfundimtare tė gjyqtarit Sokol Ēekaj. Vetėm ndėrhyrja e forcave tė rendit tė mbėrritura nga Tirana pėr tė kontrolluar mbarėvajtjen e ndeshjes ka bėrė tė mundur qė situata tė mos degjeneronte nė sherre tė tjera jashtė stadiumit, duke shmangur njė pėrplasje tė mundshme mes tifozerive tė dy skuadrave.

    Fitorja e Shkumbinit nė ndeshjen e parė me rezultatin 2-0 dhe suksesi i mėtejshėm nė kampionat i peqinasve, bėnė qė ndeshja e djeshme tė pėrjetohej me shumė tension nė Elbasan. Qė nė vėrshėllimėn e parė tė gjyqtarit Ēekaj, dy skuadrat nuk kanė kursyer shkelmat ndaj njėra-tjetrės, ndėrsa edhe tifozeritė respektive qė kishim tejmbushur stadiumin "Ruzhdi Bizhuta", bėnė qė kjo sfidė tė pėrjetohej pėrtej kufijve tė entuziazmit normal tė futbollit. Sharjet e lojtarėve nė fushėn e lojės janė pasuar nga tė tilla edhe nė tribunėn VIP tė stadiumit, ku pėrfaqėsues tė dy skuadrave kanė dhėnė shembullin duke mos u kursyer ndaj kundėrshtarėve apo gjyqtarit nė ēdo episod. Elbasani realizoi njė pėrmbysje spektakolare tė rezultatit 2-0 tė sfidės sė parė, pasi shėnoi dy herė gjatė kohės sė rregullt me anė tė Endri Dalipit dhe Arben Nuhiut. Qė nė kėtė moment, nė shkallėt e stadiumit u shtuan skenat e tensionit, ku fillimisht viktimė ka qenė anėsori Pjetrushi, i goditur nė dorė me njė tub metalik qė fluturoi nga tribuna ku qėndronin tifozėt e Shkumbinit. Pas fillimit tė kohės shtesė, ėshtė pėrsėri Elbasani qė gjen golin e tretė me anė tė mbrojtėsit Karēev dhe siguron kalimin nė turin tjetėr. Por nė vend tė festės, lojtarėt elbasanas janė pėrplasur me ata peqinas nė dhomat e zhveshjes. Fillimisht dy palėt shkėmbyen sharje ndaj njėra-tjetrės, ndėrsa mė pas filluan edhe grushtet, qė pėrfshinė tė dy ekipet dhe stafet teknike. Nė kėtė skenė kaotike, ėshtė dashur ndėrhyrja e forcave tė gatshme tė mbėrritura nga Tirana pėr tė qetėsuar situatėn dhe pėr tė rivendosur qetėsinė nė stadium njė orė pas pėrfundimit tė takimit. Bilanci i zėnkės masive ishte shumė i dukshėm, pasi thuajse tė gjithė lojtarėt e pėrfshirė janė vėnė nė rresht para doktorėve tė skuadrave tė tyre duke mjekuar tė ēarat qė kishin marrė nė duar gjatė "dyluftimit". Edhe tribuna VIP nė "Ruzhdi Bizhuta" ka pėrjetuar njė situatė po aq tė acaruar pas pėrfundimit tė takimit, ku edhe pėrfaqėsueses tė politikės apo pushtetit vendor tė Elbasanit dhe Peqinit janė pėrfshirė nė sharje dhe kėrcėnime tė ndėrsjella. Situata ka qenė mė e qetė jashtė stadiumit, ku forcat e shumta policore kanė izoluar dy tifozeritė duke evituar njė pėrplasje tė mundshme, ndėrsa kanė bėrė tė mundur edhe largimin e skuadrave nga "Ruzhdi Bizhuta". Tė dy palėt kanė "lėnė takim" nė fazėn e tretė tė Superiores, secili duke shpresuar qė ndeshja tė luhet nė fushėn e tyre.

    marre nga gazeta SHQIP

    Sponsored content


    Elbasani - SHKUMBINI Empty Re: Elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 09:42