Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Tre sulmues nė garė, por Rizvanolli eshtė njė konfirmim

    avatar
    kliti


    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 34
    Registration date : 15/10/2007

    Tre sulmues nė garė, por Rizvanolli eshtė njė konfirmim Empty Tre sulmues nė garė, por Rizvanolli eshtė njė konfirmim

    Mesazh nga kliti Tue Oct 21 2008, 16:02


    verė ka qenė shumė pranė Tiranės. Pėr arsye krejt tė panjohura nuk
    arriti tė nėnshkruante. Dhe zgjodhi atė qė ka bėrė shpeshnė kėto vitet
    e fundit, njė skuadėr e cila ka nevojė pėr tė shpėtuar. “Qė kėtu gaboi
    – thotė vetė Rizvanolli – zgjodha Shkumbinin, sepse mund tė pretendoja.
    Dhe nė Peqin ka filluar tė luhet futboll mirė”. Rizvanolli ėshtė njė
    kampion i vjetėr. Tė paktėn 7﷓8 vite mė parė ngrinte trofeun me Tiranėn
    dhe mė pas te Dinamo Zagreb. “E mbani mend Oliēin qė luan te sulmues me
    Kroacinė nė Evropian? Ishte rezerva ime te Dinamo”. Por futbolli ėshtė
    edhe fat. Thyen kėmbėn dhe qėndron tė paktėn njė vit pa luajtur.
    Rikthim dėshpėrues nė Shqipėri. Dhe endje e pafund e gola tė pafund.
    Mund tė mos jenė edhe aq shumė, por ky i ka dhėnė pikė skuadrave sa
    askush tjetėr. Nė kėto tre vitet e fundit ėshtė kthyer nė njeriun
    “shpėtim” ai qė shėnon kudo dhe kurdo. Gola nė zonė, me kokė e kėmbė,
    aq sa pėr ta shtyrė dhe pėr t’i dhėnė frymėmarrje skuadrės.
    Oshilacionet kanė qenė gjithnjė karateristike pėr Rizvanollin. “Sepse
    kur luan nė skuadra tė vogla, ndonjėherė nuk ke as garanci financiare –
    tė thotė –, dhe nė kėtė moment truri sikur nuk punon”. Por Shkukmbini
    kėtė radhė ėshtė ndryshe. “Mjafton tė shėnosh dhe tė japin njė mal me
    para”. Kaq tė rėndėsishme janė paratė? “Cfarė pyetje sigurisht qė po,
    aq sa edhe golat. Shkojnė bashkė me njėra﷓tjetrėn”.


    Nė kėtė kampionat po pėrsėrit vetveten. Vitin e shkuar duhet
    t’i ketė dhėnė tė paktėn 25 pikė Kastrioti me golat e tij. Nuk
    mjaftuan. “Sepse futbolli nuk ėshtė njė lojė individuale. Shėnoja ēdo
    fundjavė dhe merrnim tripikėsha. Nė fund ramė”. Pėr ta rinisur nga e
    para. Kėtė vit i ka dhėnė ekipit 7 pikė. Jo pak po tė llogarisėsh qė
    njė fitore ka qenė me Besėn e njė barazim me Vllazninė. “Nėse do luaja
    dhe dy ndeshjet e para ku mora tė kuqe, mund tė bėja edhe mė shumė”.
    Por a mund ta quajmė njė kandidat pėr Kėpucėn e artė. “Sinani dhe
    Memelli janė mė tė avantazhuar sepse luajnė nė skuadra qė shėnojnė mė
    shumė. Megjithatė tė shohim. Tani pretendimet janė rritur. Shkumbini
    mund edhe tė shkojė nė Kupat e Evropės”. Fantazi e shfrenuar, por kur e
    thotė njėri qė i vetėm i ka dhėnė 7 pikė deri tani edhe mund tė
    imagjinosh. Njė Shkumbin nė kupat e Evropės mund tė jetė edhe njė
    revansh personal pėr vetė Rizvanollin. Prej tre katėr vitesh asnjė
    skuadėr e madhe nuk beson mė te ai. Dhe tė gjitha e pėsojnė ndonjė gol
    prej tij.




      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 10:37