Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani: Nuk na dhuroi gjė Elbasani

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Magani: Nuk na dhuroi gjė Elbasani Empty Magani: Nuk na dhuroi gjė Elbasani

    Mesazh nga polskaALB Wed Oct 01 2008, 13:33

    Trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, shprehet se ekipi e meritoi pikėn nė transfertė

    Ekipi i Shkumbinit ka arritur tė marrė njė pikė nė ndeshjen e zhvilluar tė dielėn nė “Ruzhdi Bizhuta” pėrballė Elbasanit vendės. Ka qenė njė barazim i merituar i kėtij ekipi nė ndeshjen derbi, i arritur nė fundin e takimit me autogolin e Stojkut. Tė besuarit e Maganit e konsiderojnė sukses pikėn e marrė nė Elbasan, duke u dhėnė pėrgjigjen e merituar vendėsve nė fushėn e lojės. Shkumbini pati meritėn se diti t’i administrojė mirė forcat nė tė tri repartet, duke arritur ta ngrejė nivelin e lojės nė pjesėn e dytė deri nė fund tė takimit. Ishin kėto minutat mė tė mira tė Shkumbinit, kur ekipi po luante me njė futbollist mė pak, pas daljes sė Mustafait me dy kartonė tė verdhė. Shkumbini ngulmoi deri nė fund dhe ia arriti qėllimit. Goli i Shkumbinit nuk ishte i rastit, por i pritshėm nga ēasti nė ēast, pasi pėr minuta tė tėra po dominonte nė fushė, edhe pse me njė futbollist mė pak. Pėr trajnerin Magani, ishte njė rezultat qė iu pėrgjigj nivelit tė lojės dhe qė Shkumbini e meritoi dhe qė ishte objektivi i tyre pėr tė ruajtur pozicionin nė tabelėn e renditjes. “Ishte njė ndeshje e bukur e me rivalitet deri nė fund. Barazimin e merituam me lojėn qė zhvilluam dhe nuk na e dhuroi Elbasani. Ishte objektivi ynė pėrpara ndeshjes dhe djersitėm pėr ta gjetur golin e barazimit. Elbasani kaloi nė avantazh falė njė gabimi foshnjarak qė bėri mbrojtėsi Xhyra, duke shkaktuar penallti. Ekipi besoi deri nė fund dhe, kur mbetėm me 10 lojtarė, treguan forcė karakteri, duke e rritur nivelin e lojės. Pėr mua, barazimi ishte rezultati mė i drejtė dhe realizimi i objektivit qė ne patėm,” - deklaron trajneri Magani, i kėnaqur me pikėn e marrė pėrballė Elbasanit. Trajneri i Shkumbinit e vlerėson shumė kėtė pikė jo vetėm se u luajt nė transfertė. Rezultati i arritur dhe paraqitja dinjitoze e ekipit nė Elbasan, pėr Maganin, ishte pėrgjigjja mė e mirė qė u jep ekipi i tij tė gjithė atyre qė kėrkojnė tė mohojnė djersėn e derdhur dhe rezultatet e ekipit nė 5 javėt e para. “Pėrveē pikės qė morėm, duke ruajtur vendin e dytė nė tabelė, barazimi i arritur nė Elbasan pati vlera tė mėdha pėr momentin, duke u treguar atyre qė kėrkojnė tė na mohojnė djersėn e na kanė quajtur tė dhunshėm, siē ishte rasti i parullės nė Elbasan. Ekipi, me lojėn qė zhvilloi, tregon se i meriton plotėsisht rezultatet e arritura, si dhe pozicionin qė ka nė tabelė,” - pėrfundon trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani.

    Shkumbini, edhe dje dy seanca stėrvitore
    Festa e Bajramit tė Madh pėr futbollistėt e Shkumbinit ka qenė njė ditė e zakonshme stėrvitjeje, kur ekipi ka zhvilluar dy seanca. Ekipi vinte pas ndeshjes sė tė dielės nė Elbasan me ekipin vendės, qė pėrfundoi nė barazim 1 1, dhe Magani preferoi qė tė hėnėn, tė nesėrmen e ndeshjes, futbollistėt tė bėnin pushim. Dje paradite, trajneri Magani ka punuar nė palestėr, duke pasur nė dispozicion vetėm futbollistėt peqinas, ndėrsa tė tjerėt janė stėrvitur nė qytetet e tyre, ashtu si gjithmonė, kur ka seanca paradite, sipas udhėzimeve tė dhėna. Pasdite i gjithė grupi ėshtė bashkuar, pėr tė nisur pėrgatitjet pėr takimin e radhės me Lushnjėn nė Peqin.

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 06:13