Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    SHKUMBINI 1-0 Teuta

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    SHKUMBINI 1-0 Teuta

    Mesazh nga polskaALB prej Mon Sep 15 2008, 09:59

    SHKUMBINI – TEUTA 1-0

    38’- Goool. Rizvanolli shėnon pėr peqinasit
    Bilanci 36 ndeshje ( 13 =7 -16. Gol: 38 - 41)
    Fitorja e fundit e Shkumbinit 1 - 0, mė 14.9.2008
    Barazimi i fundit:1 - 1, mė 5.10.2007
    Fitorja e fundit e Teutės:1 - 0, mė 19.5.2007
    Gjyqtar: Albano Janku
    Stadiumi i Peqinit


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: SHKUMBINI 1-0 Teuta

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Sep 16 2008, 10:55

    Shkumbini: Llani, Xhyra, Shameti, Pashai, Shenaj, Bizhyti, Turdiu, (46’ Grami) Dervishi, ( 32’ Gėrxho), Nora, Rizvanolli, (72’ Delijovski), Mustafaj. Tr: G. Magani

    Teuta : Vashaku, Ndreka, Likmeta, Dushku, Jakupi, (65’ Tafa), Shehu (46’ Malo), Buna (40’ Muēollari), Gjondeda, Hysa, Vila, Mile. Tr: S. Starova

    Shėnes: 40’ Rizvanolli

    Gjyqarė: A. Janku, E.doda, A. Pregja (Tiranė)

    Vėezhges: U. Zajmi (Tiranė)

    Kartona tė verdhė: Bizhyti, Dushku / Vila

    Komenti

    Shkumbini nė ndeshjen e djeshme me Teutėn, ka shėnuar vetėm njė gol por kjo ka mjaftuar pėr tė marrė fitoren e tre pikėve nė kėtė sfidė. Edhe pse ėshtė shėnuar vetėm njė gol, u pa ajo lojė sulmuese e Shkumbinit qė ishte premtuar nga tekniku Magani. Skuadra bardhekaltėr i’a ka dalė mbanė duke treguar shpirtin e saj tė garės dhe motivimin maksimal. Ndeshja e djeshme la shije tė mirė te tifozeria peqinase, jo vetėm se u arrit fitorja, por dhe sepse brenda saj pati elementė majft tė bukur. Tekniku Magani ka kėrkuar vazhdimisht qė skuadra tė mos lėshonte nė pėrpjekje pėr arritjen e objektivit qė ishte fitorja. Shkumbini nė kėtė ndeshje bėri njė paraqitje mjaft tė mirė duke treguar se skuadra funksionoi mė mirė se nė ndeshjen me Dinamon. Pėrballė Teutės, skuadra peqinase ka demostruar karakteristikat e saj mė tė mira, si grintėn, luftėn pėr topin e parė, dėshirėn pėr tė luajtur shpejt dhe me ritėm tė lartė deri nė fund. Nė kėtė sfidė sa tė vėshtitė aq dhe tė rėndėsishme pėr ecurinė e mėtejshme, grupi i futbollistėve peqinas shfaqi hapur ambicien pėr tė fituar nė mėnyrė absolute. Ambicia pėr tė triumfuar ka qenė ajo qė i ka ēuar bardhekaltėrit te triumfi i djeshėm. Por, kjo deri diku ėshtė shfaqur dhe te djemtė e Starovės, por mungesa e kualiteteve nė pėrbėrje bėri qė tė ishin tė pafuqishėm pėrballė ofensivės peqinase. Gjatė tė gjithė ndeshjes, Shkumbini ka luajtur nė gjysmėfushėn kundėrshtare. Nė pjesėn e dytė, tė kushtėzuar nga thirrjet e vazhdueshme tė teknikut dhe presingu nė tė gjithė hapėsirėn e fushės nga ana e bardhekaltėrve, por deri diku nga taktika e disave pėr tė mos pėsuar shumė gola, djemtė e Starovės janė mbyllur nė mbrojtje. Ndoshta me mendimin pėr tė goditur me anė tė kundėrsulmit nėpėrmjet Miles, por ky i fundit nuk ka lejuar shumė hapėsira nė mbrojtjen vendase.

    Tekniku Starova me ndėrhyrjen e tij dhe ndryshimet e bėra, ka kėrkuar reagimin e skuadrės duke vėnė mė tepėr theksin te sulmi. Por, kėto pėrpjekje nuk ishin rezultative dhe portieri Llani nuk u vu asnjėherė nė provė nė kėtė ndeshje. Kjo fitore ka normalizuar frymėmarrjen peqinase.

    Goli

    40’ Mustafaj depėrton midis mbrojtėsve miq duke dalė pėrballė portierit Vashaku. Topi i goditur prej tij merr rrugėn drejt portės dhe Rizvanolli qė nddhet fare pranė, e shtyn atė nė rrjetė.

    Pas ndeshjes

    G. Magani (trajner i Shkumbinit): “Ekipi e kishte vlerėsuar nė maksimum kėtė ndeshje pasi e dinim qė Teuta luante mjaft mirė nė transfertė. Duhet ta kishim zhbllokuar mė shpejt ndeshjen, sepse rastet na u paraqitėn. Pėr rrjedhojė na ėshtė dashur shumė punė pėr tė gjetur rrugėn e rrjetės. Mosshėnimi i golave tė tjerė erdhi jo vetėm pėr pasojė tė nxitimit tė futbollistėve tė Shkumbinit nė momentet e finalizimit, por edhe pėr shkak tė lojės nė mbrojtje tė kundėrshtarit qė mendoi pak pėr sulmin. Pėr fitoren, natyrisht qė mė vjen mirė. Skuadra reagoi pas humbjes me Dinamon. Ekipi tregoi rritje nė lojėn e tij. Kjo mė rrit besimin se nė tė ardhmen do tė jemi mė mirė.

    S. Starova: (trajner i Teutės): “Skuadra e Shkumbinit e meritoi fitoren se luajti mė mirė se ne. Ajo qė i mungoi skuadrės sė Teutės, ishte shpirti i garės dhe fakti qė humbėn shumė dyluftime. Gjithashtu na mungoi lufta pėr topin e parė dhe skuadra ēaloi shumė edhe nė lojėn nė sulm. Kėtė e tregoi mė mirė fakti se nė tre ndeshje, nuk kemi shėnuar asnjė gol. Megjithėse kanė kaluar tre javė, ende nuk jemi aty ku duhet. Na duhet akoma punė pėrsa i pėrket harmonizimit tė veprimeve tė skuadrės dhe rritjes sė fuqisė goditėse.


    _________________

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:55