Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis

    Sondazh

    Si do te dale ndeshja SHKUMBINI - Bylis??

    [ 2 ]
    JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis Bar_left100%JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis Bar_right [100%] 
    [ 0 ]
    JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis Bar_left0%JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis Bar_right [0%] 
    [ 0 ]
    JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis Bar_left0%JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis Bar_right [0%] 

    Totali i votave: 2
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis Empty JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis

    Mesazh nga polskaALB Sat Aug 16 2008, 02:02

    Java 1, 24.08.2008

    SHKUMBINI - Bylis

    Gjyqtaret: S.Jareci, Biēaku, Qirici


    Me date 24 gusht fillon superliga shqiptare ku Shkumbini jone i zemres pret ne shtepi bylisin...Shpresojm qe ndeshja e pare ne shtepi te flasi per ngjyrat bardhekalter...


    Edituar pėr herė tė fundit nga polskaALB nė Thu Aug 28 2008, 11:59, edituar 2 herė gjithsej
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis Empty Re: JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis

    Mesazh nga polskaALB Mon Aug 18 2008, 10:24

    Pashja: Ndaj Bylisit, pėr mė tė mirėn

    Mbrojtėsi shpreson nė njė start tė mbarė tė sezonit me skuadrėn peqinase

    Kėtė vit, ndonėse nuk do tė ketė tė njėjtin privilegj, megjithatė kjo nuk do ta pengojė aspak qė nė ēdo takim tė kėrkojė nga vetja, por edhe shokėt e ekipit qė tė japin maksimumin. Ėshtė fjala pėr njė ndėr lojtarėt mė stabėl nė vitet e fundit nė formacionin peqinas, mbrojtėsin e majtė, Lorenc Pashja. Nė kėtė prag kampionati lojtari ndihet i gatshėm pėr ta nisur me “kėmbėn e duhur” kampionatin, duke kėrkuar fitore nė takimin kundėr Bylisit. Nė njė prononcim pėr “Panorama Sport”, Pashja do tė shprehej: “Kemi afro dy muaj qė kemi bėrė njė pėrgatitje vėrtet serioze dhe me shumė pėrkushtim pėr tė ardhur nė kėtė fillimkampionati. Mendoj se ekipi ka tė gjithė organikėn e duhur pėr tė arritur rezultate sa mė tė mira nė ēdo takim, - thotė mbrojtėsi peqinas. - Megjithatė, duke u pėrqendruar nė takimin ndaj Bylisit, mendoj setakimi nuk do tė jetė i lehtė, pasi edhe ekipi mik nuk do tė udhėtojė pėr
    pushime, por pėr tė luftuar dhe pėr tė arritur diēka nė Peqin. Megjithatė, ne e fillojmė kėtė kampionat nė fushėn tonė dhe pėrpara tifozėve tanė qė na kanė pėrkrahur nė ēdo kohė ndaj dhe detyra jonė ėshtė tė mos i zhgėnjejmė ata. Ne jemi pėrgatitur dhe kemi marrė tė gjitha detyrat nga drejtuesit tanė dhe nėse do tė arrijmė t’i pėrmbahemi atyre, padyshim qė fitorja do tė jetė e jona. Do tė shpresojmė qė gjithēka ta zhbllokojmė shpejt, pasi ēdo gjė bėhet edhe mė e lehtė nė vazhdimėsi tė takimit. Nė kėtė pragkampionati dua t’i uroj ekipit dhe tė gjithė shokėve tė mi sa mė shumė fitore dhe rezultate pozitive si dhe tė shpresojmė qė ky tė jetė njė vit me suksese pėr ne”, ka pėrfunduar ish-kapiteni Pashja.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis Empty Re: JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis

    Mesazh nga polskaALB Tue Aug 19 2008, 13:51

    Branica: Jemi gati pėr startin

    Nė kėtė javė pragkampionati duket se ekipi peqinas i Shkumbinit ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet e duhura pėr tė nisur mbarė
    kampionatin e ri tė futbollit. Duket se kushtet dhe merkato kanė kėnaqur drejtuesit e klubit peqinas, tė cilėt tashmė presin
    vetėm momentin e startit pėr tė shprehur ēdo gjė tė mirė nga njė punė dymujore mė se voluminoze. I kėtij mendimi ėshtė zv/
    trajneri i Shkumbinit, Sokol Branica, i cili nė njė prononcim pėr gazetėn “Panorama Sport” do tė shprehte edhe kėndvėshtrimin
    e tij pėr gjendjen e ekipit. “Gjatė kėtyre muajve kemi bėrė pėrgatitje tė kėnaqshme ku njė fazė prej njė muaji e kemi zhvilluar
    nė kushte tepėr komode nė Strugė. Kjo do tė jetė shumė e vlefshme pėr tė pasur njė vazhdimėsi tė mirė nė kampionat, -thotė Branica. - Asnjė ekip nuk mund tė quhet i dobėt apo i forcuar, pasi starti ynė ėshtė i njėllojtė. Shpresoj qė ne jemi gati
    pėr ta nisur kėtė kampionat dhe pėr tė dhėnė mė tė mirėn nė tė. Ne do tė pėrpiqemi qė nė fillimin e tij tė bėjmė mė tė mirėn dhe tė
    arrijmė fitore. Ekipi i Bylisit nuk duhet nėnvlerėsuar ndaj dhe ne kemi punuar me djemtė pėr tė treguar kujdes dhe pėr tė mos
    pasur asnjė lloj nėnvlerėsimi. Kėtė kampionat do ta nisim nė fushėn tonė, ku presim qė si gjithnjė tė kemi tė pranishėm tifozėt
    tanė ndaj dhe nuk na lejohet qė t’i zhgėnjejmė nė kėtė start. Duke parė edhe shortin, na duhet qė tė shfrytėzojmė nė maksimum fazėn e parė pėr tė marrė sa mė shumė pikė nėse duam qė tė arrijmė objektivat tona”, ka pėrfunduar tekniku Branica.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis Empty Re: JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis

    Mesazh nga polskaALB Sat Aug 23 2008, 13:46

    Dervishi: Do tė luaj ku tė jetė nevoja

    Edhe kėtė vit duket se vija e sulmit do t’i besohet Rizvanollit dhe Norės, ēka do ta kalojė sulmuesin peqinas Roland Dervishi nė rolin e mesfushorit tė krahut. Megjithatė, kjo nuk e bėn aspak pesimist lojtarin pėr tė mos shprehur gatishmėrinė e tij t’i shėrbejė ekipit nė ēdo rol qė do t’i besohet nga tekniku Magani. Nė prag tė takimit me Bylisin, sulmuesi shprehet entuziast dhe kėrkon qė fitorja tė jetė kryefjala e ndeshjes. Nė njė prononcim pėr “Panorama Sport”, ai thotė: “Nė kėtė prag tė kampionatit mendoj se jemi gati pėr t’i bėrė njė hapje dinjitoze kėtij kompeticioni. Kemi gjithė kėtė kohė qė jemi pėrgatitur intensivisht dhe tani dėshirojmė qė tė mos zhgėnjejmė,duke pasur parasysh qė luajmė edhe nė fushėn tonė, pėrpara tifozėve tanė. Pėrsa i pėrket tė luajturit nė sulm apo nė mesfushė, dua t’ju them se kjo nuk pėrbėn asnjė problem pėr mua, pasi e rėndėsishme ėshtė qė t’i shėrbej ekipit nė cilindo repart qė tė caktohem. Rezultati i pėrgjithshėm, pra fitorja, ėshtė parėsore. Ēdo lojtar do tė dėshironte tė shėnonte sa mė shumė gola, kėtė dua dhe unė. Mirėpo, nga ana tjetėr, meqė kuptohem shumė mirė me lojtarėt e vijės sė sulmit,mendoj se kjo nuk mė pengon aspak qė tė kem edhe unė shanse pėr tė shėnuar. Ndaj Bylisit do tė dėshiroja qė tė bindnim me lojė, por edhe me rezultat, duke u munduar tė kėnaqim kėshtu drejtuesit dhe tifozėt, por edhe duke justifikuar djersėn tonė”.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis Empty Re: JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis

    Mesazh nga polskaALB Mon Aug 25 2008, 10:41

    Peqinasit e nisin me goleadė

    SHKUMBINI 4-1 Bylis

    Golat : Nora 50’, Shenaj 72’, Ramazani 86’, Mustafai 90’/Nenaj 91’

    SHKUMBINI: Llani, Gallo, Shameti, Dervishi (Gėrxho 42’),Shenaj (Ramazani 77’), Byzhyti, Turdiu (Mustafai 46’),Nora, Rizvanolli, Grami.
    Trajner: Gugash Magani

    BYLIS: Egbo, Driza, Muēa (Kuēi 75’), Kapaj, Novi (Besho63’), Hodo, Kule, Nenaj, Bakiu (Stafa 46’), E. Dalipi, K.Dalipi. Trajner: Faruk Sejdini

    GJYQTARET: S. Jareci, E. Biēaku, G. Qirici

    KARTONĖ TĖ VERDHĖ: Nora/Egbo, Hodo
    KARTONĖ TĖ KUQ: Rizvanolli/Driza

    Ashtu sikurse pritej nė Peqin, java e parė e kampionatit tė 70-tė kombėtar ka nisur me kėmbė tė mbarė dhe me shumė “bereqet”. Nė njė atmosferė tepėr tė ngrohtė e nė prani tė njė numri tė kėnaqshėm tifozėsh, Shkumbini ka korrur njė fitore tė pastėr ndaj Bylisit 4-1, por edhe bindėse me lojėn, nė veēanti tė pjesės sė dytė. Edhe pse te peqinasit ka pasur shumė ardhje e largime, megjithatė pėrgatitorja i ka dhėnė mė sė miri frytet e saj, ku ekipi duket se i ka konsoliduar pozicionet nė tė gjitha repartet. Ndeshja ka nisur thuajse e barabartė, ku nė pjesėn e parė tė dyja skuadrat kanė studiuar njėra-tjetrėn.Mbrojtja ballshiote i ka bėrė
    ballė mė sė miri sulmeve tė shumta tė bardhekaltėrve,ndonėse u mungonte organizimi dhe forca e duhur. Kryefjala e kėsaj pjese kanė qenė aksionet e Norės, Dervishit dhe Turdiut, tė cilėt janė paraqitur mjaft mirė nė ndeshjen e parė nė Peqin. Megjithatė, sulmuesit nuk kanė ditur se si ta gjejnė rrugėn drejt rrjetės. Nga ana tjetėr, Bylisi ka menduar vetėm pėr mbrojtjen, duke mos zbritur asnjėherė nė portėn peqinase. Ndėrkaq, takimi ėshtė ndėrprerė tri minuta nga kryesori Jareci, i cili u ka dhėnė kohė lojtarėve tė shuajnė etjen. Mė pas nė pjesėn e dytė ka ndryshuar gjithēka, ku peqinasit kanė gjetur rrugėn e rrjetės me njė gol tė Norės, i cili ia dedikoi atė vajzės sė tij. Mirėpo ky qe veēse fillimi, sepse peqinasit shėnuan edhe tri herė tė tjera,duke katėrfishuar kėshtu rezultatin,me gola qė mbajnė firmat e Shenajt (shėnon njė eurogol, duke pėrfituar edhe nga dalja jo e sigurt e portierit
    Egbo) dhe tė tė rinjve Ramazani e Mustafai, pėr tė treguar se peqinasit kanė lojtarė pėr tė triumfuar nė tė ardhmen.Minuta e fundit ka qenė aksioni i vetėm i miqve nė sulm, tė cilėt arritėn tė gjenin golin pas njė nėnvlerėsimi nga peqinasit,duke u ngushėlluar
    me tė nė kėtė udhėtim tė gjatė tė tyre. Ky takim ka treguar se Shkumbini do tė jetė njė kockė e fortė pėr ēdo ekip kėtė sezon.
    Gjithashtu ka shėrbyer pėr tė nxjerrė nė pah gjerat qė duhen ndrequr, veēanėrisht nė fazat e organizimit tė aksioneve,ku ende mungon zhdėrvjelltėsia e tyre.

    Kartoni i kuq qė solli polemika
    Sulmuesi i Shkumbinit, Erjon Rizvanolli, bėn presing nė mbrojtjen mike dhe pėrplaset me mbrojtėsin Muēa. Megjithėse tė dy lojtarėt janė shumė miq me njėri-tjetrin dhe pėrplasja ndėrmjet tyre qe mėse e zakonshme, gjyqtari kryesor Sokol Jareci akordon njė faull nė favor tė Bylisit dhe pa asnjė paralajmėrim nxjerr menjėherė karton tė kuq pėr sulmuesin peqinas. Njė episod qė u ndoq me shumė polemika nė fushėn e lojės, pėr shkak tė protestave nga skuadra e Shkumbinit, qė nuk ishte dakord me vendimin e arbitrit.

    Gugash Magani : “Mė kėnaqi kolektiviteti”
    “Ndeshja e sotme ka pasur dy fytyra: pjesa e parė ishte joefektive dhe lojtarėt u frenuan disi nga loja sulmuese; ndėrsa nė tė dytėn takimi ishte tėrėsisht efektiv, pasi ekipi doli nė lojėn e tij dhe bindi edhe me gola. Mendoj se kemi ende punė si nė fazat organizative, por edhe nė ato sulmuese. Por ana mė pozitive ėshtė se nė kėtė skuadėr ka kolektivitet, e jo thjesht titullarė, pra
    njė grup kompakt”.

    Faruk Sejdini : “Na ndėshkoi shpėrqendrimi”
    “Nė pjesėn e parė luajtėm mė mirė dhe takimi qe shumė mė i ekuilibruar. Mirėpo nė pjesėn e dytė pėsuam plot katėr gola,tė cilėt mendoj se erdhėn vetėm nga momente pakujdesie e humbje pėrqendrimi nga ana e lojtarėve, ēka nuk duhet tė ndodhte nė asnjė mėnyrė. Peqinasit e merituan fitoren dhe i uroj suksese. Nga ky takim duhet tė nxjerrim patjetėr gabimet tona, pėr t’i ndreqim nė sfidėn e ardhshme”.

    Nga Panorama-Sport

    Sponsored content


    JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis Empty Re: JAVA 1 / SHKUMBINI 4-1 Bylis

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 12:23