Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Nora, i pari nuk do tė jetė i fundit

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Nora, i pari nuk do tė jetė i fundit Empty Nora, i pari nuk do tė jetė i fundit

    Mesazh nga polskaALB Thu Aug 28 2008, 11:46

    Nora, i pari nuk do tė jetė i fundit
    Gjirokastriti qė ėshtė regjistruar nė historinė e kėtij kampionati si sulmuesi qė ka shėnuar tė parin gol, nuk premton, por thotė vetėm se, “kam ende rezerva”



    Nė ndeshjen e sė dielės me Bylisin, Shkumbini tregoi qėndrueshmėri nė lojė dhe forcė tė madhe goditėse. Gjatė gjithė javės nė prag tė saj, bardhekaltėrit e kanė pasur vėmendjen tek skuadra ballshiote, tė ndėrgjegjshėm pėr vėshtirėsitė e pėrballjes me ta. Aq mė shumė qė luhej nė shtėpi e pėr fillim tė mbarė kėrkoheshin pikė tė plota. Dhe Shkumbini ka arritur njė fitore tė thellė e tė pastėr, qė i ka dhėnė, qoftė edhe momentalisht, kreun e klasifikimit. Sulmuesi bardhekaltėrt Arlind Nora, qė ka shėnuar dhe golin e parė tė kampionatit, tha: “Megjithėse pėrballė kishim njė kundėrshtar tė panjohur e ambicioz, arritėm njė fitore tė ēmuar, falė mobilizimit dhe impenjimit tė tė gjithė lojtarėve, qė treguan forcė karakteri”. Mė tej, gjirokastriti kėrkoi tė evidentonte qė, “shėnimi nė portat kundėrshtare ėshtė gjithmonė njė kėnaqėsi, por kur skuadra fiton kėnaqėsia ėshtė dyfishe. Ndaj, pavarėsisht se goli im zhbllokoi rezultatin, merita e fitores ėshtė e gjithė skuadrės, qė demonstroi grintė tė gėrshetuar me fantazi”.

    Fitorja me Bylisin nė “arkivė”, nė fundjavė transferta me kampionėt nė “Selman Stėrmasi”. Njė Dinamo qė, pas barazimit me Teutėn, do tė kėrkojė medoemos fitoren. Por Nora ėshtė i qetė: “Grupi ynė tashmė mund tė punojė i qetė pėrsa i takon gjendjes psikologjike. Jemi tė karikuar, nė mėnyrė qė e shtuna e ardhshme tė sjellė sėrish pikė”.

    Nora e lė pak evazive kur thotė “pikė”. Njė, apo do tė guxohet pėr tre? “Ashtu si unė, qė do tė dėshiroja tė shėnoja sėrish nė kėtė ndeshje ngaqė e ndiej se kam ende rezerva, jam i bindur se dhe skuadra ka. Le t’i shfaqim tėrėsisht ato nė fushė dhe rezultatin pozitiv t’ia kushtojmė tifozėve tanė tė zjarrt-, qė besoj se do tė jenė tė shumtė nė kėtė ndeshje”, ka pėrfunduar sulmuesi Nora.


    Nga SportEkspres

      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 12:09