Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani, “bisturia” pastron skuadrėn

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Magani, “bisturia” pastron skuadrėn Empty Magani, “bisturia” pastron skuadrėn

    Mesazh nga polskaALB Sun Jul 13 2008, 12:07

    Magani, “bisturia” pastron skuadrėn

    Skuadra peqinase ishte pėrgatitur qė dje tė zhvillonte njė ndeshje miqėsore me tė kuqtė e Partizanit, por ka rezultuar ndryshe. Pėr mosparaqitje tė “demave tė kuq”, Magani ka zhvilluar njė test “brenda familjes”, qė ishte i fundit para nisjes sė Shkumbinit pėr nė Strugė tė Maqedonisė. Drejtuesit e Shkumbinit janė tė bindur se skuadra ėshtė nė rrugėn e duhur, ndėrsa kanė garantuar se nė ditėt nė vazhdim me tė do tė bashkohen dhe lojtarė tė tjerė cilėsorė e me pėrvojėn e duhur pėr njė kampionat tė kategorisė superiore. Trajneri Magani ėshtė shprehur i kėnaqur me punėn e futbollistėve gjatė kėsaj periudhe, duke e vlerėsuar atė si premtuese pėr ecurinė e mėtejshme. Gjithnjė sipas teknikut peqinas, asnjė futbollist, qė do tė jetė pjesė e organikės sė Shkumbinit pėr sezonin e ri, nuk do tė arrė aprovimin pa kaluar testimet fizike, pas tė cilave do tė hyjė nė veprim “bisturia”, pėr tė mbetur nė skuadėr mė tė pėrgatiturit. Magani rrėfen se, gjatė stėrvitjeve nė mjediset e Peqinit, nė skuadėr janė afruar shumė futbollistė, por njė pjesė e tyre nuk kanė kaluar provėn dhe, si rrjedhojė, janė larguar. Nė ditėt e fundit grupi ėshtė zvogėluar dhe pėrbėhet nga ata futbollistė, qė do tė udhėtojnė drejt Maqedonisė. Megjithatė, trajneri ka pretendime ndaj disa lojtarėve, qė u aktivizuan me Shkumbinin edhe nė sezonin e kaluar, tė cilėt duhet tė bėjnė pėrpjekje pėr tė rritur kontributin e tyre pėr skuadrėn. Sipas tij, ataduhet tė pėrgatiten me seriozitet e impenjim maksimal qė nė grumbullimin nė Strugė. Magani ka paralajmėruar, se vendin e titullarit nė formacionin e skuadrės sė tij do ta zėnė ata qė do ta meritojnė. Duke folur pėr merkaton, edhe pse nė pėrgjithėsi tregohet i kėnaqur, ai nėnvizon edhe pikat mė tė dobėta aktualisht, sikurse janė porta dhe prapavija, ku duhet tė ndėrhyhet, duke pretenduar gjithnjė pėr futbollistė cilėsorė.

    Nga Sportekspres

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 13:58