Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


2 posters

    Superiorja, kampionati i ri nis mė 24 gusht

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Superiorja, kampionati i ri nis mė 24 gusht Empty Superiorja, kampionati i ri nis mė 24 gusht

    Mesazh nga stilltoni Mon Jun 30 2008, 13:29

    "Kampionati i 70-tė kombėtar i futbollit do tė nisė mė 24 gusht." Eshtė ky konfirmimi qė ka bėrė pėr "Sportin shqiptar" shefi i sektorit tė garave nė FSHF, Ilir Shulku. Sezoni i ri futbollistik, ose 2008-2009, fillon vetėm katėr ditė pas ndeshjes miqėsore tė kombėtares, e programuar pėr mė 20 gusht, qė ėshtė njė datė e lirė edhe nga UEFA. Nė kėtė moment, kur gjithēka ėshtė e pėrqendruar nė emocionet e finaleve tė Euro 2008, teksa kėto "ethe" kanė kapur edhe zyrtarėt e FSHF-sė, shefi garave sqaroi disa nga detajet e sezonit tė ri. "Qė pas pėrfundimit tė sezonit u kemi dėrguar 12 klubeve tė kategorisė superiore projektkalendarin, - thotė Shulku. - Kėshtu, kemi rėnė dakord qė kampionati tė fillojė mė 24 gusht. Klubet kishin problem periudhėn e pushimit tė janarit, qė i shėrben kombėtares, ku kėrkonin qė ajo tė mos ishte mė shumė se 10 ditė. Pėr kėtė pikė gjetėm njė konsensus dhe, duke parė edhe programin e kombėtares, ku parashikohet grumbullim, caktuam si pushim periudhėn 3-11 janar." Pėr sa i pėrket formulės sė kategorisė superiore, ajo do tė mbetet e njėjtė me sezonin e kaluar.

    "Tė jemi realistė, kjo formulė dha efekte pozitive, teksa e mbajti garėn tė hapur deri nė fund. Nisur nga kjo, nuk kishte arsye pse ta ndryshonim. Pra, pėr tė sqaruar edhe opinionin, formula do tė jetė kjo: Nga kategoria superiore nė atė tė parė zbresin automatikisht dy ekipe dhe ngjiten po kaq. Ndėrkohė, ekipet qė renditen nė vendet 9 dhe 10 tė superiores do tė luajnė ndeshje play-out-i me vendet 4 dhe 3 tė kategorisė sė parė,"- sqaron Shulku. Tė vetmin ndryshim pėr sezonin tjetėr do tė ketė kategoria e parė, e cila nuk do tė jetė me 18 ekipe, por me 16. Sipas Shulkut, edhe te inferiorėt do tė jetė e njėjta formulė, teksa katėr ekipe zbresin nga kategoria. Pėrgjegjėsi i kampionateve bėn tė ditur gjithashtu se kėtė sezon do tė ndryshojė edhe struktura e kampionatit tė moshave. Sipas Shulkut, kampionati i tė rinjve U-17 dhe U-19 do tė ndahet nė dy zona: Veri-Jug, me nga 15 skuadra. Megjithatė, tė gjitha ndryshimet qė pritet tė bėhen duhet tė marrin miratimin e komitetit ekzekutiv tė FSHF-sė. "Kemi bėrė gati edhe ndryshimet nė rregullore pėr sezonin e ri. Dėnimet ndaj lojtarėve do tė rriten,"- pohon Shulku, i cili nė fund flet edhe pėr ndryshimin e mėnyrės sė ndėshkimit me kartonė. "Disa klube kanė qenė kundėr mėnyrės sė deritanishme dhe kėrkojnė qė pas tre kartonėve tė verdhė tė ketė vetėm njė pezullim dhe kjo tė mos vazhdojė me dy, nėse numri i tyre shkon nė gjashtė. Do ta shqyrtojmė edhe kėtė pikė, pėr t'ia paraqitur mė pas komitetit ekzekutiv."

    sporti shqiptar
    avatar
    ujku


    Male Numri i postimeve : 6
    Vendndodhja : Malaysia
    Profesioni : student
    Registration date : 14/05/2008

    Superiorja, kampionati i ri nis mė 24 gusht Empty Re: Superiorja, kampionati i ri nis mė 24 gusht

    Mesazh nga ujku Wed Aug 06 2008, 14:03

    nji sezon te mbare per shkumbinin......

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 15:26