Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Teuta fiton 2-1 me Burrelin, mbijeton nė Superligė

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Teuta fiton 2-1 me Burrelin, mbijeton nė Superligė Empty Teuta fiton 2-1 me Burrelin, mbijeton nė Superligė

    Mesazh nga polskaALB Sun May 25 2008, 22:57

    Teuta fiton 2-1 me Burrelin, mbijeton nė Superligė
    Teuta fiton 2-1 me Burrelin, mbijeton nė Superligė 20080524113539albania_play-outTeuta ia doli pas 120 minutave tė mbijetojė nė Kategorinė Superiore, pasi mposhti 2-1 nė “play-out” Burrelin e Kategorisė sė Parė nė takimin e zhvilluar nė “Qemal Stafa”, me njė penallti tė realizuar nga Bledar Hodo nė minutėn e 114-tė, kur dy ekipet e mbyllėn me nga 10 lojtarė.

    Ashtu si dy sezone mė parė, kur Teuta e drejtuar nga Alfred Ferko fitoi me Skėnderbeun e mbijetoi nė Superligė, edhe nė kėtė “ekstra”-fundsezoni pėrvoja e 3-herė fituesve tė Kupės sė Shqipėrisė tė drejtuar nga Kristaq Mile, vendosi jo pak.

    Njė takim me ritėm tė ngadaltė loje, kjo dhe pėr shkak tė temperaturės sė lartė sė motit, por qė gjithsesi nė faza tė caktuara shfaqi edhe shenja tė njė futbolli tė pranueshėm, pėr Teutėn nė pjesėn e parė dhe Burrelin nė tė dytėn, ndėrsa shtesat prodhuan tension, teksa u hodh ideja e njė braktisje nga ana e Burrelit, pas penalltisė sė dhėnė nga gjyqtari Sokol Jareci pėr Teutėn shtatė minuta nga pėrfundimi i 120 minutave, ku u dhanė nėntė kartonė tė verdhė e dy kartonė tė kuq .

    Mbrojtėsi shtatlartė Dushku shfrytėzoi nė maksimum harkimin nga e majta e sulmit durrsak me anė tė Ilirjan Ēaushajt, e duke realizuar golin e parė nė minutėn e 7-tė pėr blutė e Kristaq Miles. Skuadra matjane e udhėhequr nga kapiteni Xhetani nė fushė e Pėrparim Daiu nė bankinė mbeti e shokuar nga goli i shpejtė.

    Mile pati edhe njė rast tė mirė nė minutėn e 28-tė, por lojtari i huazuar nga Dinamo u tregua konfuz. Burreli pati njė mundėsi tė artė nė tė 30’, por Rada nuk u tregua i vėmendshėm pėrballė portierit Vashaku.

    Nė pjesėn e dytė nė “Qemal Stafa”, matjanėt ishin mė entuziastė nė kėrkim tė golit tė dėshiruar e duke prodhuar emocione pėr shikuesit e paktė, por edhe ndonjė teprim fjalori.

    Xhetani ngulmoi dhe njė mbrojtės durrsak, mund tė kishte shkaktuar autogl, por falė reflekseve tė Vashakut, topi u devijua nė goditje kėndi. Buna, Xhixha, Uka e Xhetani patėn disa momente tė mira pėrballė njė Teutė tė lodhur nė fraksionin e dytė.

    Gjithsesi Burreli i Kategorisė sė Parė mundi tė prodhojė golin e dėshiruar, nė sekondat e fundit tė shtesės katėr minutėshe: 1-1. Xhetani kombinoi me Xhixhėn, i cili mė njė gjuajte tokazi, duke sjellė edhe golin e barazimit, atėherė kur askush nuk e priste.

    Mehmeti pėr Teutėn pati mundėsi pėr tė kaluar nė avantazh nė fillim tė shtesės sė parė, por ishte Uka i Burrelit, i cili me portėn e boshatisur pas gabimit tė portierit Vashaku, bėri mė tė vėshtirėn duke e ēuar sferėn mbi tra.

    Nė fraksionin e dytė tė shtesės durrsakėt patėn njė rast tė artė, kur njė futbollist i saj goditi shtyllėn, por portieri Haxhiaj i Burrelit, bėri mrekullinė, duke e dėrguar nė goditje kėndi. Njė minutė mė pas, nė tė 114’ Haxhiaj ndėrpreu Mirel Ēotėn nė zonėn dhe Jareci akordoi penallti pėr Teutėn, e duke ndėshkuar me karton tė kuq portierin e Burrelit.

    Drejtuesit matjanė protestuan ashpėr, madje u hodh edhe ideja e braktisjes sė fushės, nė shenjė revolte.

    Gjithesi, reflektimi i stafit tė Burrelit se i priste njė ndėshkim i rėndė, i riktheu nė fushė, teksa mesfushori Xhixha luajti nė minutat e mbetura nė rolin e portierit.

    Te pika u bardh u shfaq Bledar Hodo. Topi goditi shtyllėn e mė pas pushoi nė portė pėr tė sjellė edhe golin (2-1), qė mbijetoi Teutėn nė Kategorinė Superiore.

    Pas kėtij momenti ka kohė edhe njė karton tė kuq pėr Likmetėn e Teutės, pėr tė vendosur edhe ekuilibrat nė fushė pėrsa i pėrket numrit tė lojtarėve. Jakupi i Burrelit gjuajti bukur nė ecje e sipėr ngjitur me shtyllėn pingule.

    Tė dielėn luhet edhe takimi i fundit “play-out” ai midis Kastriotit dhe Lushnjės. Gjyqtari i takimit, ndėrkombėtari Sokol Jareci, i cili testoi pėr herė tė fundit nė njė ndeshje tė kampionatit shqiptar, u tregua i “pamėshirshėm” ndaj faulleve tė lojtarėve, pėrpara se gjyqtari me stemėn e FIFA-s e tė gjykojė ndeshjen miqėsore ndėrkombėtare tė nivelit tė lartė, Spanjė-SHBA (4 qershor 2008), pėrpara se Spanja tė nisė aventurėn e saj nė finalet e Euro 2008.

    PLAY-OUT PĖR SUPERLIGĖN

    Teuta-Burreli 2-1

    Shėnues: Dushku 7’, Hodo 114’ (p) /Xhixha 93’

    Gjyqtar: Sokol Jareci

    Kartonė tė verdhė: Dushku (T), Buna (T), Hodo (T), Likmeta 2 (T)/ Xhixha (B), Xhetani (B), Stafa (B)

    Karton i kuq: Likmeta (T) 116’ /Haxhiaj (B) 113’

      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 00:43