Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Vllaznia fiton kupėn, vendos dinaku “Deda”

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Vllaznia fiton kupėn, vendos dinaku “Deda” Empty Vllaznia fiton kupėn, vendos dinaku “Deda”

    Mesazh nga polskaALB Mon May 19 2008, 13:13

    Vllaznia fiton kupėn, vendos dinaku “Deda”
    Vllaznia fiton kupėn, vendos dinaku “Deda” 20080507110021KUPA562-0. Trofeu i 56-tė i Kupės sė Shqipėrisė i takon Vllaznisė, qė e fiton atė pas 21 vjetėsh pėr herė tė gjashtė nė historinė e klubit mė tė vjetėr nė Shqipėri. Vllaznia dominoi plotėsisht nėj takim qė nė letėr dukej se do i takonte Tiranės, por dinakėria k emrin “Deda”. Trajneri malazias arriti tė “mashtrojė” kolegun e tij Mema, kur Vllaznia humbi 5-1 nė kampionat nė pėrballjen e fundit midis tyre.

    Pa golashėnuesin mė tė mirė tė kampioantit, Vioresin Sinani, por me dy yje tė rinj tė futbollit shqiptar Gilman Lika dhe Xhevair Sukaj, Vllaznia ia doli me meritė tė fitonte pjesėn e parė me rezultatin 2-0 dhe krejt 90 minutave, por dhe tė gjitha dueleve me bardhėblutė.

    Tirana, e shėmtuar gjatė kėsaj ndeshjeje, nuk tregoi asgjė nga 13-herė fituesja e Kupės sė Shqipėrisė dhe 23-herė kampionėt e Shqipėrisė.

    Vllaznia e zgjidhi shumė shpejt takimin. Ėshtė fillimi i minutės sė 3-tė. Veprime tė shpejta sulmuese nė krahun e djathtė tė sulmit, Kaēi harkon brenda zonės, dhe aty Gilman Lika, i cili i shpėton mbulimit tė mbrojtjes sė Tiranės, Endri Vrapit, duke shėnuar golin e parė tė takimit pa kaluar ende 2 minuta e 15 sekonda. Vllaznia udhėheq 1-0. Entuziazėm i jashtėzakonshėm i tifozerisė sė shumtė shkodrane nė ”Ruzhdi Bizhuta”.

    Shtyllė rrėqethėse e Sukaj nė minutėn e 5-tė. Sulmuesi shkodran te pika e 11-metėrshit goditi fuqishėm nė formė volei, ndėrsa topi u ndal nga traversa e portės sė Tiranės, pėr tė mos e ēuar rezultatin nė 2-0. Tirana ėshtė nė kaos tė plotė, por tri minuta mė pas ka rastin pėr tė barazuar rezultatin. Duro dha njė pas tė shkurtėr nga goditja e kėndit te Hyka, i cili harkon nė zonėn e Vllaznisė. Daniel Xhafaj goditi fuqishėm me kokė, duke rrahur traversėn. Njė rast i madh pėr barazim.

    38’ Talenti shkodran Xhevair Sukaj fiton njė dylyftim shtatlartėsie me Endri Vrapin brenda zonės, topin e hedh me kokė pėrpara dhe bėn njė ekzekutim perfekt tė denjė pėr njė futbollist tė madh, duke mposhtur Osmanin pėr tė dytėn herė. 2-0. E pabesueshme. “Vllaznia- Ultas” janė ekstazė. Trajneri i Shpresave, Artan Bushati ka pse tė kėnaqet me yllin e ri tė futbollit shqiptar.

    Tirana e nis me tri ndėrrime pjesėn e dytė. Maqedonasi Sasho Gjoreski hyn nė vend tė Duros, Arapi nė vend tė Sinės dhe Hajdari nė vend tė Vrapit, por pa mundur tė jetė agresive aq sa duhet.





    KUPA E SHQIPERISE

    Ndeshja finale

    VLLAZNIA-TIRANA 1-0

    Shėnues: 1-0 Lika 3’, 2-0 Sukaj 38’

    7 maj 2007, stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan

    Vllaznia: Grima, Lici, Teli, Osja, Delain, Nallbani (81’ Hoti), Kaēi, Sukaj, Kotrri, Lika. Trajner: Dervish Haxhiosmanoviē

    Tirana: Osmani, Vrapi (46’ Hajdari), Sina (46’ Arapi), Kcira, Fagu, Deliallisi, Mohelebi, Duro (46’ Gjoreski), Hyka, D.Xhafaj, Fortuzi. Trajner: Sulejman Mema

    Gjyqtarė: Rafati (Gjermani), Karsten Kadak, Maik Pikel

    Gjyqtar i katėrt: Sokol Jareci



    KRONIKA E NDESHJES



    3’ Veprime tė shpejta sulmuese nė krahun e djathtė tė sulmit, Kaēi harkon brenda zonės, dhe aty Gilman Lika, i cili i shpėton mbulimi tė mbrojtjes sė Tiranės, duke shėnuar golin e parė tė takimit pa kaluar ende 2 minuta e 15 sekonda. Vllaznia udhėheq 1-0. Entuziazėm i jashtėzakonshėm i tifozerisė sė shumtė shkodrane nė ”Ruzhdi Bizhuta”.



    5’ Shtyllė rrėqethėse e Sukaj nė minutėn e 5-tė. Sulmuesi shkodran te pika e 11-metėrshit goditi fuqishėm nė formė volei, ndėrsa topi u ndal nga traversa e portės sė Tiranės, pėr tė mos e ēuar rezultatin nė 2-0.

    8’ Tirana pranė golit. Duro dha njė pas tė shkurtėr nga goditja e kėndit te Hyka, i cili harkon nė zonėn e Vllaznisė. Daniel Xhafaj goditi fuqishėm me kokė, duke rrahur traversėn. Njė rast i madh pėr barazim.

    9’ D.Xhafaj goditi rrufeshėm mė tė majtėn, por kapiteni i Vllaznisė, portieri Armir Grima e devijoi nė goditje kėndi.

    11’ Sukaj i shpėtoi me zgjuarsi mbrojtes sė Tiranės, galopoi rreth 20 metra i vetėm pėrballė portierit Osmani, por nė momentin e fundit nuk mundi ta mposhtė atė. Rast i mirė pėr 2-0.

    16’ Mesfushori i Tiranės, Erald Deliallisi goditi nga njė distancė mbi 30 metra, por sfera pėrfundoi shumė mbi shtyllėn horizontale.

    17’ D.Xhafaj morri njė pas tė saktė nga Hyka, por vlonjati i Tiranės nuk mundi ta shtynte topin nė rrjetė. E pafalshme pėr sulmuesin e njohur.

    38’ Talenti shkodran Xhevair Sukaj fiton njė dylyftim shtatlartėsie me Endri Vrapin brenda zonės, topin e hedh me kokė pėrpara dhe bėn njė ekzekutim perfekt tė denjė pėr njė futbollist tė madh, duke mposhtur Osmanin pėr tė dytėn herė. 2-0. E pabesueshme. “Vllaznia- Ultas” janė ekstazė. Trajneri i Shpresave, Artan Bushati ka pse tė kėnaqet me yllin e ri tė futbollit shqiptar.

    41’ Kcira i Tiranės ndalon nė zonė njė top tė goditur fuqishėm nga SUlaj, por gjyqtari gjerman Rabati nuk jep penallti. Protesta nga ana e trajnerit tė Vllaznisė, Dervish Haxhiosmanoviē.

    45’. NJė minutė shtesė nė pjesėn e parė, ku Vllaznia ėshtė dukshėm superiore, ndaj njė Tiranė tė shthurur dhe pa forcė.

    45’+1 Vllaznia-Tirana 2-0. Njė pjesė e parė e fituar me meritė nga formacioni shkodran.

    Pjesa e dytė

    46’ Tirana e nis me tri ndėrrime pjesėn e dytė. Maqedonasi Sasho Gjoreski hyn nė vend tė Duros, Arapi nė vend tė Sinės dhe Hajdari nė vend tė Vrapit.

    48’ Xhafaj nė tė majtė tė sulmit tė Tiranės hodhi njė top pėr Fortuzin, por vetėm goditje kėndi pėr bardhblutė. Njė rast i mirė, por i pamjaftueshėm.

    50’ Veprime tė zgjuara tė Mohelebit, topi pėrplaset nė dorėn e njė mbrojtėsi shkodran, por gjyqtari vazhdon lojėn.

    64’ Goditje kėndi pėr Tiranėn. Topi arin tė Mohelebi, i cili fiton njė tjetėr goditje kendi.

    65’ Hyka ndėshkohet me karton tė verdhe pėr Jahmir Hykėn, pėr njė veprim simulimi brenda zonės, teksa fantazisti i kombėtares kėrkoi penallti. Asnjė protestė nga Hyka.

    66’ Mohelebi ndėshkohet me karton tė verdhė pėr njė faull tė dukshėm ndaj futbollistit shkodran Suad Lici.

    71’ Ilir Nallbani kryen disa veprime indididuale, por topi i goditur nga kosovari i Vllaznisė ishte i dobėt.

    73’ Admir Teli ndėshkohet me karton tė verdhė.

    76’ Gjoreski humbi njė rast tė mirė, kur maqedonasi mori njė top nga Hyka,por brenda zonės goditi nė gjysmėlartėsi jashtė kuadratit.

    78’ Sukaj fiton njė goditje dėnimi nė dyluftim me Kcirėn. Lici ekzekuton nga 25 metra nė pozicion tė prirėt, gjuajtja e fuqishme e ish-lojtarit tė Tiranės, pritet nė dy kohė nga portieri bardheblu Osmani.

    80’ Mohelebi proteston ndaj njė faulli, duke sjellė edhe skenėn eparė tė shėmtuar nė “Ruzhdi Bizhuta”. Njė minipėrleshje e vogėl midis lojtarėve. Gjyqtari ndėshkon me karton tė verdhė Mohelebin, Kartoni i tij i dytė i verdheė dhe automatikisht i kuq. Tirana me dhjetė lotjarė.

    81’ Erion Hoti zė vendin e Nallbanit tė dėmtuar.

    89’ Arapi me njė goditje me tė majtėn nga 25 metea vė nė provė portierin veteran Grima, por pa problem pėr kapitenin e Vllaznisė.

    90’ Gjyqtari jep tri minuta shtesė.

    90+3. Vllaznia fiton 2-0, duke e fituar trofeun e kupės sė Shqipėrisė pas 21 vjetėsh. Pėr herė tė 6-tė Kupa e Shqipėrisė i takon Vllaznisė. Mijėra tifozė shkodranė nė “Ruzhdi Bizhuta”. Heronj kuqeblu nga kapiteni Armir Grima e deri te Xhevair Sukaj, nga Safet Osja te Gilman Lika, nga kongolezi Sasha Delain te kosovari Ilir Nallbani.

    Tribuna Vip

    Presidenti i Republikės, Bamir Topi me bashkėshorten e tij ishte edhe “maja” e tribunės VIP nė “Ruzhdi Bizhuta”. Kreu i FSHF-sė, Armand Duka, trajneri i Kombėtares U-21, Artan Bushati, presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, katėr donatorėt e Tiranės: Agron Papuli, Refik Halili, Avni Nuri e Shefikat Ngjela. Kryetari i Bashkisė sė Elbasanit, Qazim Sejdini, presidenti i Elbasanit, Arben Laze dhe njė numėr i madh presidentėsh tė klubeve tė Superligės, trajnerė ekipesh dhe lojtarė tė shquar.

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 10:53