Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Talentet e futbollit dhe "Muri i Berlinit"

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Talentet e futbollit dhe "Muri i Berlinit"

    Mesazh nga stilltoni prej Thu May 01 2008, 16:51

    Talentet shqiptare tė futbollit prej vitesh po provojnė jashtė dhe brenda Shqipėrisė njė lloj pengese pėr t'u pėrshfaqur, ose pėr t'u konturuar, qė pėrngjan me njė lloj muri tė lartė, siē ishte pėr 44 vjet Muri i lartė i Berlinit pėr gjermanėt lindorė dhe perėndimorė. Po e bėj kėtė lloj qasjeje nisur nga kushtet aspak tė mira qė ekzistojnė nė Shqipėri pėr talentet e shumta shqiptare. E kam fjalėn jo vetėm pėr kushtet skandaloze nė tė cilat stėrviten breznitė shqiptare tė tė gjitha moshave, duke pėrfshirė edhe ekipet e tė rriturve, por edhe pėr klimėn psiko‑pedagogjike, aftėsitė profesionale tė stėrvitėsve tė tyre, konkurrencėn jo tė vogėl tė pandershme gjatė viteve tė "pėrleshjeve" pėr tė dalė "mbi ujė" futbollistėt e vėrtetė, ku nė disa raste, siē pėrflitet, tė pasurit japin para pėr fėmijėt e tyre pėr t'i futur nė formacion, ku eliminimet e talenteve deri nė ekipet pėrfaqėsuese bėhen nė disa raste edhe me mik edhe me para etj.

    Njė specialist cilėsor i futbollit po tregonte njė ditė se "u morėn 5‑6 futbollistė nė njė ekip pėrfaqėsues moshash, qė ne vėrtet i mbanim talente tė provuara me tregues pranė dhe ngjitas me maksimalen moshore dhe pas dy-tre muajsh, pėr ēudi, dolėn nga lista(!!!). Mendoje vetė se cila ka qenė arsyeja, ndaj mendoj, tha ai, se pėrveē trajnerit tė pėrfaqėsueses sė tė rriturve edhe trajnerėt e moshave duhet tė ketė edhe tė huaj, pasi ata nuk duan t'ia dinė se i kujt ėshtė ky futbollist, i X-it apo i Y-it." Sidoqoftė, duke e dėgjuar me vėmendje specialistin pėr argumentet qė mė tregonte, e quajta njė lloj "Problem solving" (zgjidhje problemi ėshtė njė shkencė shumė efektive nė botė pėr zgjidhjen e problemeve tė ndryshme), ndonėse alternativa shqiptare e trajnerėve tė moshave ka qenė gjithmonė prezente nė Shqipėri, ndonėse nė vendet me futboll tė zhvilluar moshat pėrgjithėsisht i trajnojnė vendėsit (ndryshe nga pėrfaqėsueset e tė rriturve, ku nė mjaft shtete ka trajnerė tė huaj). Pėr mendimin tim, kėtė koracė tė dėshirės sė talenteve shqiptare pėr zhvillim dhe pamundėsisė sė plotė tė tyre pėr ecje e zhvillim progresues tė talentit tė tyre e ka shteti shqiptar, i cili nuk u ka krijuar dhe nuk po u krijon atyre kushtet mė elementare pėr t'u stėrvitur, qė, pėrveēse nuk po investon pėr ndėrtime terrenesh tė reja apo rikonstruksionin e tyre, po lejon shkatėrrimin edhe tė atyre pak terreneve, duke ua blatuar firmave "tė pėrbindshme" ndėrtuese, sikur tė ishin moēalishte. Dhe shteti pėrfshin jo vetėm atė qendrorin, tė Tiranės, por edhe bashkitė e qyteteve tė ndryshme tė Shqipėrisė. Pa dyshim qė nė problemet e trajningut shqiptar ka njė dozė jo tė vogėl faji FSHF‑ja, e cila merret me menaxhimin e futbollit tė tė gjitha moshave nė Shqipėri. Gjithėfarėlloj trajnerėsh me dije e pa dije, sanguinė apo flegmatikė, parallinj apo tė varfėr, pa licensė apo ruajna Zot me licensė, gropsa tė parasė apo tė ndershėm, ravijėzojnė konturet e trajningut shqiptar, qė stėrvit talentet apo jotalentet nė Shqipėri.

    Kam takuar disa prindėr, tė cilėt ankoheshin pėr kushtet nė tė cilat stėrviten bijtė e tyre dhe zgjidhjen e kėrkonin vetėm jashtė shtetit, ndonėse, siē dihet, ka jo pak vėshtirėsi pėr t'u integruar jashtė shtetit nė moshat 14‑18 vjeē. Vėshtirėsitė ekonomike tė shqiptarėve pas viteve '80 bėnė qė shumė shqiptarė tė emigrojnė jashtė Shqipėrisė dhe atje fėmijėt e tyre po krijojnė fizionominė e talenteve tė mėdha. Por ēfarė po ndodh? Tė joshur nga kushtet shumė tė mira, paratė e fituara ose qė do tė fitojnė, por edhe nga emri i pėrfaqėsueses nė vendet ku ato jetojnė, nuk kanė dėshirė qė tė pėrfaqėsojnė Shqipėrinė. Rasti i Sotir Ninit, shqiptarit himariot, talent nė ekipin mė tė famshėm grek Panathinaikos, qė nuk denjon t'i pėrgjigjet ftesės shqiptare qė para njė apo dy vjetėsh nė ekipet pėrfaqėsuese. Edgar Ēani, shqiptari nga Tirana, qė pėr dy muaj e njėzet ditė mbush 19 vjeē, luajti nė ndeshjen e kampionatit tė Serisė A, Palermo‑Atalanta, nė rolin e sulmuesit pėr 17 minuta dhe mediat italiane e katapultojnė nė "qiellin futbollistik" tė Bobo Vierit tė dikurshėm, por edhe si zėvendėsues tė tij. Gjiganti shqiptar ftesave tė ekipit pėrfaqėsues tė tė rinjve tė Shqipėrisė, pra edhe tė FSHF‑sė, nuk i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht, sepse, siē duket, preferon Italinė e madhe. Por lind pyetja: Cili pėrfaqėsues zyrtar ka shkuar kėto vite pėr tė biseduar me tė, apo pėr t'u interesuar direkt atje? Zor se ka shkuar ndokush. Telefonat apo fakset janė tejet tė ndryshme me bisedimet kokė mė kokė me tė dhe prindėrit e tij. Ne kujtohemi pėr talentet tanė kur shpėrthejnė jashtė dhe duam t'i marrim pa kurrfarė interesimi apo pune bindėse e komunikuese. Ne nuk kemi projekte tė qarta nė kokė pėr nacionalizimin e tyre nė pėrfaqėsueset tona. Edhe zyrtarėt tanė mė tė lartė tė futbollit duhet tė shpenzojnė mė shumė para dhe kohė (ėshtė punė direkt e tyre) pėr tė shkuar nė vend pėr tė biseduar me ta. Karriget shkojnė e vijnė, ndėrsa yjet mbeten yje dhe kanė edhe ato tekat e tyre dhe pse jo normale. Ndėrsa ajo qė mė bėri pėrshtypje ishte rasti i mesfushorit tė talentuar nga Kuēova, 18‑vjeēarit Gerti Malaj, i cili ėshtė kapiten i kampiones sė tė rinjve tė Spanjės, Deportivo La Korunjės, dhe para disa muajsh qenka provuar nga ekspertėt tanė tė pėrfaqėsueses 19‑vjeēare dhe paska rezultuar i pavlefshėm (!!!). Ky ėshtė absurditet. Po ku ėshtė Spanja nė futboll e ku jemi ne, ku ėshtė pėrgatitja fizike e tekniko‑taktike e futbollit spanjoll me atė shqiptar!

    Zotėrinj tė trajningut shqiptar, siē e dini, njė futbollist spanjoll i moshės mbi 18 vjeē vrapon nga 8 mijė deri nė 11 mijė metra nė njė ndeshje futbolli, sepse stėrvitja e tė rinjve me tė rriturit nė Spanjė ėshtė e njėjtė, ose thuajse e njėjtė. Aq sa vrapon njė futbollist yni mė i pėrgatitur pėr 90 minuta nė superligė, nė Spanjė e gjetkė e kryen nė 58 apo 60 minuta. Sukseset e skuadrės sė Osasunės nė kampionatin spanjoll nė vitet 2005‑2006 (shkoi deri nė vendin e katėrt) erdhėn edhe si rezultat i futjes sė ngarkesės sė njėjtė nga trajneri i tė rriturve edhe tek tė rinjtė. Nė ndeshjen e parė gjysmėfinale tė Champions League midis Liverpulit dhe Ēelsit tė Londrės (1‑1) nė minutėn e 75-tė, kur holandezi Babėl u zėvendėsua nga izraeliti Jusi Benajun, kishte vrapuar 8052 metra. Sidoqoftė, selektimi ėshtė e drejtė vetėm e trajnerėve, veēse "zbulimi" i njė talenti nga shqiptarėt nuk ėshtė shpeshtėsi, sepse kur shtetet e tjera tė hyjnė fuqishėm pėr ta marrė, kanė mė shumė kredite se ne nga tė gjitha pikėpamjet. Tė paktėn kanė mė shumė para, pa pėrmendur kėtu joshjet e tjera tė famės e argėtimeve tejet tunduese.

    Trajneri Ari Han, i pranishėm nė derbin Partizani‑Tirana, ka pėlqyer lojėn e Bakajt dhe Hykės, madje ka pasur njė bisedė me ta, gjė qė na bėn pak optimistė pėr dy talentet shqiptare, qė tashmė e kanė kapėrcyer "murin". Holandezi duhet tė vrapojė vetė me stafin e tij pėr tė zbuluar talente tė reja, qė nuk i kanė zbuluar akoma shqiptarėt, pa harruar edhe Shqipėrinė. Ai mund tė ndihmojė nė shqyerjen sadopak tė "Murit tė Berlinit"...
    Nga Irfan RAMA
    sporti shqiptar

      Ora ėshtė Mon Dec 05 2016, 01:20