Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Tre skuadra pėr dy vende, asnjė ndeshje direkte

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Tre skuadra pėr dy vende, asnjė ndeshje direkte

    Mesazh nga stilltoni prej Thu May 01 2008, 16:49

    Tre skuadra pėr dy vende, asnjė ndeshje direkte
    1 Maj Teuta, Kastrioti dhe Besėlidhja duhet tė bėjnė llogari vetėm te forcat e veta nėse duan qė tė shpėtojnė nė fund tė kėitj edicioni, megjithatė edhe kjo mund tė mos mjaftojė pėr tė shkuar te suksesi duke pasur parasysh qė nuk do tė ketė asnjė ndeshje direkte mes palėve qė mund tė pėrcaktojė edhe verdiktin.

    Teuta – nė fazėn e dytė dhe tė tretė skuadra durrsake ka bėrė njė ngjitje nė lojėn e saj. Vendimtare ka qenė padyshim merkato e dimrit dhe marrja e disa futbollistėve nga Dinamo. Tani Teuta ka shumė shanse pėr tė mos shkuar drejt rėnies direkte. Ndeshjen e radhės e ka nė Peqin, n- njė fushė ku tė gjithė bien, por njėkohėsisht nė njė fushė e cila ka shprehur simpatinė e saj pėr Durrėsin dhe qėndrimin e skuadrės sė futbollit nė Superiore. Ndoshta peqinasit e vėnė dorėn nė zemėr Mė pas Teuta ka tri ndeshje me Elbasanin, Tiranėn dhe Besėn. Nga kėto tre skuadra nė objektiva nė kampionat duket se ėshtė vetėm Besa, por nė javė te fundit ndoshta kavajasit kanė siguruar daljen nė intertoto.

    Kastrioti – Moralisht meriton tė qėndrojė. Ka futbollistė cilėsorė, mė ka zhvilluar ndeshje interesante dhe pėrveē kėsaj nuk ka luajtur asnjė ndeshje nė fushėn e saj, pasi ėshtė nė rikonstruksion e sipėr. Problemi ėshtė qė Kastrioti ndeshjen e radhės e ka nė Vlorė, kundrejt njė skuadre qė duhet tė marrė tė paktėn njė pikė pėr tė qėndruar nė Superiore. Mė pas pret Peqinin, luan me Elbasanin dhe nė fund me Tiranėn. Nė letėr duken ndeshje shumė tė vėshtira. Megjithatė Kastrioti shpesh ėshtė parė i madh ndaj tė mėdhenjve.

    Besėlidhja – mė pak e favorizuar. Ka njė ndeshje shumė tė vėshtirė me Besėn pas dy javėsh dhe kavajasit do tė duan qė nė ndeshjen e parafundit tė kampionatit nė fushėn e tyre tė sigurojnė Interotton. Ai tripikėsh mund t’i heqė shumė Besėlidhjes.

    Tė tretėt – Nuk varet gjithēka nga ata dhe kjo ėshtė e natyrshme. Tė gjitha skuadrat kanė premtuar moral dhe futboll, megjithatė kur nė mes janė njerėzit janė edhe preferencat. Pėr momentin disa aleanca dhe mund tė hamendėsohen, megjithatė ndonjė rival pėr tė dalė i druhet faktit qė ndonjė skuadėr e painteresuar do tė luajė fort kundėr saj pikėrisht pėr t’i bėrė nder rivales tjetėr. Kjo ėshtė frika mė e madhe. Njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė histori do tė luajė Shkumbini. Peqinasit do tė presin Durrėsin dhe mė pas do tė luajnė me Krujėn. Nėse vėrtet janė shfaqur si fitues moralė tė kampionatit duhet tė vijojnė ta tregojnė njė gjė tė tillė. Interesante do tė jetė edhe pozicioni i Tiranės. Nėse Tirana fiton kupėn e Shqipėrisė mund tė mos jetė e motivuar nė tre takimet e fundit teksa do luajė pikėrisht me tre ekipet qė mund tė bien. Nėse humbet finalen e Kupės Tirana mund tė risynojė vendin e tretė nė rendijte dhe mund ta shfryjė mllefin e njė eidcioni pa trofe pikėrisht nė kėto ekipe. Elbasani, nga ana tjetėr mund tė luajė “si tė dojė” pasi pėr momnentin nuk lufton mė pėr asnjė objektiv. Tė voglat kėrkojnė njė gjė: ”Nėse ka ndėrmend tė tolerohet, mė mirė tė bėhet nė bllok.

    Skema – e kampionatit e ka rritur ndjeshėm rivalitetin. Me njė skuadėr tashmė tė eklipsuar nė vendin e fundit tre skuadrat nuk mund tė ankohen pėr favorizime. Sepse tanimė ndeshjet direkte kanė mbaruar dhe nėse do tė ketė “histori” tė tilla ato mund tė ndodhin nė bllok. Skuadra qė ka arritur tė grumbullojė mė shumė pikė nė ndeshjet direkt tė kėsaj faze ėshtė Teuta, e cila ka arritur t’i marrė Besėlidhjes njė fitore nė Durrės. Njė skuadėr nga kėto tė treja do tė bjerė direkt nga kategoria superiore, ndėrkohė qė dy skuadrat e tjera do tė luajnė play out me dy ekipe tė Kategorisė sė parė. Duke parė nivelin aty nuk mund tė jetė kurrėsesi njė “lojė fėmijėsh”.
    sport ekspres

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:37