Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


4 posters

    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta Empty JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta

    Mesazh nga stilltoni Thu May 01 2008, 16:46

    SHKUMBINI DO TE PERBLLET ME TEUTEN E CILA RREZIKON TE BJERE NE KATEGORIN E PARE. DO TE ARRIJE TEUTA TE MARRE NJE PIKE NE PEQIN APO SHKUMBINI DO TREGOHET SI GJITHMONE KERKUES PER FITORE.
    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta Empty Isai: Nuk bėjmė lėshime

    Mesazh nga stilltoni Thu May 01 2008, 16:47

    Futboll

    Isaj: Nuk bėjmė lėshime
    1 Maj Shkumbini, pas fitores me Besėlidhjen, mė tepėr se te ndeshja e radhės “shtėpiake” me Teutėn, e ka mendjen te futja nė grupin e gjashtė skuadrave tė para. Pėr tė kaluar nė kėtė grup, peqinasit kanė nevojė dhe pėr pikė tė tjera, tri prej tė cilave, edhe sipas sekretarit tė klubit, Astrit Isaj, janė tė mundshme pėr t’u marrė nė ndeshjen e kėsaj fundjave, me Teutėn. Por bardhekaltėrit duhet t’i bėjnė mirė llogaritė pėr ta arritur kėtė objektiv, sidomos pėr dy ndeshjet qė do luajnė jashtė shtėpisė sė tyre. “Pas fitores sė pritshme me Teutėn, ? thotė Isaj, ? llogaritė duhet t’i bėjmė mirė jo vetėm ne, por edhe skuadrat e tjera, tė cilat janė mė lart nė renditje”. “E rėndėsishme pėr ne ? vijon mė tej Isaj, ? ėshtė se futbollistėt, megjithėse janė ndeshjet e fundit tė sezonit, kanė rritur nė mėnyrė tė ndjeshme motivimin e mobilizimin, pėr tė bėrė paraqitje tė mira dhe rezultative edhe nė transferta. Njė gjė e tillė u vu re dhe nė ndeshjen ndaj Besėlidhjes”. Me kėtė qė thotė, Isaj le tė kuptohet se Shkumbini do tė luajė fort e me ambicie edhe nė dy ndeshjet nė transfertė. Megjithatė, sekretari peqinas ka mendimin se Shkumbini do tė ketė pėrballje mjaft tė vėshtira deri nė fund tė kampionatit. Duke folur pėr ndeshjen e kaluar, nė Lezhė, Isaj nėnvizon faktin se fitorja atje kishte jo vetėm vlerėn e tri pikėve, por luajti rol dhe nė ngritjen e moralit tė skuadrės. “Futbollistėt tanė dhanė maksimumin, por mė duhet tė pranoj se pėrballuam njė presion tė madh pėr rreth 60 minuta nga vendasit”.



    Tė shtunėn, Shkumbini do tė pėrballet nė Peqin me Teutėn, njė tjetėr skuadėr qė po pėrpiqet tė mbijetojė nė superiore. Nė dy ndeshjet e zhvilluara nė kėtė sezon mes tyre, skuadra peqinase ka marrė katėr pikė, pasi ka barazuar nė “Niko Dovana” dhe ka fituar nė fushėn e saj. Por tė shtunėn Shkumbini do tė kėrkojė fitoren e radhės, pėr tė pretenduar tė ngjisė shkallėt mė lart. “Edhe ndaj Teutės, nė fundjavė, do tė luajmė mjaft tė motivuar dhe tė karikuar” thotė zyrtari i klubit peqinas. “Teuta, pavarėsisht nga synimet qė ajo ka, do tė kalohet lehtėsisht dhe kėtė e mbėshtes nė moralin qė ka skuadra jonė dhe gjendjen optimale qė gėzon”. Pra, Isaj thotė shkurt se Shkumbinit kjo ndeshje i duhet e fituar, edhe pse mund tė dėmtojė skuadrėn durrsake, qė ndodhet nė pozita jo tė mira nė tabelėn e klasifikimit. “Na duhet e fituar kjo ndeshje, pasi ēdo rezultat tjetėr na pengon arritjen e objektivit” thotė sekretari peqinas. Shkumbini ka njė pikė mė pak se Vllaznia e vendit tė gjashtė. Pozita ėshtė e favorshme, jo vetėm pėr tė ruajtur diferencėn, por edhe pėr ta shuajtur atė nė javėt e tjera. “Tė gjitha llogaritė qė bėjmė, ? shpjegon Isaj, ? tregojnė se jemi pėrpara njė beteje, ku duhet medoemos tė fitojmė pikėt, tė cilat na afrojnė mė shumė me gjashtė skuadrat e para”. Ndaj, sekretari i klubit kėmbėngul qė nė kėtė ndeshje, ndaj Teutės, duhet marrė maksimumi, si njė shans qė u jepet peqinasve pėr tė ruajtur vazhdimėsinė e ndeshjeve pozitive, duke shkuar drejt realizimit tė objektivit final. Gjithsesi, ndeshja pritet tė jetė interesante, nė kushtet kur peqinasit luajnė me njė skuadėr, e cila ndodhet nė vendet e fundit tė renditjes dhe rrezikon rėnien nga superiorja.

    sport ekspres
    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta Empty Re: JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Thu May 01 2008, 18:24

    Shkumbini-Teuta 16:30

    Gjyqtarė: B. Pashaj, G. Qirici - S. Avdo
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta Empty Re: JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta

    Mesazh nga polskaALB Sat May 03 2008, 14:50

    Gugash Magani: Nuk duam tė gabojmė mė

    Bardhekaltėrit e Shkumbinit sot do tė pėrballen me skuadrėn durrsake. Ndonėse pozitat e Teutės nė tabelėn e klasifikimit e detyrojnė atė tė luajė medoemos pėr tė siguruar trepikėshin, futbollistėt e skudrės peqinase nuk kanė ndėrmend tė ndėrpresin serinė e ndeshjeve pozitive, jo vetėm pėrsa i pėrket rezultatit por dhe cilėsisė sė lojės. Ashtu si dhe nė dy ndeshjet e mėparshme midis tyre, edhe nė kėtė tė tretėn Shkumbini do tė luajė me tė njėjtin mobilizim nė fushėn e lojės. Kėtė e pohon edhe tekniku i skuadrės peqinase. “Kundėrshtari i radhės, me tė vėrtetė vjen nė pėrballjen me ne nga njė pozitė aspak e kėndshme ? thotė Magani. ? Pozicioni nė vendet e fundit nė renditje si dhe pėrfshirja nė luftėn pėr mbijetesė nė superiore, flasin qartė pėr situatėn e vėshtirė nė tė cilėn ndodhet kjo skuadėr. Megjithatė, ne nuk do ta nėnvlerėsojmė, pėrkundrazi, gjatė 90 minutave do tė luajmė si nė dy ndeshjet e fundit, ndaj Dinamos dhe Besėlidhjes. Objektivi ynė ėshtė vetėm fitorjan nė fushėn e lojės por dhe pėr tė marrė rezultatin e dėshiruar qė pėr ne do tė jetė vetėm fitorja” nėnvizon Magani. Duke vlerėsuar skuadrėn durrsake, Magani pranon se “Teuta nė pėrbėrjen e saj ka mjaft lojtarė cilėsorė dhe nė ndeshjet e fundit e ka pėrmirėsuar nė mėnyrė tė dukshme nivelin e lojės, duke arriur edhe rezultate pozitive”. Sipas tij, pika mė e fortė e skuadrės durrsake ėshtė sulmi, ndaj mbrojtja peqinase duhet tė tregohet tepėr e kujdesshme. Domosdoshmėria pėr t’i thėnė “ndal” thellimit tė diferencės sė pikėve me gjashtė skuadrat e para nė renditje, e detyron Shkumbinin tė luajė nė kėtė ndeshje vetėm pėr fitore. Ndėrkohė, situata nė kampin peqinas paraqitet shumė optimiste. Psikollogjikish skuadra ndihet mirė pas fitores sė arritur javėn e kaluar nė Lezhė, ndaj Besėlidhjes. Pavarėsisht se ndodhen nė vendin e shtatė, peqinasit nuk i kanė humbur shpresat pėr t’u ngjitur me lart, pėr mė tepėr qė diferenca me Vllazninė ėshtė vetėm njė pikė. “E dimė qė pėr tė realizuar objektivin, pra pėr tė qenė nė grupin e gjashtė skuadrave tė para, do tė na duhet tė marrim dhe fitore tė tjera. Natyrisht, nuk do tė jetė e lehtė, por ne kemi dėshirėn e ambicien e duhur dhe ndeshja e radhės, me Teutėn, do tė jetė njė rast mjaft i mirė pėr tė treguar vlerat tona. Shkurt, nuk duam tė gabojmė nė kėtė ndeshje” thekson Magani. Peqinasit janė tė bindur se do tė bėjnė mė tė mirėn, pėr tė fituar trepikėshin e pėr tė kėnaqur tifozerinė me lojė tė mirė. “Pėr ne ēdo ndeshje ka vlerėn e tri pikėve. Si ndaj kryesuesve apo dhe atyre tė fundit, pikėt njėlloj janė. Prandaj ne do tė futemi nė fushėn e lojės pėr tė marrė fitoren, sepse Shkumbini kėrkon tė ngjisė shkallėt” pėrfundon tekniku Magani.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta Empty Re: JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta

    Mesazh nga polskaALB Sat May 03 2008, 14:52

    Gega: Mė tė mirėn, pėr tė marrė pikėt

    Nė pozicionin delikat, ku ndodhet skuadra durrsake, sot do tė ndeshet nė Peqin ndaj Shkumbinit, me synimin pėr tė mos dalė pa pikė nga fusha e lojės. Nė seancėn e fundit stėrvitore, Mile dhe stafi i tij kanė punuar me skuadrėn kryesisht nė planin taktik, pasi me shumė mundėsi, nė formacionin e sotėm tė Teutės mund tė ketė disa lėvizje, kryesisht nė mesfushė apo dhe nė sulm, nėse Vangjel Mile nuk do tė aktivizohet. Njė prej golshėnuesve tė skuadrės bregdetare, Ermal Gega, komenton atmosferėn qė zotėron te Teuta, nė prag tė kėsaj transferte tė vėshtirė. “Skuadra ėshtė nė gjendje tė mirė dhe kjo na jep besim qė pėrballė Shkumbinit tė marrin njė rezultat pozitiv. Do tė jetė njė ndeshje jo e lehtė, por dėshira pėr t’iu shkėputur fundit tė tabelės na ka motivuar, pėr tė bėrė mė tė mirėn nė fushėn e lojės, me shpresėn pėr tė marrė pikėt”, thotė Gega.

    Dėshira pėr tė luajtur mė shumė ? Gega ka shėnuar katėr gola gjatė kėtij kampionati, por forma jo e mirė fizike ka bėrė qė ai tė mos aktivizohet shumė nė ndeshjet e fundit. Sulmuesi lezhjan e ka vuajtur disi stolin, ndėrsa ėshtė i mendimit se po i rikthehet gjendjes mė tė mirė, ndaj dhe shpreson qė, duke nisur nga pėrballja e sotme, tė jetė mė shpesh nė fushė. “Ndonėse ende nuk jemi njohur me formacionin ? shprehet Gega, ? kam besim se nė Peqin do tė aktivizohem mė shumė. Unė kam pranuar dhe do tė pranoj gjithnjė ēdo vendim tė trajnerit Mile, pasi ai ėshtė nga ata, qė u jep mundėsinė tė gjithėve tė tregojnė vlerat e tyre. Unė po punoj shumė gjatė kėsaj periudhe, ndaj dhe shpresoj tė aktivizohem diēka mė tepėr, nė mėnyrė qė tė kthehem tek goli dhe tė ndihmoj skuadrėn nė arritjen e objektivave”.

    Vlerėsim maksimal kundėrshtarit ? Skuadra durrsake nuk ka fituar ndaj Shkumbinit nė kėtė sezon, duke i marrė vetėm njė pikė nė sfidėn e fazės sė parė, nė “Niko Dovana”. Djemtė e Miles shpresojnė qė kėtė herė tė ndodhė ndryshe, pasi nė kėto momente pikėt janė si “oksigjen” pėr Teutėn. “Peqinasit do tė luftojnė pėr trepikėshin, ndaj do tė duhet tė djersisim shumė pėr tė siguruar njė rezultat pozitiv pikėt, qė tė sigurojmė mbijetesėn nė kategorinė superiore”
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta Empty Re: JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta

    Mesazh nga polskaALB Sat May 03 2008, 15:04

    Magani: Respekt e kujdes me Teutėn

    Ndonėse kalendari pėr Shkumbinin duket tepėr tėrheqės dhe nė dukje i lehtė, peqinasit janė duke menduar seriozisht pėr kėto takime pėr tė bėrė
    kujdes, pasi kundėrshtarėt e radhės sė tyre nuk kanė ē’tė humbin. Kėtė radhė pėrballja ėshtė me Teutėn, ekip tashmė mėse i rrezikuar pėr njė rėnie tė mundshme nga kategoria, ku distanca nga ndjekėsit e tyre mė tė
    afėrt ėshtė vetėm njė tripikėsh.Ndonėse peqinasit arritėn njė fitore tė rėndėsishme kundėr lezhjanėve, kjo nuk ka qenėaspak njė dhuratė pėr
    durrsakėt, por njė detyrim pėr vazhdimėsinė e Shkumbinit. Me kėtė mendim duket se bardhekaltėrtit do tė zbresin sot nė fushėn e tyre, ku
    paralel me kujdesin dhe mosnėnvlerėsimin e kundėrshtarit, ata do tė kėrkojnė rezultatin pozitiv tė radhės. Nė prag tė kėsaj sfide, trajneri Magani shprehet pėr “Panorama Sport”: “Fitorja qė kemi arritur fundjavėn e kaluar nė transfertėn e vėshtirė tė Lezhės nuk ka qenė me qėllim pėr tė ndihmuar Teutėn, por tė arrinim tė thyenim tabunė tonė nė transfertė dhe pėr tė ruajtur ecuri pozitive nė javėt nė vazhdim. E kemi parė me kujdes kalendarin deri nė fund dhe i kemi vėnė qėllim vetes tė luftojmė qė tė arrijmė tė marrim sa mė shumė rezultate pozitive.Do tė shohim nė ēdo moment interesat tona, prandaj do tė vlerėsojmė mė sė miri kėtė takim. Mė vjen keq qė njė ekip me tradita si Teuta gjendet nė kėtė pozicion,
    por nė kėtė ndeshje u kam kėrkuar djemve qė tė bėjnė kujdes ndaj kundėrsulmeve tė kundėrshtarit dhe impenjimit tė tyre, pasi ata do tė kėrkojnė maksimalen me ēdo kusht. Nga ana tjetėr e dimė se duhet t’u pėrgjigjemi atyre, duke arritur fitoren si rezultatin mė tė mundshėm. Kemi tė gjitha mundėsitė pėr t’ia arritur rezultatit pozitiv, duke parė qetėsinė e kolektivitetin qė ekziston te grupi i lojtarėve”, ka pėrfunduar tekniku Magani.

    Nga Panorama Sport
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta Empty Re: JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta

    Mesazh nga polskaALB Sat May 03 2008, 15:05

    FORMACIONI I MUNDSHEM

    Llani;- Pashja, Xhyra,Dabulla, Ndoni;- Qorri,Byzhyti, Shenaj; Nora,-Dalipi, Dervishi
    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta Empty Re: JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta

    Mesazh nga stilltoni Sat May 03 2008, 19:38

    Shkumbini Pe 3 - 0 Teuta Durres
    Besa Kavaje 0 - 1 Partizani Ti
    Flamurtari V 1 - 0 Kastrioti Kr
    KS Elbasani 3 - 0 Beselidhja L
    SK Tirana 1-2 Dinamo Tiran
    Vllaznia Shk 2-1 Skenderbeu K
    tapa
    tapa
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 11
    Registration date : 06/08/2007

    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta Empty Re: JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta

    Mesazh nga tapa Sun May 04 2008, 10:08

    mire ja bom teutes edhe Inshallah dalin legenat se perhere kan bo hile me shkumbinin...
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta Empty Re: JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta

    Mesazh nga polskaALB Sun May 04 2008, 11:58

    po pra...tamon ashtu eshte tape...vetem duke ble ndeshje ngelen....
    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta Empty Re: JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Fri May 09 2008, 13:27

    me durrsin na nderun cunat...ishalla vitin tjeter nuk do e shohim ne superlig kte ekip diletantesh...

    Sponsored content


    JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta Empty Re: JAVA 30 / SHKUMBINI-Teuta

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 01:25