Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shkumbini, sezon i pėrfunduar pėr Jakimovskin

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Shkumbini, sezon i pėrfunduar pėr Jakimovskin Empty Shkumbini, sezon i pėrfunduar pėr Jakimovskin

    Mesazh nga stilltoni Tue Apr 22 2008, 11:16

    Dėmtimi i pėsuar nė takimin ndaj Dinamos ka shėnuar edhe fundin e kampionatit pėr maqedonasin
    Duket se asgjė nuk i ka shkuar mbarė lojtarit maqedonas,
    Jakimovski, tek ekipi i Shkumbinit qė mbas fitimit
    tė sė drejtės pėr t’u larguar nga Apolonia e Fierit
    dhe pėr t’u aktivizuar me Shkumbinin gjatė kėtij sezoni.
    Edhe pse u kėrkua me ngulm nga peqinasit, hapėsirat
    pėr tė nė formacionin bazė tė trajnerit Magani ishin
    shumė tė pakta. Lojtari gjatė kėtij sezoni ėshtė aktivizuar
    me pikatore nė formacionin titullar tė peqinasve,
    kjo edhe pėr shkak tė cilėsive tepėr sulmuese tė kėtij
    lojtari, i cili nuk arrinte tė pėrmbushte detyrat mbrojtėse
    tė kėrkuara nga tekniku. Kjo e ka lėnė Jakimovskin disi
    nė hije gjatė kėtij kampionati, ku nė tė shumtėn e kohės
    ėshtė dashur tė mėsohet me pankinat. Megjithatė mesfushori
    maqedonas ėshtė aktivizuar nga Magani nė pėr-
    balljen me Dinamon, por rreshtimi i tij nė formacionin
    bazė nė takimin e fundit ka ardhur pėr shkak tė skualifikimit
    tė Arlind Norės, duke i dhėnė mundėsi maqedonasit
    tė shprehė vlerat e tij. Mirėpo kanė mjaftuar vetėm
    40 minuta nė fushėn e lojės, qė pėr lojtarin tė konfirmohej
    se nuk ishte njė sezon me shumė fat. Njė pėrplasje
    me mesfushorin e Dinamos, Bekim Kuli, ka detyruar Jakimovskin
    tė lėrė fushėn e lojės me barelė. Mbas kontrolleve
    tė para tė kryera nė gju, mėsohet se ai ka pėsuar njė
    dėmtim tė rėndė tė ligamenteve nė gjurin e majtė, gjė qė
    ėshtė konfirmuar edhe nga stafi mjekėsor i klubit. Kjo
    do tė thotė, edhe mbyllje e parakohshme e sezonit pėr
    mesfushorin.
    Lulzim Resuli
    panorama sport.

      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 08:51