Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    ISMAILI - EDHE BRAZILI TE VIJE NE PEQIN, UNE DO TA VEJE 1.

    Share

    paolo rossi

    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    ISMAILI - EDHE BRAZILI TE VIJE NE PEQIN, UNE DO TA VEJE 1.

    Mesazh nga paolo rossi prej Thu Apr 17 2008, 01:12

    PRESIDENTI ISMAILI - NE PEQIN EDHE BRAZILI TE VIJE NUK FITON DHE UNE DO TE THEM VETEM 1
    Pyetje - z.Ismaili skuadra juaj ndaj Partizanit beri nje rezistence te forte, pa bere asnje lloj tolerimi.
    Pergjigje Ismili: - Siē e kemi theksuar dhe here te tjera ne nuk jemi perfshire dhe nuk do te perfshihemi ne keto situata. Bindja ime e plote dhe e te gjithe stafit drejues te Shkumbinit, eshte qe kampion te dale skuadra qe e meriton dhe jo ekipi qe ia dhuron titullin. Une jam totalisht kundra e ēdo insinuate, e ju garantoj, meqenese jam dhe perfaqesues i Shkumbinit, ai fenomen nuk do te ndodhe.
    Pyetje - Ka shume zera qe ndeshja me Dinamon do te kete tolerime, pa paragjykuar ēfare do te ndodhe te shtunen ne Peqin.
    Pergjigje Ismaili: - Ne futboll ndodhin te tre rezultatet, fitore, barazim, humbje. Ekipi jone e ka moralin shume te larte dhe ne do te synojme per rezultatin 1, e per kete te keni bindje te plote qe do te kete vetem 1 vetem fitore per ne. Ne nuk kemi asgje me Dinamon, ne luajme per vlerat e ekipit tone, skuadra eshte goxha e karikuar e mobilizuar e motivuar, pavaresisht asaj qe ndodhi me Partizanin ekipi i kishte te gjitha mundesite qe te arrinim dhe nje rezultat tjeter. Duke qene nje ekip qe akoma nuk e ka mentalitetin e fituesit ne trasferte, te cilen e manifestoi edhe me Partizanin edhe pse ekipi tregoi vlera.
    Pyetje - Megjithate edhe po tju mundi Dinamo eshte nje ekip i mire, ē'fare do te ndodhe sikur t'ju mundi.
    Pergjigje Ismaili: - Ekipi jone brenda ne fushen e vet dhe ne mbeshtetje te tifozerise se zjarrte peqinase, skuadra eshte me agresive dhe e kerkon me shume fitoren, ka me shume besim ne vetvete, e cila i mungon ne trasferte, pra, besimi ne vevete. Eshte ajo qe shpesh e themi sikur ti kishim n'drruar fanellat me ekipin e Tiranes ne do te fitonim me Partizanin.
    Pyetje, - z. Ismaili me qene me konkret nuk ka asnje lloj kompromisi me Dinamon te Shtunen ?
    Pergjigje Ismaili: - Ju garantoj nen pergjegjesine time ne qofte se Dinamo do te fitoje ne Peqin, une nuk do te jem me president i Shkumbinit, por vetem donator.
    Pyetje - Dinamo edhe mund te fitoje vete pa ndihmen ndokujt.
    Pergjigje Ismaili: - Ne ēdo lloj rrethane Dinamo dhe po te fitoj vete une prap nuk do te jem me president. Dinamo eshte nje ekip i mire, eshte per tu respektuar, por ne disa here jemi perfolur, sikur dhe ne ndeshjen me Elbasanin, e cila nuk ndodhi. Ne nuk kemi asnje interes per te bere kompromis. Kompromiset behen kur te dy ekipet kane interesa. Ne nuk kemi asnje lloj interesi. Interesin qe patem me Elbasanin, pavaresisht shtypi i shkruar e mediat e trombetuan me te madhe se do te kishte fiksim te resultatit, ne jo vetem qe i kishim mundesite ta benim dhe mund te ishim ne sot ne finale te kupes. Nuk e beme, luajtem futboll respektuam kampionatin, respektuam kupen dhe humbem siē e dini dhe ju si ndodhi.
    Pyetje - Kjo eshte nje lloj presioni qe ju i krijoni skuadres tuaj ne prag te nje ndeshje,
    Pergjigje Ismaili: - Arsyeja eshte qe une kam besim tek lojtaret e mi, djemte jane ne piken me te larte nga ana psikplogjike e fisike, ka ardhe ne forme, megjithese u formua me vonese. Djemte nuk do t'me lene ne balte, ato nuk do t'me lene qe presidenti i vet te perfolet, per arsye se gjate gjithe javes eshte perfolur se ndeshja me Dinamon eshte e fiksuar. Kam bindje qe nuk do te ndodhe edhe une do te vazhdoj te jem president. Nuk e bej aspak per presion por per moral, nuk do ta braktis Peqinin, do te jem vetem donator, president jo.
    Pyetje - Parandjeni nje lloj frike.
    Pergjigje Ismaili: - Nuk kam asnje lloj frike, kam besim te plote se do te arrim fitoren, as barazim jo. Pra vetem 1.
    Pyetje - Eshte Dinamo.
    Pergjigje Ismaili: - Edhe Brazili po te jete une do te them vetem 1.
    Optimizem interesant. Pyetje - Pra po fitoje Dinamo ju do te ikni, a nuk eshte valle sikur me thene po fitoje Dinamo ne si media duhet te dyshojme?
    Pergjigje Ismaili: - Ketu duhet te kuptojme nje gje dhe te jem i sinqerte me qytetin qe une perfaqesoj, i cili eshte njeqytet goxha sportdashes, e duan futbollin me mish e me shpirt dhe une nuk mund te pranoj si president i tyre te hyje ne kompromise ne dem te tyre. Une kam bindjen e plote qe une nuk kam shkuar ne Peqin per te bere pazare, por kam shkuar per faktin se ato njerez presin dicka nga une, e futbolli te jete nje element qe te kenaqe keta njerez.
    Pyetje - Flitet se Shkumbini, Vllaznia e Dinamo kane bere aleanza.
    Pergjigje Ismaili: - Thashethemi eshte hapur me shume. Sikur ne Vllaznia na ka lene ndeshjen.
    Por ne nuk kemi nevoje t'na le ndeshjen, sepse ne luanim ne Peqin dhe jo ne Shkoder. Siē e dini edhe ju, ne Peqin nuk ka fituar asnje (perveē Tiranes, por dhe ajo u thye) dhe nuk do te fitoje asnje. Kete e them me bindje te plote.
    Pyetje - Pra ju mendoni se ē'do gje paragjykohet.
    Pergjigje Ismaili: - Ne Peqin jemi nje staf i mrekullueshem te cilet jemi ne nje unision me njeri tjetrin, por element te ndryshem mundohen te paragjykojne. Kur thone se nuk e ben presidenti por akuzojne mikun tim Dash Sula. Gjithmone keto fenomene i nxjerrin njerez te pa deshirueshem qe nuk ja duan te miren klubit te Shkumbinit. Por i gjithe opinioni duhet te kete bindje te plote se as miku im Dash Sula s'ben asnje lloj kompromisi kunder qytetit te vet, dhe as une nuk do te beje kurre ndonje marreveshje ndaj qytetit te Peqinit.
    Paolo rossi - Luan bardhekalter

      Ora ėshtė Mon Dec 05 2016, 01:20