Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    XHYRA: PER PRESTIGJ, ME TEPER SE PER PIKET

    Share

    paolo rossi

    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    XHYRA: PER PRESTIGJ, ME TEPER SE PER PIKET

    Mesazh nga paolo rossi prej Wed Apr 16 2008, 08:56

    Xhyra: Pėr prestigj, mė tepėr se pėr pikėt

    Ata qė kanė ndjekur tė shtunėn e kaluar ndeshjen mes Partizanit e Shkumbinit, tė luajtur nė stadiumin “Qemal Stafa”, janė bindur se skuadra peqinase ka luftuar deri nė fund pėr tė arritur njė rezultat pozitiv dhe nuk e ka lėshuar pėr asnjė moment lojėn. Megjithatė, Shkumbini ka humbur, sa pėr gabime nė momentet e fundit tė dy pjesėve tė ndeshjes, po aq edhe pėr meritė tė skuadrės sė kuqe, e cila u tregua tepėr e kujdesshme nė mbrojtje dhe e organizuar nė mesfushė. Pėrballė saj, skuadra peqinase, edhe pse ka luajtur mirė nė pėrgjithėsi, nuk ka arritur tė shfrytėzojė mundėsitė e krijuara pėr tė shėnuar. Gjithsesi, ndonėse nė transfertė, humbja nuk ėshtė pėrtypur mirė nga peqinasit, jo vetėm nga sportdashėsit, por edhe prej futbollistėve. “Ishte njė rezultat zhgėnjyes, sidomos kur kujton se u ndėshkuam nga gabimet tona” shprehet me dėshpėrim mbrojtėsi Klement Xhyra. Sipas tij, rezultatin pozitiv nė atė ndeshje e kėrkonin jo vetėm pėr pikėt, por edhe pėr t’iu kundėrvėnė thashethemeve tė pėrhapura pėr ndonjė lėshim tė mundshėm. “Ishte njė mundėsi qė ne tė mbyllnim edhe gojėt e liga ? ka pohuar Xhyra, ? ndonėse nė njė ndeshje futbolli janė nė fuqi tė tre rezultatet”. Futbollistėt bardhekaltėrt janė tė dėshpėruar, sepse nuk mundėn tė bėjnė realitet zotimin e marrė para presidentit Ismaili, se do tė arrinin njė rezultat pozitiv nė kėtė transfertė. “Pėrveē pikėve tė humbura, kemi marrė edhe njė goditje psikollogjike, ? nėnvizon mbrojtėsi. ? Megjithatė, janė tė gjitha shanset pėr tė rikuperuar nė ndeshjen e sė shtunės nė Peqin, ndaj Dinamos. Ne duhet tė vėmė nė vend prestigjin e nėpėrkėmbur tė skuadrės sonė gjatė kėtyre ditėve tė fundit, pėrmes fjalėve qė janė hedhur nė qarkullim”. Xhyra kujton edhe detyrėn e presidentit Ismaili, i cili kėrkon nga skuadra e tij qė tė fitojė medoemos ndaj Dinamos, ndryshe ai do tė japė dorėheqje, sepse nuk do tė pranojė tė luhet me dinjitetin e Shkumbinit dhe tė sportdashėsve peqinas. Nė Peqin tė gjithė kanė besim nė forcat reale tė skuadrės sė tyre dhe presin qė tė shtunėn tė arrihet fitorja ndaj Dinamos. “Ne duhet tė tregojmė se Shkumbini nuk ėshtė pjesė e kompromiseve apo e “boshteve”, sikurse aludohet”. Sipas tij, kjo ndeshje ka rėndėsi pėr ecurinė e mėtejshme tė skuadrės drejt arritjes sė objektivit final, qė ėshtė renditj nė gjashtėshen e parė, ndėrsa mbijetesa tashmė ėshtė njė problem i kapėrcyer. “Gjithsesi, mė tepėr se pėr trepikėshin, kjo ndeshje duhet fituar pėr prestigj” ka pėrfunduar Xhyra.

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:37