Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    DAJA KERKON GJYQTARE TE HUAJ NE PEQIN

    Share

    paolo rossi

    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    DAJA KERKON GJYQTARE TE HUAJ NE PEQIN

    Mesazh nga paolo rossi prej Wed Apr 16 2008, 08:17

    DAJA KERKON GJYQTARE TE HUAJ NE PEQIN
    Duket se stadiumi i Peqinit do tė jetė kryefjala e javės sė 28-tė tė kampionatit tė 69-tė kombėtar, ku do tė zhvillohet dhe superndeshja midis Shkumbinit dhe Dinamos. Deklarata e presidentit tė Shkumbinit, Xhavit Ismaili, duket se e ka bėrė edhe mė interesante dhe njėkohėsisht tensionuese sfidėn midis dy skuadrave respektive. Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, nė numrin e djeshėm tė gazetės "Sporti shqiptar" ka bėrė tė ditur se do t'i parashtronte njė kėrkesė presidencės sė tij pėr njė treshe gjyqtarėsh tė huaj nė Peqin, duke u nisur nga deklaratat e presidentit tė skuadrės bardhekaltėr. Nė fakt, po nė numrin e djeshėm, Daja ka hasur njė kundėrshti nga ana e presidencės sė tij, e cila me anė tė njė deklarate pėr shtyp bėnte tė ditur se nuk kėrkonte gjyqtarė tė huaj dhe kishte besim te skuadra, publiku peqinas dhe arbitrat shqiptarė. Por i njohur me kėtė fakt trajneri dinamovit nuk ndahet nga ideja e tij, duke kėmbėngulur pėr arbitra tė huaj. Nė fakt, deklarata tė tilla, tė dala nga goja e presidentit Ismaili, duken disi galaktike, kur mendon se skuadra e tij ndodhet nė vendin e 7-tė, nė kuotėn e 37 pikėve, ndėrsa Dinamo kryeson me meritė superligėn. Gjithsesi, ėshtė e drejta e presidentit Ismaili tė shprehė mendimin e tij se nė Peqin nuk do tė fitojė as Brazili, siē ėshtė dhe e drejta e trajnerit Daja qė tė shprehė shqetėsimin e tij lidhur me kėtė deklaratė, duke vazhduar t'i qėndrojė kėrkesės pėr gjyqtarė tė huaj ndaj Shkumbinit: "Nuk do tė lėviz asnjė presje nga fjalėt e mia, ku kam bėrė publike se do t'i parashtroj njė kėrkesė presidentit tim pėr gjyqtarė tė huaj nė Peqin, duke u nisur nga deklarata bombastike e presidentit Ismaili. Dinamo nuk ėshtė Brazili, por njė skuadėr e superligės shqiptare, e cila me meritė kryeson kėtė kampionat. Dhe pas njė deklarate tė tillė do t'i kėrkoj sėrish presidencės blu arbitra tė huaj. Edhe unė sikur tė marr bilbilin e tė gjykoj kėtė takim, nuk mund tė fitojmė pas deklaratave tė tilla. Personalisht s'kam pasur asnjėherė dėshirė tė komentoj gjyqtarėt dhe kėtė mund ta vėrtetoni edhe kur kam dalė nga pankina me kartonė tė kuq. S'kam absolutisht asgjė me gjyqtarėt shqiptarė, por thashė edhe njė herė qė ata do tė jenė nėn presion nė Peqin. Ndaj dhe njė gjyqtar i huaj do tė ishte mė mirė qė ndeshja tė zhvillohej korrekte dhe pa kontestime. Gjithsesi, e parė nė njė kėndvėshtrim tjetėr, deklarata e zotit Ismaili, pėr tė cilin kam shumė respekt, duket disi e influencuar nga persona tė tjerė, tė cilėt kėrkojnė destabilizim nė Peqin. E kam fjalėn kėtu pėr disa presidentė biznesmenė pa biznes. Dal nė kėtė konkluzion, pasi njė president korrekt si Ismaili, i cili ka shpenzuar shumė pėr futbollin peqinas dhe ka futur njė frymė "fair play" nė kėtė qytet, nuk mund tė kėrkojė asnjėherė ngjarje dhune ditėn e shtunė. Ajo skenė qė ka ndodhur nė stadiumin "Qemal Stafa" midis Dinamos dhe Partizanit nuk ka ndodhur asnjėherė nė Peqin. Nuk kam pasur ende kontakte me presidencėn, sepse komunikimi ka qenė vetėm me anė tė medias, e cila mbase e ka dezinformuar atė ēfarė unė kam kėrkuar dje nė gazetė,"- ka bėrė tė ditur trajneri dinamovit, Ilir Daja, i cili me sa duket ėshtė tepėr i shqetėsuar pėr ndeshjen e javės sė 28-tė nė Peqin, edhe pse kampionati kėrkon edhe 6 javė deri nė pėrfundim.

      Ora ėshtė Mon Dec 05 2016, 01:19