Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Lojtarėt pėrkrahin vandimin e presidentit

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Lojtarėt pėrkrahin vandimin e presidentit

    Mesazh nga stilltoni prej Wed Apr 16 2008, 01:48

    Nė takimin ndaj Partizanit, sulmuesi peqinas Roland Dervishi, nuk ka
    qenė i pranishėm pėr shkak tė disa problemeve tė lehta shėndetėsore,
    por qė pėr fat tė mirė tė lojtarit dhe tė ekipit tashmė duket se
    kanė kaluar plotėsisht. Nė takimin e radhės ndaj bluve tė kryeqytetit,
    sulmuesi do tė jetė nė dispozicion tė trajnerit Magani dhe ėshtė i
    sigurt se ai dhe shokėt e tij do tė japin maksimumin nė fushėn e lojės.
    Pėr “Panorama Sport” shpreh keqardhjen pėr mungesėn e fatit nė
    takimin ndaj partizanit dhe uron qė nė kėtė takim, ai tė jetė nė krahun
    bardhekaltėr. “Nė takimin ndaj Partizanit - shprehet lojtari - ne bėmė
    njė paraqitje tė kėnaqshme dhe e vumė shumė herė nė rrezik ekipin
    e tė kuqve. Padyshim qė nė atė ndeshje fati nuk qe aspak nė krahun
    tonė, teksa nuk kishim rezultat nė rastet paraqitura para portės.
    Takimit tė radhės po i jepet rėndėsia e duhur dhe ēdo gjė po pėrgatitet
    mė sė miri. Kjo ndeshje do tė zhvillohet nė fushėn tonė, para
    tifozėve tanė ndaj dhe impenjimi do tė jetė maksimal. Nė ēdo ndeshje
    ne jemi munduar tė japim mė tė mirėn, por nė fushėn tonė kemi mė
    shumė lirshmėri dhe lehtėsi shprehje, ndaj mendoj se do ta shfrytėzojmė
    nė maksimum kėtė fakt. Nė kėtė takim nuk mendoj pėr suksesin
    personal, por pėr fitoren e ekipit. Ēdo lojtar ka egon e tij pėr tė
    shėnuar, por pėr mua rėndėsi qė goli t’i shėrbejė mė sė miri skuadrės,
    duke e ēuar atė drejt fitores. Pėrsa i pėrket ndeshjes ndaj Dinamos,
    mbėshtes fjalėt e presidentit tonė, Xhavit Ismaili. Ne do tė jemi gjithnjė
    transparentė dhe do tė kontribuojmė qė kampionati tė jetė kurdoherė
    i pastėr dhe i drejtė pėr tė gjithė. Kam bindjen e plotė se tė
    gjithė si kolektiv do tė paraqesim njė futboll tė bukur dhe rezultativ
    kėtė fundjavė”, ka pėrfunduar sulmuesi Roland Dervishi.
    Lulzim Resuli
    panoramasport

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:56