Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Qato, Shqipėria me kampion bote!

    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Qato, Shqipėria me kampion bote! Empty Qato, Shqipėria me kampion bote!

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Sat Apr 05 2008, 13:10

    Qato, Shqipėria me kampion bote!


    Qato, Shqipėria me kampion bote! 20080405005313Foto%201-1
    Durrsaku i dorezave ﷓ nė njė ndeshje tė ekuilibruar, ku kundėrshtari portugez Vitor Sa u tregua i pėrgatitur ﷓ ka arritur ta kurorėzojė ėndėrrėn e tij dhe tė gjithė shqiptarėve: marrjen e titullit tė globit nė versionin WBF




    Mbrėmje magjike nė Pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Pėr tė
    gjithė shqiptarėt dhe veēanėrisht pėr Kreshnik Qaton, qė ėshtė shpallur Kampion Bote nė versionin WBF. Jo vetėm kaq, por ka fituar dhe titullin mesdhetar nė versionin WBC, duke mbetur kėshtu mė i forti i peshės sė mesme. Njė arritje madhore edhe pse ndeshja me portugezin Vitor Sa nuk
    ka qenė e lehtė pėr tė, kur gjithēka ėshtė ndarė me pikė.


    Eshtė dukur si njė aventurė fėmijėsh rruga e Qatos. Me njė
    boks tė “burgosur” nė vitet e diktaturės, pakkush mund tė mendonte se do tė vinte njė ditė qė Shqipėria tė guxonte boksin profesionist e pėr mė tepėr tė synonte edhe maja tė tij. Por, Kreshnik Qato ka besuar. Ashtu sikurse Ylli Ndroqi ﷓ biznesmeni i njohur ka dhuruar mbrėmė nė “Asllan Rusi” njė spektakėl tė denjė pėr njė pėrballje tė kėtij niveli ﷓ qė ka ditur ta promojė nė “xhunglėn” e boksit profesionist e qė jo mė
    kot ėshtė etiketuar si “Don Kingu shqiptar”.

    Shqipėria ka njė kampion bote nė boks! Mjafton vetėm kaq pėr tė besuar se edhe njė vend i vogėl si yni mund tė ketė vendin e tij nė “sallonin e madh” tė sportit botėror. Faleminderit, Kreshnik Qato!

      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 03:07