Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Vllaznia, rikthehet Haxhiosmanoviē

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Vllaznia, rikthehet Haxhiosmanoviē

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Mar 11 2008, 11:29

    Vllaznia, rikthehet Haxhiosmanoviē

    Nuk ka zgjatur shumė dhe, pa kaluar 24 orė nga largimi i tiranasit Mirel Josa, vendin e tij nė pankinė e ka zėnė tekniku i njohur malazias, Dervish Haxhiosmanoviē. "Deda", sikurse e kanė thirrur mė par shkodranėt, ishte njė nga kandidaturat e lakuara qė nė mbrėmjen e sė shtunės, sė bashku me atė tė ish-dinamovitit Agim Canaj. Madje, nė garėn mes tyre, Canaj, i cili nuk ka shumė ditė qė ka lėnė stolin e Dinanos, ishte favoriti kryesor pėr tė marrė drejtimin e Vllaznisė. Madje, sipas burimeve, nė bisedėn kokė mė kokė, qė presidenti Valter Fushaj ka zhvilluar me Canajn nė mesditėn e djeshme nė kryeqytet, palėt kishin avancuar jo pak nė mirėkuptimin pėr tė marrė detyrėn e trajnerit tė Vllaznisė. Por, pėr tė vendosur pėrfundimisht pėr kryepankinėn e skuadrės shkodrane, presidenca e Vllaznisė, me nė krye Valter Fushajn,
    kishte lėnė edhe njė konsultė pėr kandidatin tjetėr, Dervish
    Haxhiosmanoviē, i cili dje ka udhėtuar vetė pėr nė Shkodėr. Burimet pranė klubit Vllaznia bėjnė tė ditur se Fushaj dhe Haxhiosmanoviē pėr tė qėnė mė tė qetė, kanė lėnė mjediset e hotel Colosseo dhe janė spostuar nė periferi tė qytetit, ku kanė qėndruar mbi dy orė, duke diskutuar rreth mundėsisė sė rikthimit tė tij nė krye tė Vllaznisė. Dhe nuk ka qenė kohė e humbur kot, sepse pėrfundimi ka rezultuar tė jetė konkret pėr fatin e pankinės kuqeblu. Lajmin, pėr pėrzgjedhjen e trajneri tė ri tė Vllaznisė, atė qė do tė zėvendėsojė tiranasin Josa,e ka dhėnė mbrėmė vonė vetė presidenti i skuadrės shkodrane, Valter Fushaj. "Vendosėm tė zgjedhim "Dedėn", pasi na u duk mė bindės ne ato ēfarė mori pėrsipėr", ka thėnė pėr "Sport Ekspres" Fushaj, i cili ndėr tė tjera, duke dashur tė argumentojė votėn pro Haxhiosmanoviēit, shtoi
    se "Deda ėshtė mė afėr ambientit tė Vllaznisė, pasi e ka drejtuar edhe mė parė atė, madje, nė krye tė kėsaj skuadre ka arritur tė fitojė edhe njė titull kampion, ndėrkohė qė edhe njė pjesė tė mirė tė futbollistėve i njeh nga afėr". Ndėrsa vetė "Deda", i cili zyrtarisht do tė prezantohet sot nė mesditė pėrmes njė konference shtypi, qė do tė organizojė klubi Vllaznia, nė njė kontakt tė shkurtėr me tė shpreh kėnaqėsinė e rikthimit nė Shkodėr. "Gjithmonė kam besuar se njė ditė do tė kthehesha nė krye tė kėsaj skuadre", thotė Haxhiosmanoviē, duke nėnvizuar nostalgjinė pėr kohėn kur e ka drejtuar Vllazninė. Rikthimin nė krye tė kuqebluve, nė kėtė periudhė delikate tė fundit tė sezonit, ai e konsideron jo pak tė vėshtirė, megjithatė, shprehu besim tė plotė
    se do t'ia dalė mbanė duke punuar sė bashku me futbollistėt. Dhe, pa humbur kohė, qė mbrėmė, kur sapo ka marrė miratimin si drejtues i pankinės sė Vllaznisė, ka nisur punėn pėr pėrgatitjet e ndeshjes tė sė mėrkurės, me Besėn, e cila do tė luhet nė "Loro Boriēi". Pėr kėtė, "Deda" i ka kėrkuar presidentit Fushaj qė t'i vėrė nė dispozicion kasetat e fundit tė ndeshjeve tė Vllaznisė, kryesisht atė tė ballafaqimit tė parė tė turit ēerekfinal, tė luajtur nė Kavajė me Besėn. Ndėrsa sot, menjėherė pas prezantimit zyrtar, do tė vrapojė nė fushėn sportive tė Shtojit, pėr tė zhvilluar seancėn e parė stėrvitore me kuqeblutė shkodranė, nė pėrgatitje pėr ndeshjen shumė tė rėndėsishme tė sė mėrkurės, ku Vllaznisė i kėrkohet patjetėr kualifikimi.


    _________________

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:57