Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    MERGIM MAVRAJ

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    MERGIM MAVRAJ

    Mesazh nga polskaALB prej Mon Mar 03 2008, 14:44

    Ari Han do Mavrajn, lojtari nė mėdyshje



    Federata Shqiptare e Futbollit po bėhet gati tė hyjė sėrish nė kontakte
    me mbrojtėsin e talentuar, Mėrgim Mavraj, i cili aktualisht luan te
    Bohumi nė Bundesligėn gjermane. Disa muaj mė parė futbollisti me
    origjinė shqiptare, megjithėse u pajis me pasaportė shqiptare, tha se
    dėshironte tė luante pėr Gjermaninė, madje u grumbullua nė dy ndeshje
    miqėsore jo zyrtare me kombėtaren U-21 tė Gjermanisė.



    Megjithatė, burime pranė FSHF-sė pretendojnė se futbollisti
    21-vjeēar ka ndryshuar mendje tani dhe ka gjasa qė tė luajė me
    Kombėtaren shqiptare. Tekniku Ari Han e ka evidentuar menjėherė
    futbollistin e ri, pasi firmosi kontratėn 2-vjeēare me FSHF-nė dhe ka
    kėrkuar informacion pėr lojtarin. Madje, trajneri holandez ėshtė
    shprehur se ai shumė shpejt do tė kontaktojė me Mavrajn dhe do t’i
    kėrkojė kėtij tė fundit tė veshė fanellėn kuqezi. Ari Han e ka pėlqyer
    shumė mbrojtėsin 21-vjeēar tė Bohumit, tek i cili sheh njė lider nė
    mbrojtjen e Shqipėrisė. Sipas tė njėjtave burime, tekniku do tė donte
    qė Mavraj tė grumbullohej qė nė ndeshjen me Moldavinė mė 26 mars.



    Reagimi i Mavrajt

    Mirėpo, sipas lojtarit deri tani nuk ka pasur asnjė pėrēapje nga
    ana e FSHF-sė, pėr t’i kėrkuar atij qė tė veshė fanellėn kuqezi. I
    kontaktuar nga “Panorama Sport”, Mavraj ėshtė shprehur se ai nuk ka
    folur me asnjė nga drejtuesit e FSHF-sė apo tė Kombėtares, ndėrkohė qė
    ėshtė shfaqur i lėkundur nė lidhje me kėtė zgjedhje tė rėndėsishme nė
    karrierėn e tij.



    “Unė nuk kam pasur asnjė kontakt nga ana e FSH-sė, prej shumė
    kohėsh tashmė. Madje, pėr Ari Hanin si trajner nuk kam informacion, -
    tha Mavraj. – A do tė pranoja tė vishesha kuqezi nėse mė vjen njė
    ftesė? (Heziton) Le tė mė thėrrasin njė herė. Nėse kjo ndodh, atėherė
    do tė mė duhej tė mendohesha para se tė ktheja njė pėrgjigje tė saktė”.
    Mėrgim Mavraj luajti pėr 17 minuta nė ndeshje miqėsore Gjermani-Itali
    vitin e kaluar, vetėm pak kohė pasi kishte marrė nėnshetėsinė
    shqiptare. Ky veprim i tiji shkaktoi reagimin e ashpėr tė presidentit
    tė FSHF-sė, Armand Duka, i cili i kėrkoi tė kthente mbrapsht
    pasaportėn. Kjo gjė nuk ndodhi edhe pse Mavraj do tė shprehej se ai do
    ta kthente pasaportėn menjėherė. Qė nga ajo kohė nuk ėshtė folur mė pėr
    mbrojtėsin. Gjithsesi, edhe pse ėshtė aktivizuar nė njė ndeshje me
    Gjermaninė, lojtari nuk do tė kishte asnjė problem qė tė luante pėr
    ngjyrat e pėrfaqėsueses sė Shqipėrisė. Nga fjalėt e tij mund tė
    dallohej qartė se ishte shumė i lėkundur nė kėtė zgjedhje.



    Panorama Sport





    _________________

      Ora ėshtė Sat Dec 10 2016, 19:32