Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Xhyra: Te jemi sa me dinjitoze

    Share

    kliti

    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 27
    Registration date : 15/10/2007

    Xhyra: Te jemi sa me dinjitoze

    Mesazh nga kliti prej Sun Mar 02 2008, 11:20

    Ne mjediset sportive te Peqinit, madje jo vetem ne to, vazhdojne te diskutojne per ndeshjen e kupes, te luajtur te merkuren ne Elbasan, jo thjesht per humbjen, por tani me teper per gjithcka te shemtuar qe eshoqeroi ate. Tifozet peqinas, qe e ndoqen ndeshjen ne “Ruzhdi Bizhuta” kane mbetur te befasuar jo vetem nga sjelljet brutale te futbollisteve elbasanas ndaj atyre te Shkumbinit, por edhe nga mjedisi aspak miqesor qe mbizoteronte ne tribunat e stadiumit. Gjate gjithe ndeshjes tifozet vendas kane share ne kor me fjalor tej cdo etike, por kane hedhur ne fushe edhe gure e shishe plastike, ne perpjekje per te goditur lojtaret peqinas. Sipas peqinasve, ne nje mjedis te tille, qe ishte larg se qenuri sportiv, edhe rezultati i ndeshjes nuk ka asnje kuptim.

    “Nuk ishte rasti i pare” ﷓ Lidhur me kete atmosfere te pakuptimte, ka reaguar edhe mbrojtesi peqinas Klement Xhyra, teksa thekson: “Jo vetem qe jemi ndeshur me nje loje te rende te futbollisteve vendas, por kemi provuar dhe nje trysni psikollogjike, nga sharjet dhe fyerjet ne kor gjate gjithe ndeshjes, prej tifozeve te irrituar elbasanas”. Mbrojtesi bardhekaltert nuk pajtohet aspak me skenat irrituese qe ofruan tifozet e papergjegjshem, te cilet synonin rritjen e tensionit dhe krijimin e nje ndjenje paniku ne radhet e futbollisteve peqinas dhe te tifozerise se tyre. “Nuk eshte rasti i pare, ﷓ kujton Xhyra, ﷓ qe ndaj nesh ne Elbasan jane mbajtur qendrime te tilla aspak miqesore. Dhe per cudine e te gjitheve, situatat inskenohen ne nje menyre te tille, sikur ishim ne ata, qe nxisnim dhunen dhe irritonim njerezit ne tribunat e stadiumit”. Qendrimet e pahijshme te disa futbollisteve elbasanas pas ndeshjes, jo vetem qe jane denuar nga opinioni peqinas, por ata kerkojne qe organizmat perkates ne FSHF te mbajne qendrim ndaj njerezve pergjegjes, kushdo qofshin ata. Me shume se eliminimi nga kupa, peqinasit i shqeteson ajo pritje aspak miqesore qe u kane bere skuadres dhe tifozerise, ne nje mjedis tejet te irrituar, qe i kalonte caqet e nje gare sportive. Gjithsesi, ajo ndeshje ka mbetur prapa dhe sot Shkumbini do te luaje ne Tirane ndeshjen e radhes per kampionat, ku do te perballen me Dinamon, kryesuesen e kampionatit. “Edhe pse ndihemi akoma te tronditur nga ajo qe kemi kaluar ne Elbasan, ne do te bejme nje paraqitje dinjitoze, duke mos hequr dore nga synimi per te arritur nje rezultat pozitiv. Skuadra tani ka nevoje per mbeshtetje dhe jo te braktiset, sepse rendon psikollogjikisht mbi te” perfundon mbrojtesi Xhyra.
    [b]

    paolo rossi

    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    Re: Xhyra: Te jemi sa me dinjitoze

    Mesazh nga paolo rossi prej Sun Mar 09 2008, 13:46

    Deputeti Sulaj godet me grusht Karcev


    E Diele, 09 Mars 2008

    Elbasani - Shkumbini 1-0

    Shenues: Arb. Nuhiu 19'

    Futbolli serish njolloset ne "Ruzhdi Bizhuta" dhe cuditerisht protagonistet jane po ata, Elbasani e Shkumbini dhe tifozet qe i ndjekin pas keto dy skuadra. Madje, iniciator ka qene serish deputeti Dash Sulaj, i cili ne syte e gjithe stadiumit nuk ka ngurruar te godase me grusht maqedonasin Nikolla Karcev, autori i golit te trete ne ndeshjen e kthimit te Kupes se Shqiperise, qe solli edhe eliminimin e Shkumbinit. Karcev, i skualifikuar pasi ka mbushur numrin e kartoneve te verdhe, gjendej gjithashtu ne tribunen VIP. Gjithcka ka nisur ne perfundim te takimit, kur Elbasani pershendeste tifozerine e tij per triumfin. Deputeti Sulaj, dukshem i merzitur, pasi ka zbritur ne dhomat e zhveshjes, eshte gjendur perballe lojtarit maqedonas dhe ka nisur ta shaje ate. Karcev, qe ka kuptuar se po ofendohej, ia ka kthyer me te njejten monedhe. Gjithcka ka ndodhur ne sy te gazetareve, te cilet jane befasuar nga ky veprim i deputetit Sulaj. Nderkaq, ka nisur protesta e tifozeve verdheblu, qe kane share ne kor deputetin Sulaj, por edhe ky i fundit nuk ua ka lene aspak manget. Takimi ne pergjithesi ka qene nen nivelin mesatar, edhe pse dy skuadrat kane shume arsye per t'u urryer. Nje gol i pjeses se pare i vulosur nga Arben Nuhiu, ka sjelle fitoren verdheblu, e cila e ka ngjitur Elbasanin ne kuoten e 36 pikeve.

    Sulaj: Me Karcevin vetem kam debatuar

    I gjendur perballe nje akuze te forte si goditja me grusht e nje lojtari, deputeti dhe kryetifozi i Shkumbinit, Dash Sulaj, e ka mohuar kategorikisht ndodhine, madje ai kembengul se takimi i tij me Nikolla Karcev nuk ka qene ashtu sic deklarohet, por vetem nje shkembim batutash. Per "KJ", ai ka dhene kete prononcim: "Nuk e kuptoj perse duhet te transformohet ngjarja keshtu. Une nuk e kam goditur aspak lojtarin e Elbasanit dhe nuk kisha arsye perse ta beja. Atij i kam kerkuar llogari vetem per golin qe na shenoi ne Kupen e Shqiperise dhe qe solli skualifikimin e Shkumbinit", tregon deputeti Sulaj. Me pas, ai shtjellon me shume ate qe ka ndodhur. Sipas Sulajt, ai i ka kerkuar llogari Nikolla Karcevit per gjestin qe kishte bere pas shenimit te golit dhe asgje me teper. "Ishte gjesti qe me beri lojtari pas shenimit te golit qe me nervozoi. Me te nuk kisha asgje, madje as nuk e kam share e ofenduar. Thjesht, i kam thene: "po ti mua ma ben ate gjest?". Nuk e di se kush ju ka informuar per kete ndodhi, por une dua t'i sqaroj te gjithe se mes meje dhe lojtarit te Elbasanit nuk ka ndodhur asgje, ndaj nuk e kuptoj perse kerkohet te sajohet gjithe kjo histori", perfundon deputeti Sulaj deklaraten e tij.

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:57