Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shkumbini: FSHF-ja tė analizojė ngjarjet

    avatar
    paolo rossi


    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    Shkumbini: FSHF-ja tė analizojė ngjarjet Empty Shkumbini: FSHF-ja tė analizojė ngjarjet

    Mesazh nga paolo rossi Fri Feb 29 2008, 19:56

    Shkumbini: FSHF-ja tė analizojė ngjarjet


    Ali Hallulli
    29-02-2008

    Humbja dhe skualifikimi i Shkumbinit nė mesjavė pėrballė Elbasanit ka kaluar tashmė nė plan tė dytė, pasi ato qė ndodhėn nė \"Ruzhdi Bizhuta\" dhe pasojat qė la pas ajo ndeshje ėshtė e vėshtirė tė harrohen nga futbollistėt e sportdashėsit peqinas. Asnjeri nuk ka mė dėshirė ta pėrmendė kualifikimin e tė flasė pėr lojėn nė fushė pėrpara tmerrit qė ata kaluan. Tė gjithė fajėsojnė drejtuesit e Elbasanit pėr mėnyrėn se si e pėrgatitėn ndeshjen e kthimit, pėr ta fituar takimin me ēdo mėnyrė. Sipas sekretarit tė klubit, i gjithė takimi u shoqėrua me dhunė psikologjike dhe fizike nė dėm tė futbollistėve. Akoma mė shqetėsuese pėr Isajn, sekretarin e klubit peqinas, ishte se nuk u kursyen gjatė gjithė kohės goditjet, duke hedhur nė fushė sende tė forta. Sekretari Isaj gjen rastin tė falėnderojė forcat e rendit, qė ndėrhynė nė moment, duke normalizuar situatėn e duke u bėrė apel komisioneve pėrkatėse nė FSHF t'i analizojnė me seriozitet e tė mbajnė qėndrimin e duhur. \"Nuk e prisnim, por tė mėrkurėn nė Elbasan kemi rėnė pre e njė dhune fizike dhe psikologjike tė pamenduar mė parė. Kjo dhunė ka qenė e pranishme qė pėrpara ndeshjes, kur drejtuesit e Elbasanit arritėn t'i karikojnė tifozėt e tyre deri nė ekstrem, gjė qė u manifestua edhe nė fushė deri nė pėrfundim tė takimit. Futbollistėt, stafi dhe tifozėt peqinas, qė u detyruan tė prisnin bileta 300-lekėshe, kur dyert e tjera tė stadiumit ishin tė hapura, janė fyer e sharė nė kor vazhdimisht, pa harruar hedhjen e vazhdueshme nė fushė tė sendeve tė forta,\" - deklaron sekretari Isaj, i cili shton: \"Skenat mė tė tmerrshme i pėrjetuam nė pėrfundim tė takimit, kur vendėsit kėrkuan tė shfryjnė mllefin e tyre pėr dy humbjet nė Peqin. Rasti mė flagrant ėshtė ai i Bejzades, i cili nuk u mjaftua me dėmtimin e qėllimshėm tė mesfushorit Bizhyti nė frakturėn e pėsuar, duke e detyruar tė linte me barrelė fushėn. Pa asnjė shkak e nė mėnyrė tė papritur Bejzade e godet me grusht Bizhytin edhe nė mjediset e brendshme, duke kėrkuar ta ēojė deri nė fund ligėsinė e tij. Ishte ndėrhyrja e forcave tė rendit qė nuk e lanė qė situata tė rėndohej mė shumė. U bėj apel qė kėto ngjarje tė shėmtuara tė analizohen si duhet nga komisionet pėrkatėse nė FSHF. Nuk duhet tė qėndrojnė jashtė vėmendjes sė kėtyre komisioneve gjestet fyese e provokuese nė mėnyrė tė vazhdueshme tė disa futbollistėve elbasanas.\" Pėr sekretarin e klubit peqinas, ky qėndrim e kėto sjellje janė tė dėnueshme dhe krejt tė pajustifikueshme, pasi nė tė dy ndeshjet e para nė Peqin pėr kupė e kampionat gjithēka ka qenė mė se korrekte, e pranuar kjo edhe prej drejtuesve e futbollistėve elbasanas. Pėr Isajn, drejtuesit e sportdashėsit peqinas, ajo qė ndodhi tė mėrkurėn nė Elbasan nuk i shėrben askujt, nuk i shėrben klimės pėr marrėdhėnie tė mira midis dy klubeve dhe dy qyteteve fqinje. Pėr Isajn ėshtė shqetėsuese, sepse ajo qė ndodhi tė mėrkurėn nė Elbasan e acaron situatėn mė shumė pėr takimet e tjera, pavarėsisht se ku do tė zhvillohen, nė Peqin apo Elbasan.

    SportiShqiptar

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 23:18