Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    ‘E vėrteta e ‘atentatit’ tė Bejzades nė Qaf Krrabė’

    Share

    kliti

    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 27
    Registration date : 15/10/2007

    ‘E vėrteta e ‘atentatit’ tė Bejzades nė Qaf Krrabė’

    Mesazh nga kliti prej Sat Mar 01 2008, 02:23

    “Sulmuesi ishte provokatori i incidenteve. Sajoi gjithēka”

    Presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, ka reaguar menjėherė sapo ėshtė njohur nė media me “atentatin” qė i ka ndodhur Skerdi Bejzades nė Qafė Krrabė, duke zbardhur ngjarjen. I kontaktuar nga “Panorama Sport”,
    Ismaili ka saktėsuar se Bejzade ka trilluar gjithēka dhe se nuk ka pasur asnjė atentat ndaj sulmuesit, siē ai ka pretenduar. “Bejzade ka sajuar gjithēka dhe ka qenė ai provokatori mė i madh i incidenteve tė ndodhura nė stadium dhe jashtė tij, tha fillimisht Shkumbini. Gjithēka nisi pas atij faulli banal, qė i shkaktoi Byzhytit, duke e detyruar tė dalė nga loja. Nė pėrfundim tė takimit, Bejzade ka shkuar te Byzhyti, duke u shtirur sikur i kėrkonte falje, por lojtari ynė nuk i pranoi faljet e tij. Nė kėtė moment, Bejzade e ka goditur me grushte Byzhytin, duke shkaktuar edhe reagimin e pankinės sė Shkumbinit, por edhe tė deputetit tė Peqinit,Dashnor Sula. Ndėrkaq, ėshtė goditur edhe doktori i skuadrės, ashtu si edhe Byzhyti sėrish nga lojtarė tė Elbasanit”.
    Atentati i sajuar
    Pėrsa i pėrket “incidentit” me sulmuesin, Ismaili ka sqaruar: “Ne nuk patėm mundėsi tė sqaroheshim me Bejzaden nė stadium, pėr atė qė ndodhi. Gjithsesi, krejt rastėsisht e kemi takuar Bejzaden
    rrugės duke u kthyer pėr nė Tiranė. Madje, ka qenė edhe Dabulla me makinė pas nesh qė ishte dėshmitar, - vijon Ismaili. - Deputeti Sula, i cili ishte nė shoqėrinė time, ka kėrkuar ta sqarojė sulmuesin e Elbasanit, i cili ka provokuar tė gjitha incidentet nė fushė, duke i bėrė me shenjė qė tė hapė krahun me makinė. Mirėpo, Bejzade nuk ka ndalur dhe i ka dhėnė gaz makinės, duke ikur. Ne e ndoqėm njė pjesė rruge me makinė, por e pamė qė ai nuk denjoi tė ndalonte dhe mė pas ndaluam. Kjo ka qenė e gjitha, Bejzade ka trilluar
    gjithēka, pasi nuk ka pasur asgjė mė shumė sa thashė mė lart”.
    Situata e nderė
    Ismaili ka qenė gjithashtu i indinjuar pėr pritjen qė i ka rezervuar klubi i Elbasanit dhe provokimet gjatė 90
    minutave, qė duket se janė bėrė nė bazė tė njė strategjie. “Mendoj se klubi kishte futur njė frymė negative te tifozėt para takimit. Edhe Bejzade u nxit nga gjithashtu, nga publiku pėr tė bėrė tė tilla gjeste. Personalisht, kam bėrė njė punė tė madhe me skuadrėn si edhe tifozėt e Shkumbinit, nė mėnyrė qė tė mos kishte probleme dhe ia arritėm - shprehet presidenti i peqinasve. - Qė tė gjithė nga ana e kampit tonė kanė qenė korrektė deri nė fund. Gjithsesi, nuk mund tė lė pa pėrmendur ofendimet qė tifozėt i kanė bėrė
    gjatė gjithės ndeshjes deputetit tė Peqinit, Dashnor Sula. Dukej sikur ishte njė strategji, pasi e kanė fenduar nė mėnyra tė ndryshime dhe me shprehje nga mė banalet, duke e ditur qė Sula ėshtė shumė
    impulsiv. Megjithatė, deputeti ėshtė pėrmbajtur dhe ėshtė treguar shumė i duruar, vetėm qė tė mos shkaktonte incidente. Jam befasuar shumė nga sjellja e tifozėve dhe i kėrkova disa herė presidentit Laze qė tė ndėrhynte pėr tė qetėsuar gjendjen. Klubi i Elbasanit dhe tifozėt duhet t’i kėrkojnė falje tė gjithė Peqinit, pėr atė qė ndodhi tė mėrkurėn”, u shpreh Xhavit Ismaili.

      Ora ėshtė Mon Dec 05 2016, 01:19