Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    “Nė Elbasan na pritėn si tė ishim serbė”

    Share

    kliti

    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 27
    Registration date : 15/10/2007

    “Nė Elbasan na pritėn si tė ishim serbė”

    Mesazh nga kliti prej Sat Mar 01 2008, 02:20

    Kryetari i Bashkisė sė Peqinit, Ilir Rrusha, i indinjuar nga sjellja e rezervuar nga verdheblutė nė Kupė

    Duket se skualifikimi i Shkumbinit nga Kupa e Shqipėrisė ka lėnė njė shije tė keqe nė mbarė opinionin
    peqinas, jo pėr rezultatin se sa pėr sjelljen qė i ėshtė rezervuar nga elbasanasit. Ėshtė kryetari i Bashkisė
    sė Peqinit, Ilir Rusha, i cili dje sė bashku me drejtorin e Sportit Arsimit dhe Kulturėn nė Bashkinė e
    Peqinit, Genci Gripshi, janė shprehur shumė tė indinjuar pėr gjestet e tifozerisė vendėse tė Elbasanit.
    Kryetari i Bashkisė, Rrushi ka deklaruar pėr “Panorama Sport” se veprimet qė kanė bėrė tifozėt e Elbasanit
    kanė qenė vėrtetė pėr tė ardhur keq dhe qė nuk i kanė hije njė populli tė kulturuar si Elbasani. “Mė vjen shumė keq qė persona qė nuk janė nga qyteti i Elbasanit, por nga rrethinat e tij, tensionuan situatėn nė kėtė ndeshje tė rėndėsishme pėr ne. Dua t’ju kujtoj tifozėve tė Elbasanit se janė pritur e pėrcjellė si miq nė Peqin gjithmonė dhe se asnjėherė nuk ka pasuar njė situatė tė tillė, shprehet kryetari i Bashkisė, Rrusha, i cili kėrkon tė bėjė publike dhe njė tjetėr fakt qė ka tė bėjė me tifozėt e Peqinit. “Mė ka ardhur shumė keq kur tifozėt tanė qėndronin pėrpara hyrjes sė stadiumit tė Elbasanit dhe nuk lejoheshin nga ana e punėtorėve tė stadiumit tė futeshin brenda pa bileta, ndėrsa njė gjė krejt e kundėrt ndodhte me tifozėt e Elbasanit, tė cilėt kanė hyrė falas. Tifozėt tanė nuk e dinin kėtė fakt, qė hyrja e tyre ishte me bileta, por kishin mbėrritur tė gjithė sė bashku pėr t’i blerė ato. Mund t’iu them se njė pjesė, gati 100 tifozėve, ia kam prerė vetė biletat pėr tė hyrė nė stadium qė kushtonin 300 mijė lekė tė vjetra. Gjithsesi, ky fakt nuk ka shumė rėndėsi, ajo ēfarė dua tė them ėshtė se kjo ndeshje ka qenė njė hap mbrapa mes miqėsisė qė kanė dy klubet e sė njėjtės prefekturė”. Ndėrkohė, drejtori i sportit nė Bashkisė Peqin, Gripshi, ka deklaruar: “Nė Elbasan janė pritur sikur tė ishin serbė dhe jo sikur ishin banorė tė sė njėjtės prefekturė”. Kryetari i Bashkisė gjatė bisedės thotė: “Fajtorė pėr situatėn e krijuar nė shkallėt e stadiumit janė drejtuesit e Elbasanit, tė cilėt kanė bėrė sehir, duke mos marrė asnjė masė pėr tė parandaluar sharjet qė vinin nė adresė tė tifozerisė peqinase, e cila nė kėtė takim ka qenė e diskriminuar nga klubi i Elbasanit. Tė vetmit pėrfaqėsues tė qytetit tė Elbasanit, tė cilėt janė pėrpjekur tė ruajnė balancėn dhe qetėsinė mes dy klubeve kanė qenė Kryetari i Bashkisė, Qazim Sejdini si dhe zv/ kryetari, Dritan Ēepa”, tha kryetari i Bashkisė Peqin, Rrusha.

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:40