Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Dabulla: Goli dhe fitorja, gėzim i dyfishtė

    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Dabulla: Goli dhe fitorja, gėzim i dyfishtė Empty Dabulla: Goli dhe fitorja, gėzim i dyfishtė

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Sun Feb 24 2008, 19:33

    Mbrojtėsi i dha tri pikėt skuadrės peqinase nė sfidėn me Elbasanin tė shtunėn
    Dabulla: Goli dhe fitorja, gėzim i dyfishtė
    Ekipi i Shkumbinit ka arritur tė marrė njė trepikėsh tepėr me vlerė nė ndeshjen qė ngriti siparin e javės sė 20-tė kampionatit shqiptar. Ndonėse ka qenė njė fitore minimale, duhet thėnė se ka qenė e bujshme, pasi ėshtė arritur dy herė nė njė kohė tepėr tė shkurtėr nė ndeshje derbi. Kėtė herė shpėtimtari dhe heroi i takimit pėr peqinasit ka qenė mbrojtėsi energjik, Rezart Dabulla. Loja e tij plot grintė dhe me shpirt tė lartė gare ėshtė duke e kthyer lojtarin nė kohėrat e tij tė arta, ashtu sikurse vite mė parė teksa shpallej kampion disa herė radhazi me ekipin e Tiranės. Vetė lojtari nuk e fsheh kėnaqėsinė e tij pėr fitoren qė mban firmėn e tij. Nė njė deklaratė tė dhėnė pėr “Panorama Sport”, ai ėshtė shprehur menjėherė se goli ka qenė njė gėzim i dyfishtė pėr tė. “Jam tepėr i kėnaqur nga fitorja qė arriti ekipi nė kėtė takim. Ishte njė ndeshje e vėshtirė, por dhe e rėndėsishme pėr vazhdimėsinė pozitive tonėn nė kampionat - tha nė fillim mbrojtėsi. - Pa dyshim qė kėnaqėsia ime ka qenė e dyfishtė nė kėtė takim, pasi kam shėnuar njė gol qė ka qenė edhe i vetmi i fitores sonė. Megjithatė, ky gol i dedikohet tė gjithė ekipit, pasi ne pėrpiqemi tė bėjmė detyrėn tonė nė fushėn e lojės, pra tė kontribuojmė tė gjithė pėr tė arritur fitoren nė ēdo takim. Tashmė na mbetet qė tė pėrqendrohemi tė gjithė pėr takimin tepėr tė rėndėsishėm tė Kupės sė Shqipėrisė. Mendoj se ky takim do tė jetė shumė i vėshtirė, pasi tashmė edhe Elbasani do tė pėrqendrohet nė Kupė dhe kjo do t’i vėshtirėsojė edhe mė shumė gjėrat. Nuk mund tė them se rezultati i pastėr qė kemi arritur nė takimin e parė nė Peqin ėshtė vendimtar, pasi takimi ėshtė i hapur. Megjithatė, ne kemi shpresa te njė kualifikim i mundshėm, pasi detyra jonė kryesore ėshtė qė ta ruajmė kėtė rezultat, por nuk duhet harruar qė shėnimi i njė goli tė vetėm nga ana jonė i vėshtirėson edhe mė shumė gjėrat te kundėrshtari. Tashmė ēdo gjė i mbetet fushės sė lojės”, pėrfundoi mbrojtėsi me eksperiencė i Shkumbinit, Rezart Dabulla.

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 09:13