Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


2 posters

    Xhyra mendon kampionatin para Kupės

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Xhyra mendon kampionatin para Kupės Empty Xhyra mendon kampionatin para Kupės

    Mesazh nga polskaALB Fri Feb 22 2008, 00:06

    Xhyra mendon kampionatin para Kupės

    Nesėr nė stadiumin e Peqinit ngre siparin e saj java e 20-tė e Kategorisė Superiore, ku ekipi vendės i Shkumbinit do tė presė nė njė ndeshje derbi ekipin e Elbasanit. Ky takim i paraprin njė tjetėr takimi midis kėtyre dy ekipeve, qė do tė zhvillohet nė fushėn e Elbasanit, i vlefshėm pėr kualifikimin nė 1/8 e Kupės sė Shqipėrisė. Mirėpo ekipi i Shkumbinit nga ana e tij, mė sė pari ėshtė duke menduar pėr takimin e radhės nė kampionat, pasi ai ka synime tė qarta pėrsa i pėrket kompeticionit kampionat. Kėshtu mendon edhe njė
    ndėr lojtarėt lider tė ekipit tė Shkumbinit, mbrojtėsi shtatlartė Klement Xhyra, i cili pėr “Panorama Sport” ėshtė shprehur: “Kjo javė na vė pėrpara njė pėrballjeje tepėr tė rėndėsishme pėr ne. Ekipi i Elbasanit ka zhvilluar takime tė bukura dhe nuk ėshtė thyer nė kampionat nga ekipe tė fortė ndaj kėtė do tė tentojė tė bėjė edhe nė kėtė pėrballje. Nga ana jonė jemi duke punuar shumė qė tė japim mė tė mirėn e mundshme nė kėtė takim. Vijmė pas njė humbjeje dhe nuk duam t’i lejojmė vetes njė tjetėr hap fals. Edhe ne kemi
    synimet tona nė kampionat ndaj dhe do tė pėrpiqemi qė tė dalim tė fituar nė kėtė sfidė. Fitorja nė kėtė takim mund tė na rikthejė shpresat qė tė mbyllim kėtė fazė nė vendin e gjashtė. Kjo do tė na ndihmonte shumė edhe pėr kalendarin nė fazėn e tretė”. I pyetur se cilės ndeshje do t’i kushtoheni mė shumė, mbrojtėsi thotė: “Nuk duhet qė t’i ngatėrrojmė kėto takime. Mė parė na duhet tė kalojmė me sukses nė pėrballjen pėr kampionat, e mė pas do tė mundohemi qė tė luajmė dhe tė japim mė tė mirėn pėr kupė. Ne duhet qė tė qėndrojmė ndėr gjashtė ekipet mė tė mirė, ndaj dhe duhet tė vlerėsojmė siē duhet kėtė dhe takime tė tjerė pas tij. Ēdo ndeshje ka vendin e saj nėse bėjmė mirė ēdo gjė nė takimin e kampionatit do tė kemi moral edhe mė tė lartė nė pėrballjen pėr kupė. Por tani pėr tani do tė pėrqendrohemi nė kampionat”,pėrfundoi Xhyra.
    avatar
    paolo rossi


    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    Xhyra mendon kampionatin para Kupės Empty Re: Xhyra mendon kampionatin para Kupės

    Mesazh nga paolo rossi Fri Feb 22 2008, 22:17

    Shkumbini nuk pyet pėr “Lalėn e madh”

    Shkumbini arriti tė fitojė dy herė rresht brenda 10 ditėve me Elbasanin: 2-0 nė ndeshjen e 1/16 tė Kupės sė Shqipėrisė dhe 1-0 nė javėn e parafundit tė fazės sė dytė tė Kategorisė Superiore.

    Golin e vetėm tė takimit e realizoi ish-lojtari i Tiranės, mbrojtėsi Rezart Dabulla nė minutėn e 4-t. Sulmuesi i Elbasanit, Skerdi Bejzade rrahu shtyllėn, ndėrkohė qė Klement Xhyra pati mundėsinė pėr tė dyfishuar rezultatin. Pėr Elbasanin, ky ishte takimi i katėrt pa fitore, ndėrkohė qė peqinasit presidentit Xhavit Ismaili (“Berluskoni i Peqinit”, - ishte njė banderolė nė fushė) u ngjitėn nė kuotėn e 31 pikėve.

    Shkumbini regjistroi fitoren e 12-tė nė 30 pėrballjet historike me Elbasanin (14 fitore). Nė javėn e fundit tė fazės sė dytė, Shkumbini do tė luajė nė kryeqytet kundėr Dinamos (0-0 takimi i fazės sė parė) , ndėrsa Elbasani do tė presė nė shtėpi Vllazninė (2-1 pėr shkodranėt takimi i parė).



    E Premte, 22 Shkurt 2008 FORCA SHKUMBINI - GJITHMONE NE ZEMRAT TONA

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 10:14