Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani: Tani, gjithcka e mundur

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Magani: Tani, gjithcka e mundur

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Feb 11 2008, 20:21

    Magani: Tani, gjithcka e mundur
    11 Shkurt Fitorja e arritur ndaj Skenderbeut e ka ngjitur skuadren peqinase ne vendin e gjashte te tabeles provizore te renditjes. Tekniku i bardhekalterve, Gugash Magani, shprehet i kenaqur qe ekipi i tij arriti te marre tre piket e mundshme ndaj nje kundershtari qe lufton per mbijetese si Skenderbeu. Defekti qe ai vereu te skuadra e tij, ne kete ndeshje, eshte humbja e shume rasteve, pasi, sipas Maganit skuadra kishte shume mundesi per te shenuar me shume gola ne kete perballje. “Te gjithe, ? thote Magani ?, jemi te kenaqur qe fituam ne kete perballje, ndaj nje kundershtari qe kerkon te mbijetoje. Skuadra vazhdon ecurine pozitive dhe ky eshte nje plus i madh per ne. Mendoj se kjo fitore behet me e vlefshme kur shohim qe rivalet tane kane bere hapa fals ne kete fundjave”. Edhe pse fituan, peqinasit humbem shume raste per te shenuar ne porten korcare. “E verteta eshte se ne rastet qe kemi patur, duhet te kishim shenuar me shume gola. Mendoj se ky eshte defekti i skuadres ne kete ndeshje”, vijoi Magani. Pas kesaj fitore skuadra eshte radhitur ne gjashte skuadrat e para duke shtuar shanset per tu ngjitur me lart. “Jemi te kenaqur me piket qe kemi marre gjate ketyre javeve, por kemi dhe nje stabilitet midis golave te shenuar e atyre te pesuar, megjithese ne ndeshjet e se shtunes ishin mundesite per te rritur golaverazhin. Shpresoj qe me frymen e grupit te vazhdojme me keto rezultate”. Kjo fitore e ben Shkumbinin te synoje per te qene sa me prane skuadrave kryesuese. Pas fitores me Skendereun kane filluar te mendojne per takimin me Elbasanin

    “Shkumbini, ? thekson Magani ?, ka objektiva ambicioz ne te dyja veprimtarite. Ndaj menjehere do te fillojme pergatitjet per te merkuren ndaj Elbasanit, me qellim qe dhe ne kete ndeshje te bejme nje paraqitje sa me dinjitoze”. Meqenese ndeshja e pare luhet ne Peqin, Shkumbini do te kerkoje te arrije nje rezultat sa me premtues per kualifikim. “Kupa, ? nenvizon Maani ?, ka nje specifike te vecante, ndaj per te shtuar shanset e kualifikimit ne ndeshjen e pare duhet te shenojme sa me shume gola”. Nje gje e tille mund te arrihet vetem me nje loje me theks sulmues. Por peqinasit e kane te qarte se kundershtari i radhes eshte me i forte se ai i fundjaves. “Pavaresisht forces se kundershtarit dhe veshtiresise qe mbart kjo ndeshje, shpresojme qe ne kete takim te marrim, jo vetem fitoren, por te shenojme dhe sa me shume gola. Sepse vetem keshtu e lehtesojme sa me shume kualifikimin e metejshem ne veprimtarine e kupes. Java e ardhshme do te jete e tera ne sherbim te kesaj ndeshjeje”, perfundon Magani.


    sportekspres

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:59