Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani: Shkumbini ruan forca edhe pėr kupėn

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Magani: Shkumbini ruan forca edhe pėr kupėn

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Feb 11 2008, 20:17

    Ali HALLULLI
    11-02-2008

    Trajneri i skuadrės peqinase ka nisur tė mendojė pėr trofeun e dytė, tė cilin e synon
    Me fitoren e arritur tė shtunėn e kaluar me Skėnderbeun, me rezultatin 3 1, Shkumbini u ngjit nė vendin e 6-tė, duke u barazuar nė pikė me Besėn, por me golaverazh me tė mirė se kavajasit. Ishte nė fakt njė fitore bindėse e ekipit tė Maganit, pėrballė Skėnderbeut, qė mbyll tashmė tabelėn e renditjes me 8 pikė. Pėr Shkumbinin ishin favorizuese rezultatet e javės sė 19-tė, sidomos ato tė kundėrshtarėve qė rivalizojnė pėr vendin e 6-tė, tė cilėt nuk shkuan mė shumė sesa barazimi, ashtu siē ishte i favorizuar edhe nga pozitat e kunėrshtarit tė radhės dhe gjendja e tij jo e mirė. Kjo e fundit duket se ia bėri mė tė lehtė nė pamje tė parė arritjen e fitores Shkumbinit. Gjithsesi, Magani, pėrpara ndeshjes me korēarėt e vendit tė fundit, gjatė tėrė javės pėrgatitore, i trembej ndonjė nėnvlerėsimi apo ndonjė vetėkėnaqėsie tek futbollistė tė veēantė, ēka mund tė sillte pasoja pėr ekipin e tij. Kėtė shqetėsim Magani u pėrpoq ta pėrcjellė nė ekip, por, siē e pranon edhe vetė, nuk e pati tė lehtė t'i motivojė si duhet futbollistėt e tij, tė cilėt, nė tė tilla ndeshje tolerojnė jo pak, duke e quajtur tė fituar betejėn pėrpara kohe. "Nė javėn e 19-tė patėm pėrballė ekipin e vendit tė fundit. E pranoj qė nuk e patėm tė lehtė pėr t'i motivuar siē duhet futbollistėt. Eshtė fakt qė ndeshjet me kundėrshtarė nė pozitėn e Skėndėrbeut, qė mendohen si tė lehta nė fillim, nuk parashikohen si duhet dhe kjo ka ndodhur jo rrallė, prandaj ngulmuam gjithė javėn dhe pėrpara ndeshjes qė tė vlerėsohej si ndeshje e rėndėsishme, qė tė jep 3 pikė, ashtu si nė ēdo takim tjetėr,"deklaron Magani, duke folur pėr fitoren e fundit me Skėnderbeun nė Peqin.

    Dhe nuk gaboi aspak trajneri i Shkumbinit nė kėtė parashikim, pasi ekipi i tij e mori me lehtėsi fillimin e takimit dhe vetėm kur Nora shėnoi golin e parė me fanellėn e Shkumbinit, duke dyfishuar rezultatin, dhe 4 minuta mė vonė, kur Dervishi shėnoi golin e tretė pėr Shkumbinin, peqinasit u ēliruan. Fitorja ishte si njė test i mirė pėr punėn e bėrė nėn drejtimin e Maganit, pėr mė tepėr qė tė mėrkurėn Shkumbini do tė presė nė Peqin ekipin fqinj tė Elbasanit pėr kupė, duke kėrkuar qė tė hedhė njė hap tė sigurtė pėr kualifikim qė nė takimin e parė. Nė takimin e fundit, trajneri Magani pati mundėsi tė ruajė forca edhe pėr Elbasanin, duke bėrė edhe zėvendėsime nė pjesėn e dytė, kur rezultati ishte 3 1. Magani e vlerėson shumė kėtė takim derbi, pasi edhe Elbasani ka synimet e veta dhe do tė kėrkojė qė tė hedhė njė hap tė sigurtė nė ndeshjen e parė. Gjithsesi, Shkumbini ėshtė mė i favorizuar, sepse ėshtė mė i shplodhur dhe mė i qetė se Elbasani, sepse mori tri pikė nė ndeshjen e fundit, duke u ngjitur njė shkallė mė lart nė renditje, nė vendin e 6-tė. "Ndeshja me Skėnderbeun ėshtė pozitive, sepse pėrvetėsuan 3 pikė dhe jemi mė tė ēlodhur pėr takimin e kupės me Elbasanin, duke kėrkuar tė hedhim hapin e parė pėr t'u kualifikuar," - pėrfundon trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani.


    sporti shqiptar

      Ora ėshtė Wed Dec 07 2016, 19:16