Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    [b]Tutankhamuni nxjerr fytyrėn e vėrtetė[/b]

    avatar
    kliti


    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 34
    Registration date : 15/10/2007

    [b]Tutankhamuni nxjerr fytyrėn e vėrtetė[/b] Empty [b]Tutankhamuni nxjerr fytyrėn e vėrtetė[/b]

    Mesazh nga kliti Tue Oct 23 2007, 16:48

    Mumia e faraonit-fėmijė u zbulua nė vitin 1922 e qė nga ajo kohė ka ngjallur shumė kuriozitet


    Misteri qė qėndronte pas vdekjes sė papritur tė Tutankhamunit, djalit-mbret qė qeverisi Egjiptin mbi 3000 vjet mė parė, ka shumė tė ngjarė tė jetė zgjidhur nga shkencėtarėt, tė cilėt besojnė se shkaku i vdekjes ishte ai i rrėzimit nga karroca, ndėrsa po gjuante nė shkretėtirė. Spekulimet nė lidhje me vdekjen e tij kanė qenė tė shumta qė kur iu zbulua varri nė vitin 1922 nga arkeologu Howard Carter. Mė pas, nė vitin 1968, mumia e faraonit iu nėnshtrua ekzaminimit me rreze X nė pėrfundim tė sė cilit doli se njė goditje nė kafkėn e tij mund tė ishte shkaku i vdekjes. Sė fundmi, studimet e bazuara nė praktika shumė tė pėrparuara shkencore tė skanerit, nxorėn nė pah se ai kishte vuajtur edhe nga njė thyerje e kėmbės para se tė vdiste. Ndoshta ky ka qenė edhe shkaku i helmimit tė gjakut. Por mė nė fund shkencėtarėt kanė arritur nė pėrfundimin se ai pėsoi njė frakturė, ndėrsa ndodhej nė gjueti, pasi u rrėzua nga karroca, qė me siguri po ecte me shpejtėsi nė shkretėtirė. Zbulimet e reja janė megjithatė jo pėrfundimtare dhe tė plota. Njė nga shkencėtarėt egjiptianė qė ka marrė pjesė nė tė gjitha studimet e kohėve tė fundit nė njė dokumentar televiziv, i cili pritet tė transmetohet kėtė javė, ka deklaruar se mė nė fund ekzistojnė ide mė tė qarta nė lidhje me fundin e beftė dhe enigmatik tė faraonit, i cili pėr dhjetėra vjet me radhė ka qenė njė mister i vėrtetė pėr arkeologėt. "Ai nuk ėshtė vrarė, ashtu sikurse shumėkush ka menduar deri mė tani. Pati njė aksident, ndėrsa ndodhej pėr gjueti nė shkretėtirė. Ai ra nga karroja e tij, frakturoi kėmbėn, mė pas kokėn dhe ky pėr mendimin tim ishte shkaku i vėrtetė i vdekjes", ka deklaruar arkeologu egjiptian.

    Deri mė tani shumė historianė thonė se faraoni trajtohej nga tė gjithė si njė djalosh shumė i brishtė, tė cilin njerėzit qė i rrinin afėr e mbronin nga ēdo lloj dėmtimi i mundshėm fizik. Sipas disa arkeologėve, faraoni ishte shumė i dhėnė pas gjahut dhe mbi tė gjitha pas njė lloji tė caktuar gjuetie nė shkretėtirė, e cila zhvillohej vetėm nė karroca tė rrezikshme dhe tė ngushta, nga tė cilat ishin dėmtuar shumė tė afėrm tė faraonit para tij. Rezultatet nė lidhje me vdekjen e faraonit, e konsideruar si njė mister i madh qė prej shumė vitesh nga arkeologėt, vijnė disa javė para ekspozimit tė varrit tė faraonit nė Londėr. Kur para 35 vitesh u organizua e njėjta ekspozitė nė muzeun britanik, atė e vizituan mbi 2 milionė vizitorė, tepėr kuriozė qė tė shihnin maskėn e mumies, veshur nė ar. Por ajo qė ėshtė me tė vėrtetė e veēantė dhe kurioze nė kėtė ekspozitė, ėshtė se ndryshe nga ekspozita e vitit 1972, kėtė herė publiku do tė ketė mundėsinė qė tė shohė fytyrėn e vėrtetė tė njėrit prej faraonėve mė misteriozė tė Egjiptit, pasi atij tashmė i ėshtė hequr maska. Pėr tė arritur nė rindėrtimin e fytyrės sė faraonit, njė skuadėr e tėrė shkencėtarėsh ka vite qė e ka studiuar dhe eksperimentuar. Aktualisht tani, me ndihmėn e kompjuterit, vetėm disa prej shkencėtarėve e kanė parasysh pamjen qė ka pasur faraoni 18-vjeēar 3000 vjet mė parė dhe nga sa ata kanė parė, pamja e fytyrės ėshtė e ēuditshme. Djaloshi ka njė kafkė ēuditėrisht tė sheshtė, njė hundė tė madhe dhe njė nofull tė jashtme tė ekzagjeruar. Ndėr sundimtarėt e ndryshėm qė ka pasur Egjipti i lashtė, Tutankhamuni, edhe pse nuk ka qenė ndėr mė tė famshmit pėr civilizimin tonė, ėshtė njė ndėr mė misteriozėt, qė kur mumia e tij u zbulua e paprekur nė varr nga arkeologu britanik Howard Carter, nė vitin 1922.




    Faraoni i vogėl jetoi rreth 3300 vjet mė parė, gjatė periudhės tė konsideruar nga arkeologėt si Mbretėria e Re. Pėr dy shekuj Egjipti e qeverisi botėn si njė superfuqi, ndėrkohė qė familja mbretėrore jetonte nė kushte jashtėzakonisht tė mira. Perėndia Amun, e cila respektohej nė atė kohė, kishte tempujt dhe ndėrtesat mė tė bukura. E gjithė statu-quo -ja ndryshoi gjatė mbretėrimit tė Amenhotepit IV, i cili hoqi dorė nga tėrėsia e zotave qė adhuroheshin nė Egjipt, pėrfshi edhe Amunin. Ai vendosi vetėm venerimin e zotit diell, Atenit. Njė kryeqytet i ri u krijua nė veri tė Tebės, shtėpia e tempullit kryesor tė Amunit. Qyteti i ri u quajt Akhenaten, qė do tė thotė "Horizonti i Atenit". Pikėrisht atėherė Akhenateni qeverisi me bashkėshorten e vet, Nefertiti, qė i fali atij 6 vajza, por asnjė djalė qė tė vazhdonte traditėn e faraonit. Mendohet se Akhenaten kishte edhe njė grua tjetėr me tė cilėn solli nė jetė Tutankhamunin. Ai u rrit nė pallatin e tė atit dhe ishte njė djalė qė u mėsua pėr shumė gjėra, veē shkrimit e kėndimit. Nuk dihet mirė se si, por pas vdekjes sė tė atit, Tutankhamuni erdhi nė fuqi dhe u bė Djali Mbret nė moshėn 9-vjeēare dhe u martua me njėrėn prej motrave tė tij. Gjatė periudhės sė qeverisje sė tij, Amuni u vendos sėrish nė pushtet. Por faraoni ishte i vogėl pėr tė vendosur, ndaj nė emėr tė tij vendosėn disa zyrtarė tė lartė dhe tė gjitha ndryshimet nė emėr tė tij i bėnė ata. Pa mbushur ende 19 vjeē, djaloshi vdes dhe varri i tij ka qenė ndėr mė tė bukurit e faraonėve egjiptianė. Po ashtu edhe varrimi, i cili thuhet se zgjati plot 70 ditė. Megjithatė, qė nga zbulimi i mumies sė faraonit, vdekja e tij ka qenė njė mister. Jo tė paktė kanė qenė historianėt tė cilėt kanė supozuar se ai ishte vrarė nga rivalėt e fronit. Mė nė fund, edhe pse jo gjithēka ėshtė zyrtare dhe e formės sė prerė, del se faraoni i vogėl vdiq si pasojė e rrėzimit nga karroca, ndėrsa ndodhej nė gjueti sė bashku me shumė tė afėrm tė tjerė.


    Marre nga gazeta Shqip

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 15:55