Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Dabulla: Tė mos dalim pa pikė

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Dabulla: Tė mos dalim pa pikė

    Mesazh nga stilltoni prej Fri Feb 01 2008, 13:09

    Dabulla: Tė mos dalim pa pikė
    31 Janar Ndeshja e kėsaj fundjave, qė do tė luhet nė Vlorė ndaj Flamurtarit, do tė jetė njė provė shumė e vėshtirė pėr bardhekaltėrit. Njė gjė tė tillė e ka pranuar dhe mbrojtėsi Dabulla, sipas tė cilit kjo transfertė do tė jetė njė prej mė tė vėshtirave, pasi njihet forca e skuadrės vlonjate kur luan nė fushėn e saj. “Megjithatė, kjo gjė nuk duhet tė na trembė, ? ėshtė shprehur mbrojtėsi. ? Pėrkundrazi, ne duhet tė mobilizohemi pėr kėtė ndeshje dhe tė hyjmė nė fushė me mentalitetin e fituesit. Nuk duhet tė bėjmė gabime dhe s’duhet t’i japim mundėsi kundėrshtarit pėr tė na goditur”. Dabulla e vlerėson Flamurtarin jo vetėm pėr faktin se luan nė fushėn e tij, por edhe sepse ka disa lojtarė cilėsorė nė pėrbėrje. “Skuadra vlonjate ka lojtarė tė shpejtė dhe teknikė, ndaj tė cilėve ne duhet tė jemi tė kujdesshėm. Nė tė njėjtėn kohė kanė dhe pėrvojėn e duhur, pėr tė pėrballuar sfida tė tilla, ndaj do tė vlerėsohen maksimalisht prej nesh” ėshtė shprehur mbrojtėsi, qė dallohet nė prapavijėn peqinase. Nė transfertat e deritanishme, Shkumbini ka arritur tė marrė 6 pikė, nė njė kohė qė mundėsitė kanė qenė pėr mė tepėr. Ndaj, Dabulla shpreson qė, nė ndeshjen e radhės, skuadra e tij tė funksionojė mė mirė se nė trasfertat e mėparshme dhe tė mos dalė pa pikė nga stadiumi i Vlorės. “Shpresoj qė, nė ndeshjet nė vazhdim, Shkumbini tė vijė duke u pėrmirėsuar nė tė gjitha drejtimet dhe tė tregohet kompakt nė lojė si skuadėr” ka nėnvizuar mbrojtėsi energjik. Sipas tij, njė mbėshtetje e mirė ėshtė pėrgatitja qė kanė kryer nė Ulqin, ēka do tė reflektohet qė tė shtunėn nė Vlorė, nė ndeshjen ndaj Flamurtarit.

    Nė gjashtė skuadrat e para ? Kjo sfidė, pėr Dabullėn nuk ėshtė thjesht e vėshtirė pėr Shkumbinin, por dhe shumė e rėndėsishme.”Ne ? vijon mbrojtėsi ? kemi dėshirė qė, nė fund tė fazės sė dytė, tė jemi nė grupin e gjashtė skuadrave mė tė mira, sepse vetėm kėshtu na jepet mundėsia qė nė pėrfundim tė renditemi sa mė pranė kryesuesve tė kampionatit. Pėr kėtė arsye, ne duhet tė bėjmė tė pamundurėn qė tė mos humbasim nė Vlorė”. Mė tej, Dabulla ka vijuar tė tregojė se skuadra peqinase po pėrgatitet seriozisht pėr kėtė ndeshje. “Pavarėsisht se ēfarė do tė bėjė kundėrshtari, ne po pėrgatitemi pėr njė lojė kolektive, me shpirt gare e mobilizim maksimal, duke shfrytėzuar tė gjithė potencialin qė kemi nė dispozicion. Ndaj vlonjatėve do tė luajmė si tė barabartė” nėnvizon Dabulla, sipas tė cilit lojtarėt e skuadrės sė tij janė nė formė tė mirė sportive dhe tė aftė, pėr tė arritur njė rezultat pozitiv nė kėtė ndeshje, qė pėr ta do tė kishte mjaft rėndėsi. “Vlonjatėt nuk mund ta pranojnė qė tė humbasin pikė nė fushėn tyre, megjithatė, ne do tė japim maksimumin tonė pėr tė mos dalė pa gjė. E lehtė nuk ėshtė, por ne do tė bėjmė punėn tonė, nė mėnyrė qė tė ngushtojmė diferencėn e pikėve me skuadrat qė janė mė lart nė renditje” thekson Dabulla. Tė dy skuadrat ndajnė vendet 7 e 8 nė renditje, ndaj ndeshja e sė shtunės ka njė rėndėsi tė veēantė pėr secilėn prej tyre, pėr ecurinė e mėtejshme. Dabulla ėshtė ndalur dhe te “arma” e skuadrės sė tij nė kėtė ndeshje. “Jemi pėrgatitur me kujdes. Do tė luajmė thjesht e nė bllok, duke iu kundėrvėnė kundėrshtarit taktikisht, pėr tė minimizuar veprimet e individualiteteve tė tij. Kėtij qėllimi i shėrben dhe ndeshja e kontrollit e zhvilluar nė “familje” brėnda llojit. Do tė kėrkojmė qė, mė sė paku, tė mos e humbasim ndeshjen nė Vlorė”, ka pėrfunduar Dabulla.

    sportekspres

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:40