Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


3 posters

    Llani: Tani, Shkumbini ėshtė kombėtarja ime

    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Llani: Tani, Shkumbini ėshtė kombėtarja ime Empty Llani: Tani, Shkumbini ėshtė kombėtarja ime

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Sun Jan 27 2008, 23:10

    Llani: Tani, Shkumbini ėshtė kombėtarja ime

    Sikurse disa ekipe tė tjera shqiptare, edhe Shkumbini ka patur njė pėrfaqėsues tė tij nė zborin e Kombėtares B nė Antalia tė Turqisė. Portieri Llani nuk ka qenė me ekipin nėfazėn pėrgatitore nė Ulqin, sepse gjendej i grumbulluar nga trajneri Ari Han. Ky grumbullim ka ardhur si rrjedhojė e formės sė mirė qė po kalon ky lojtar te Shkumbini.Portieri tiranas i peqinasve ėshtė aktivizuar nė tė 17 ndeshjet e kampionatit, qė do tė thotė se ka zbritur nė fushė pėr
    1550 minuta, ndėr tė cilat portieri ka patur disa momente tepėr tė mira, ku nė dy raste ai ka kaluar plot 300 minuta pa pėsuar gol. Kėto statistika flasin se lojtari mund tė pėrfshihetndėr portierėt mė tė mirė tė kampionatit tonė. Pėrveē kėsaj, sė fundi ai ka patur edhe njė ofertė nga kategoria e dytė e kampionatit helen. Nė njė intervistė pėr “Panorama Sport”, lojtari flet pėr momentin qė po pėrjeton.
    Ēfarė do tė thoshte pėr Llanin grumbullimi me Kombėtaren?
    Mendoj se paraqitja e mirė nė kampionat me fanellėn e Shkumbinit ka bėrė qė trajneri i Kombėtares tė mė grumbullojė nė zborin e Antalias.Si u ndjetė gjatė ditėve tė zborit turk? Nuk ishte grumbulimi i parė pėr mua nė Kombėtare,pasi mė parė jam thirrur edhe nga trajneri Brigel. Megjithatė,cdo grumbullim ka specifikėn dhe veēorinė e saj.
    Shihni ndonjė prespektivė me fanellėn kuqezi?
    Nė miqėsoren e zhvilluar nė Antalia, trajneri na aktivizoi tė tre portierėve qė ishim atje. Nė vazhdimėsi shpresoj qė tė grumbullohem sėrish me Kombėtaren B nė njė miqėsoreqė mund tė zhvillohet nė mars, ndoshta me ArabinėSaudite. Shpresoj qė ky mund tė jetė njė test plus pėr mua.
    Ku e mendoni tė ardhmen tuaj nė vazhdimėsi?
    Tani pėr tani, e ardhmja ime ėshtė kėtu pranė ekipit tė Shkumbinit. Ėshtė aktivizimi im nė kėtė ekip qė mė ka mundėsuar tė jem pjesė e Kombėtares B, prandaj aktualisht s’mendoj pėr ndonjė ekip tjetėr. Kombėtarja ime ėshtė Shkumbini, ku mendoj se jam shumė mirė.
    Mė vonė synoni ndonjė klub jashtė Shqipėrisė?
    Tė gjithė lojtarėt mendojnė pėr ndonjė aktivizim tė mundshėm jashtė vendit. Kjo tė hap dyert dhe e bėn mė tė mundshėm tė qenit pjesė e Kombėtares. Para pak ditėsh kam patur njė ofertė nga njė ekip i kategorisė sė dytė greke, qė ėshtė ndėr kandidatėt e mundshėm pėr ngjitjen nė ligėn e mė tė mirėve nė kampionatin helen. Mirėpo mendoj se deri nė fund tė kėtij kampionati do tė jem pjesė e Shkumbinit. Nė tė ardhmen, padyshim do tė dėshiroja aktivizimin tim nė ndonjė kampionat evropian. Mė pėlqen shumė Seria A nė Itali, por do tė pranoja oferta nėse do tė ishin serioze edhe nga kampionati ukrainas, apo ai rus, ku janė aktivizuar lojtarė tė tjerė shqiptarė. Mendimi im ėshtė qė ekipi nė tė cilin mund tė aktivizohem jashtė Shqipėrisė tė jetė njė prespektivė pozitive pėr mua.
    avatar
    REAL
    Tifoz Nderi
    Tifoz Nderi


    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 02/10/2007

    Llani: Tani, Shkumbini ėshtė kombėtarja ime Empty Re: Llani: Tani, Shkumbini ėshtė kombėtarja ime

    Mesazh nga REAL Wed Jan 30 2008, 14:13

    KY SI PORTIER ESHTE SHUME I MIRE
    ME ME SHUME PUNE KY KALON PA PROBLEM NE NJE SKUADER EUROPE
    I UROJ SUKSESE
    avatar
    Edmond-cela


    Numri i postimeve : 9
    Registration date : 03/02/2008

    Llani: Tani, Shkumbini ėshtė kombėtarja ime Empty Re: Llani: Tani, Shkumbini ėshtė kombėtarja ime

    Mesazh nga Edmond-cela Mon Feb 04 2008, 02:06

    edhe mu me pelqen ishalla ju del imire

    Sponsored content


    Llani: Tani, Shkumbini ėshtė kombėtarja ime Empty Re: Llani: Tani, Shkumbini ėshtė kombėtarja ime

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 11:33