Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani, tani pret vetėm rezultate

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Magani, tani pret vetėm rezultate Empty Magani, tani pret vetėm rezultate

    Mesazh nga stilltoni Sat Jan 26 2008, 13:46

    Magani, tani pret vetėm rezultate
    Dje, ekipi i Shkumbinit ėshtė kthyer nė Peqin, pas
    njė seance tė fundit stėrvitore nė Ulqin. Nė Malin e
    Zi, ekipi ka qėndruar 13 ditė, ku ka kryer njė fazė tė
    rėndėsishme stėrvitore. Drejtuesit e ekipit janė
    shprehur tė kėnaqur me kėtė pėrgatitore dhe mė i
    kėnaqur pėr kėtė ėshtė trajneri Magani. “Kemi zhvilluar
    njė fazė pėrgatitore tepėr tė rėndėsishme
    nė Ulqin. Unė jam i kėnaqur nga puna e bėrė, sepse
    lojtarėt kanė qenė tepėr tė pėrqendruar dhe kanė
    kryer maksimalisht ēdo seancė stėrvitore. Mendoj
    se me atė ēka kishim planifikuar mė parė, lojtarėt
    kanė marrė tė gjithė ngarkesėn e duhur fizike. Pozitive
    ėshtė se asnjė nga lojtarėt nuk ka pasur probleme
    dėmtimesh, ēka do tė thotė se ata do tė jenė
    tė gjithė tė mundshėm pėr ndeshjen kundėr Flamurtarit,
    nė transfertėn e Vlorės mė 2 shkurt. Po
    ashtu, mendoj se edhe miqėsoret qė kemi zhvilluar
    kanė qenė tepėr tė frytshme. Ato kanė mbajtur
    lojtarėt nė kontakt me topin, si dhe kanė shėrbyer
    pėr konsolidimin dhe harmonizimin e veprimeve tė
    tyre nė fushėn e lojės. Tani duam vetėm rezultate
    pozitive”, deklaroi trajneri i Shkumbinit, i cili falėnderon
    presidentin Ismaili, i cili bėri tė mundur zhvillimin
    e kėsaj faze pėrgatitore nė Ulqin.

    TE LARGUAR
    Nė fakt, nė merkaton e muajit
    janar, nga skuadra e Shkumbinit
    nuk ka pasur largime tė rėndėsishme
    qė t’i prishnin ekuilibrin
    skuadrės nė vazhdimin e pjesės
    tjetėr tė sezonit. I larguar deklarohet
    mesfushori Patushi, por
    edhe sulmuesi Maēolli, qė ėshtė
    dhėnė hua te skuadra e
    Gramshit nė Kategorinė e Parė.
    Ndėrsa ka qenė shumė i pėrfolur
    largimi i sulmuesit elbasanas, Klevis
    Dalipi, i cili ėshtė vėnė nė
    shėnjestrėn e disa skuadrave.
    Zyrtarisht, kėto janė largimet nga
    skuadra e Shkumbinit.

    TE ARDHUR
    Skuadra e Shkumbinit ėshtė
    treguar e qetė dhe racionale nė
    blerjet e saj gjatė merkatos sė
    janarit. Sė pari, ka marrė sulmuesin
    Arlind Nora nga Vllaznia,
    i cili mendohej nga shkodranėt
    se mund tė shkėmbehej kokė mė
    kokė me Klevis Dalipin. Mė pas,
    nė fokus ka qenė mbrojtėsi i
    Kastriotit, Erald Turdiu, i cili ka
    pasur probleme nė zbatimin e
    kontratės me skuadrėn krutane.
    U fol edhe pėr afrikanin
    Binogol, i cili kishte deklaruar
    “divorcin” me Kastriotin, por
    zyrtarisht ende nuk dihet.

    panorama sport

      Ora ėshtė Thu Mar 28 2024, 21:37