Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    miqesoret ne Ulqin

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    miqesoret ne Ulqin

    Mesazh nga stilltoni prej Tue Jan 22 2008, 12:00

    Besa vjen pa ftuar , fiton turneun
    Nė program Partizani-Shkumbini, por ardhja e kavajasve i dha jetė njė mini-turneu
    Mes Shkumbinit e
    Partizanit, del
    fituese Besa. Si
    ėshtė e mundshme? Ja qė
    ndodh... Po, sepse tė paktėn
    deri ditėn e shtunė, miqėsorja
    e caktuar pėr t’u zhvilluar
    tė dielėn nė Ulqin ishte ajo
    midis Partizanit e Shkumbinit.
    Por pikėrisht fundjava
    ka sjellė ndėrhyrjen e tipit tė
    minutės sė fundit pėr Besėn.
    Duket se tekniku Starova ka
    ndėrmjetėsuar me dy kolegėt
    e vet, pėr tė pėrfshirė nė valle
    edhe skuadrėn kavajase, me
    zhvillimin e njė mini-turneu
    me ndeshje nga 40 minuta
    secila. E kėshtu, pėrfundimisht
    ėshtė bindur Partizani,
    megjithėse do tė kishte
    dashur ta shmangte pėrballjen
    me Besėn, pėr precedentėt
    jo tė mirė nė miqėsoret me
    kavajasit, por edhe pėr faktin
    se do tė ndeshen pas dy
    javėve nė kampionat. Gjithashtu,
    ka rėnė dakord edhe
    Shkumbini, megjithėse
    vetėm pak ditė mė parė kishte
    luajtur njė ndeshje tė plotė
    me verdhezinjtė.
    Partizani-Shkumbini 1-1
    Sfida hapėse ka qenė Partizani-
    Shkumbini. Tė parėt
    kanė kaluar nė avantazh tė
    kuqtė, tė cilėt kanė goditur
    me Malindin, nė njė moment
    kur gjendeshin me 10 vetė
    (doli Capo). Por megjithėse
    skuadra e Likės ėshtė pėrpjekur
    mė tepėr pėr tė gjetur
    portėn peqinase, ėshtė Shkumbini
    qė barazon nė njė
    nga rreziqet e pakta tė krijuara
    pėr Shehin. Dervishi,
    thuajse nė pozicion jashtė
    loje, kontrollon bukur njė
    vertikalizim nga mesfusha,
    dhe dėrgon topin nė rrjetė.
    Nė kėtė mėnyrė, Partizani
    detyrohet tė pranojė barazimin
    1-1.
    Partizani-Besa
    Megjithėse “i plagosur”,
    Partizani ka qėndruar nė
    fushė, ku nė 40 minutėshin
    e dytė ka gjetur pėrballė Besėn,
    sfidė nė tė cilėn ėshtė
    dashur tė bėjė edhe me njė
    Karapici nė gjysmėshėrbim,
    pas njė tėrheqjeje qė ka pėsuar.
    Mė pas, lodhja kundrejt
    freskisė sė kavajasve ka
    bėrė tė vetėn, me skuadrėn e
    Starovės qė ka pasur mbizotėrim
    territorial, gjithsesi
    pa ditur tė thyejė Shehin. Nė
    fund, janė tė kuqtė qė pėr
    pak sa nuk shėnojnė me
    Gjylėn e pafat, ndonėse ēdo
    gjė mbyllet 0-0.

    Besa-Shkumbini 1-0
    Thuajse po e njėjta Besė
    lihet nga Starova pėr
    ndeshjen e fundit kundėr
    Shkumbinit, tė ndryshuar
    plotėsisht nga sfida e parė
    me Partizanin. Qė nė minutat
    e para, peqinasit godasin
    traversėn me Byzhytin,
    si pėr tė paralajmėruar se
    ata qė duhet tė shėnonin
    ishin kavajasit. Dhe ashtu
    ndodhi, kur Xhihani nuk
    ka falur, duke realizuar
    golin, qė ka mbetur “i
    vetėm” deri nė mbyllje dhe
    qė ka sanksionuar triumfin
    e Besės.

    MAGANI
    Megjithėse dje skuadra e tij ka
    fiksuar njė barazim dhe njė
    humbje, trajneri i Shkumbinit
    nuk ka dashur ta shohė aspak
    nė aspektin e rezultatit: “Mund
    tė them se pak a shumė jam i
    kėnaqur, megjithatė doja tė
    thosha se kemi akoma punė
    pėr tė bėrė. Kėto dy ndeshje
    qė luajtėm ndaj Partizanit e
    Besės i shikojmė thjesht si ballafaqime
    stėrvitore nga ku
    kėrkojmė qė tė nxjerrim programin
    stėrvitor tė dy javėve
    nė vazhdim. Pra, ne jemi akoma
    nė kėrkim tė konsolidimit tė
    formacionit titullar dhe mendoj
    se jemi nė rrugėn e mbarė”, u
    shpreh trajneri Magani pėr
    gazetarėt pas ndeshjes.
    MAGANI

      Ora ėshtė Sat Dec 10 2016, 19:30