Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


3 posters

    komunikimi qe do ti behet klubit

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    komunikimi qe do ti behet klubit Empty komunikimi qe do ti behet klubit

    Mesazh nga stilltoni Tue Jan 15 2008, 19:00

    Klubi sportiv i shkumbinit tani online ne adresen:www.ksshkumbini.com

    Duke qene jashte vendit ndjenjat patriotike shtohen, dhe si rrjedhoje deshira per te kontribuar per vendin tend rritet sadopak. Ne date 26 qershor 2007 nje grup te rinjsh peqinas jashte shqiperise, pas eksperiencave me websitin e www.peqini.com ,siti i qytetit me permbajtje mjaft interesante e te larmishme e me nje numer jo te vogel anetaresh, ndertojne websiti jozyrtar i klubit sportiv Shkumini. Duke pasur disa nohuri mbi boten e internetit dhe shume deshire per te qene sa me prane skuadres se tyre te zemres ne cdo moment, krijohet forumi bashke me portalin ku vizitore te ndryshem nga cdo cep i botes mund te regjistrohen, te shkruajne, te konsultohen,te diskutojne e pse jo te debatojne mbi paraqitjen e ecurine e skuadres.

    Fillimisht vemendja ishte e perqendruar kryesisht tek skuadra me lajme e informacione te marra gjithashtu nga website partnere apo te botuar nga vete anetaret, te cilet i falenderojme per bashkepunimin. Me tej websiti filloi te zgjerohej me artikuj rreth kombetares shqiptare e klubeve te tjera. Per momentin rezultoje me teper se 40 anetare te regjistruar plus dhjetra vizitore qe dita dites te shtyre nga kureshtja shfletojne e lene komentet e tyre ne mbi 500 artikujt e botuar apo 200 temave permbledhese, votojne ne sondazhet e ndryshme apo shikojne renditjen e ndeshjet e superliges apo kupes se Shqiperise .

    Do te dukej absurde, por ashtu sic jane te informuar bashkeqytetaret ne Peqin qe edhe pse nuk i ndahen Shkumbinit ne muhabetet e tyre ditore, duket se jane po aq informuar edhe ato jashte Atdheut qe gjejne pak kohe per te rifreskuar situaten aktuale te skuadres se zemres per te lundruar disa minuta ne internet nen pranine e websitit tone. Kjo pse jo nuk do ti bente ata te "prapambetur" kur te ktheheshin serisht ne shoqerine e vjeter.
    Po si funksionon? Me e thjeshte nuk behet. Si fillim mjafton te keni nje adrese emaili tuajen per te bere regjistrimin . Pra tek REGJISTROHU shkruani adresen tuaj te emailit , pseudonimin ( emri i perdoruesit) dhe nje fjalekalim (password) qe deshironi , pasi te keni dhene komanden do tju kerkohet edhe nje here fjalekalimi i pare, dhe me kaq je i regjistruar po qe kerkon edhe nje hap perfundimtare, qe eshte aktivizimi i cili behet duke shkuar tek posta emailit dhe per ta konfirmuar duke klikuar ne linkun qe te tregohet. Pasi keni bere aktivizimin jeni tashme te regjistruar e mund te botoni artikujt qe deshironi, te leni komente, apo te votoni ne sondazhet e ndryshem pasi te jeni IDENTIFIKUAR me pseudonimin e fjalkalimin qe zgjodhet . Ju ftojme te na vizitoni sa me pare !

    Ndonese nje iniciative personale, kjo ide ka krijuar edhe interesim nga ana stafit drejtues, ku dhe zv. Trajneri z. Sokol Branica ka dhene mbeshtetjen e tij duke ofruar material informativ mbi skuadren, lojtaret dhe stafin drejtues.
    Mirepo kjo nisme do te perforcohej me tej po te gjente mbeshtetjen e te gjithe atyre qe munden me kontribuar per te ardhmen e nje mjeti informativ qe eshte gjithmone e me shume ne rritje sic eshte interneti.

    Dikujt mund ti duket cudi kur te lexoje se menaxhera lojtaresh e drejtues ekipesh na kane kontaktuar nepermjet emailit ne adressen tone te kontaktit ksshkumbini@yahoo.com duke na kerkuar ti kontaktojme per tratativa lojtaresh, dhe fatkeqsisht eshte mbyll me kaq pasi ne nuk kemi autorizim per kete dhe nuk kemi as dhe ndonje adrese emaili te klubit, komunikimi me te cilin do te ishte teper komod.
    Edhe pse momentalisht jo zyrtare, kjo mbetet pjese e pasionit dhe e gjakut peqinas qe asnjeher nuk e ka lene e qe dashte Zoti nuk do ta leje tifozerine e zjarrte per Shkumbinin pasi per kete jemi vertet shembull ne vend.

    Edhe nje here ne emer te stafit te ]www.ksshkumbini.com i falenderoj per bashkpunimin dhe perkrahjen te gjithe ata qe kane kontribuar ne mbarevajtjen e websitit. Duke i uruar suksese te metejshme Shkumbinit falenderojme gjithashtu dhe drejtuesit e tere skuadren per punen qe jane duke bere. Vazhdoni keshtu e mos na zhgenjeni sepse keni vemendjen edhe te tjereve pertej shkalleve te stadiumit….

    Edhe pse nuk jemi gazetar mund te behemi, edhe pse nuk kemi kohe mund ta gjejme por ajo qe nuk mundet te bejme eshte qe te ndodhemi te shtunen ne shkallet e stadiumit e te bertasim:
    SHKUMBINI SHKUMBINI TI JE ZEMRA JONE. TI PER NE TI PER NE JE GJITHMONE KAMPIONE.
    janar 2008
    e.s


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Tue Jan 15 2008, 19:11, edituar 2 herė gjithsej
    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    komunikimi qe do ti behet klubit Empty Re: komunikimi qe do ti behet klubit

    Mesazh nga stilltoni Tue Jan 15 2008, 19:02

    lini komentet tuaja rreth ketij artikulli. si ju duket . a ju pelqen ? cfare mund te shtojme me teper apo te heqim ?
    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    komunikimi qe do ti behet klubit Empty Re: komunikimi qe do ti behet klubit

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Tue Jan 15 2008, 19:40

    une si luan mendoj qe ja vlen kjo gje..qe ti cohet nje kopje klubit,bashkise presidentit por duhet ti cohet edhe nje kopje kryetarit te shoqates se tifozeve....
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    komunikimi qe do ti behet klubit Empty Re: komunikimi qe do ti behet klubit

    Mesazh nga polskaALB Tue Jan 15 2008, 20:49

    te lumshin duart tono....dhe jam dakort edhe me luanin qe nje kopie duhet ta marri edhe kryetari i shoqates se tifozeve.....

    Sponsored content


    komunikimi qe do ti behet klubit Empty Re: komunikimi qe do ti behet klubit

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 05:02