Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Shkumbini lė Peqinin, sistemohet nė Ulqin

    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Shkumbini lė Peqinin, sistemohet nė Ulqin Empty Shkumbini lė Peqinin, sistemohet nė Ulqin

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Tue Jan 15 2008, 13:25

    Shkumbini lė Peqinin, sistemohet nė Ulqin

    Ēdo gjė po shkon sipas programit pėr skuadrėn e Shkumbinit, qė dje pasdite ka lėnė Peqinin dhe ėshtė nisur drejt Malit tė Zi. Drejtuesit e skuadrės kanė mundėsuar zhvillimin e pėrgatitjeve nė qytetin e Ulqinit, ku kushtet janė shumė tė favorshme. Nga kontigjenti i mėparshėm i Shkumbinit, i vetmi qė nuk ka shkuar nė Ulqin ėshtė mesfushori Saimir Patushi, i cili ėshtė jashtė planeve tė peqinasve pėr pjesėn e mbetur tė kampionatit. Ilir Qorri dhe Rezart Dabulla janė bashkuar me autobusin e Shkumbinit nė Vorė, ndėrkohė qė nuk kanė munguar elbasanasit Stojku e K.Dalipi, ky i fundit i shumėpėrfolur nė merkaton e dimrit.

    Gjithashtu, nėn urdhrat e trajnerit Magani do tė jetė nė Mal tė Zi edhe gjirokastriti Arlind Nora, futbollisti i sapoblerė nga peqinasit. Me skuadrėn pritet tė bashkohet ditėn e mėrkurė edhe Erald Turdiu, i cili pret vendimin e komisionit tė disiplinės nė FSHF. Kėshtu, stėrvitja e Shkumbinit do tė zhvillohet nė kushte mjaft tė mira nė Ulqin, ku momentalisht ndodhet edhe Vllaznia. Gjatė kėtyre ditėve do tė shkojnė nė kėtė qytet edhe disa skuadra tė tjera tė superligės shqiptare, kėshtu qė mund tė krijohet mundėsia e zhvillimit tė ndeshjeve miqėsore, qė e ndihmojnė shumė stafin teknik pėr stabilizimin e formacionit. Trajneri Magani dhe ndihmėsit e tij duhet tė jenė tė kėnaqur, sepse tani mund tė punojnė mė tė qetė.


    Nga SportiShqiptar

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 09:52