Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Xhyra: Shkumbini do ta nisė aty ku e la

    Share

    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator

    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Xhyra: Shkumbini do ta nisė aty ku e la

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer prej Thu Jan 10 2008, 10:50

    Mbrojtėsi peqinas Klement Xhyra, autor i dopietės nė ndeshjen e fundit, ėshtė optimist pėr ekipin

    Mbrojtėsi Klement Xhyra i ka bėrė njė mbyllje mjaft tė mirė vitit 2007 dhe gjysmės sė kampionatit, duke qenė protagonist kryesor nė fitoren e fundit tė Shkumbinit me Teutėn nė Peqin. 23‑vjeēari peqinas ka spikatur nė kėtė takim jo vetėm pėr veprimet e sakta e sigurinė e treguar nė repartin e tij tė mbrojtjes, por edhe pėr kontributin e dhėnė nė sulm, duke qenė autori i 2 golave qė i dhanė fitoren Shkumbinit nė atė takim tė rėndėsishėm. Ishin nė fakt 2 golat e parė pėr tė nė kampionat, qė me siguri do tė pasohen me tė tjerė. Shtatlarti Xhyra vazhdon ta pėrjetojė ende kėnaqėsinė e golave, edhe pse kanė kaluar disa ditė, sepse golat i tij i dhanė 3 pikėt ekipit dhe mundėsinė pėr tė qenė tė qetė nė kėtė periudhė pa ndeshje.
    Ka disa ditė qė Xhyra i ėshtė rikthyer stėrvitjes bashkė me grupin, duke kėrkuar tė pėrgatiten sa mė mirė pėr pjesėn e mbetur tė kampionatit, i cili mendohet tė jetė mė i fortė. "Ishte kėnaqėsi qė golat e mi i shėrbyen ekipit pėr tė marrė fitoren. Nga ana tjetėr, golat patėn vlerė pėr mua dhe pėr ekipin se na nxitin tė punojmė mė tė qetė pėr t'u stėrvitur sa mė mirė nė kėtė periudhė," - deklaron mbrojtėsi 23-vjeēar Xhyra. Nė rolin e titullarit nė repartin e mbrojtjes, ish-lojtari i Shpresės ėshtė pėrpjekur tė japė mė tė mirėn, duke qenė shembull i korrektesės dhe angazhimit nė fushė. Edhe pse janė ditėt e para tė stėrvitjes pėr 2008-ėn, Xhyra pranon se puna ka filluar mjaft mirė dhe tė gjithė janė tė angazhuar pėr tė shfrytėzuar ēdo seancė stėrvitore. Sipas mbrojtėsit Xhyra, nxitės ėshtė bėrė edhe fakti qė ekipi pritet tė grumbullohet nė Mal tė Zi pėr njė periudhė 10-ditore. Pėr tė dhe ekipin e tij ėshtė rasti i parė qė Shkumbini grumbullohet nė pėrgatitoren e dimrit dhe ai vetė gjen rastin tė falėnderojė presidentin Ismaili pėr kushtet e krijuara qė nė fillim, ku pas grumbullimit tė verės nė Maqedoni, kėto ditė priten tė nisen pėr nė Ulqin. "Fitorja e fundit me Teutėn u shėrbeu tė gjithėve, se na mban moralisht lart pėr pėrgatitoren e dimrit. Janė vetėm ditėt e para dhe gjithēka po shkon sipas planifikimit. Pėr herė tė parė, nė sajė tė dashamirėsisė sė presidentit Ismaili, pėrgatitoren e dimrit do ta zhvillojmė tė grumbulluar nė Mal tė Zi dhe kjo na nxit tė stėrvitemi mė mirė. Gjatė ditėve tė qėndrimit nė Peqin pritet tė kompletohet edhe grupi me disa pėrforcime, duke synuar qė nė pjesėn e mbetur tė kampionatit Shkumbini tė shfaqet edhe mė mirė e mė rezultativ," - pėrfundon Xhyra, pa pėrmendur emra konkretė dhe repartet e skuadrės qė kanė nevojė mė shumė dhe qė do tė preken nga merkatoja e dimrit. Ashtu siē ishte planifikuar, tė hėnėn ekipi i Shkumbinit, nėn drejtimin e trajnerit Magani, ka zhvilluar seancėn e parė me gjithė grupin e futbollistėve. Pėr ditėn e parė stėrvitore nuk kishin preferuar tė udhėtonin drejt Peqinit, Dabulla e Patushi nga Tirana, por as edhe Stojku nga Elbasani, si dhe mesfushorėt Jakimovski e Shenaj. Nuk jepen shkaqet dhe arsyet e kėtyre mungesave tė pajustifikuara.

    Nga SportiShqiptar


    _________________

      Ora ėshtė Wed Dec 07 2016, 19:14