Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Bota nen kembet Perandorise se Milanit

    avatar
    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 26/06/2007

    Bota nen kembet Perandorise se Milanit Empty Bota nen kembet Perandorise se Milanit

    Mesazh nga Admin Mon Dec 17 2007, 17:03




    E Hene, 17 Dhjetor 2007

    Jeton Selimi

    Boka Juniors - Milan 2-4

    Shenues: Palasio 23’, Ledezma 85’,\ Inzagi 21’, 70’, Nesta 50’, Kaka 61’

    Boka Juniors: Karanta; Ibarra, Maidana, Paleta, Rodriguez; Gonzalez (Ledesma 67’), Batajlia, Banega, Kardozo (Grasian 68’); Palermo, Palasio.

    Trajner: Ruso

    Milan: Dida; Bonera, Nesta, Kalaxe, Maldini; Gatuzo (Emerson 65’), Pirlo, Ambrozini; Kaka, Sedorf (Broki 87’); Inzagi (Kafu 76’).

    Trajner: Anceloti

    Gjyqtar: Rodriguez (MEX)

    Kartone te verdhe: Ambrozini, Ibarra, Batajlia, Paleta

    Kartone te kuq: Kalaxe, Ledezma

    Spektatore: 72.000

    Te gjithe nen kembet e Milanit. Per here te katert ne historine e tyre, kuqezinjte jane kampione te botes. Kaka edhe njehere ben nje ndeshje hyjnore, qe amplifikon me tej madheshtine e tij. Perandoria godet edhe njehere, fale klasit dhe eksperiences, ndaj te cilave argjentinasit nuk mund te bejne asgje. Nje pjese e pare dehese, ku Inzagit i pergjigjet Palasio. Nje pjese e dyte spektakolare, ku Pipo replikon, Kaka ndricon dhe Nesta heq nje kenaqesi te madhe. Eshte mbremja e Maldinit. Triumfi i radhes i Pipo Inzagit, qe shenon nje dopiete dhe konfirmohet si sulmuesi me i pameshirshem ne qarkullim: askush me pare se ai nuk kishte shenuar ne te gjitha kompeticionet. Milani me triumfin e Jokohames fiton kupen e tij te 18-te dhe behet skuadra me fitimtare e botes.

    Eshte menjehere Inzagi ai qe ne minuten e 5-te me nje diagonale te hidhur qeth shtyllen e djathte te Karantes. Por Boka nuk trembet. Te shkathet dhe te shpejte shfrytezojne superioritetin numerik ne mesfushe, ku Sedorfi nuk mbeshtet si duhet, duke vene ne krize shoket e repartit. Por gjithcka ndryshon ne minuten e 23-te. Kaka sulmon nje mbrojtes, godet, topi i rikthehet ne kembe, por kesaj radhe braziliani pason per Inzagin, qe nuk fal. Milani ne avantazh. Megjithate, Milani tronditet shpejt. Vala e gezimit kthehet ne cunami. Mbrojtja kuqezi zberthehet ne minuten e 24-et nga nje goditje kendi e shkurter dhe qe transformohet me pas ne kros per Palasion, qe ka te gjithe kohen e duhur per te shenuar me koke ne mes te 6 fanellave kuqezi te palevizshme. Mesa duket, duhet dicka tjeter per te mposhtur Boken. E ketu fillon Kaka-shoe, qe me shpejtesine e tij asfikson dhe alarmon krejt mbrojtjen kundershtare. Ne minuten e 50-te Pirlo harkon nje top ne zone pas nje goditjeje denimi dhe Ambrozini del huq, por gabimin e tij e ndreq Nesta, qe kontrollon topin dhe godet rrepte brenda zones, 2-1 per Milanin. Ende pa u shuar mire ethet e golit te pare eshte Kaka qe shperthen, hyn ne zone dhe me te majten mposht Karranten e palevizshem; 3-1 dhe kuqezinjte nisin festen. Por, si per ta bere akoma me te embel fitoren, eshte nje tjeter kombinim, Kaka-Inzagi, mes mbrojtjes argjentinase, qe nxjerr te lire kete te fundit dhe rezultati merret lehte me mend, topi ne rrjete dhe 4-1. Ketu perfundon gjithcka dhe goli i dyte i Bokes ne minuten e 85-te eshte thjesht sa per statistike

      Ora është Fri Mar 29 2024, 01:17