Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Ismaili: Tė pėrsėrisim suksesin

    Share

    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator

    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Ismaili: Tė pėrsėrisim suksesin

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer prej Thu Dec 20 2007, 21:56

    Ismaili: Tė pėrsėrisim suksesin

    Nė kampin e skuadrės peqinase, pas fitores sė thellė ndaj Vllaznisė, ėshtė rritur dukshėm gjendja morale pėr ecurinė e mėtejshme. Presidenti i bardhekaltėrve, Xhavit Ismaili, ėshtė shumė i kėnaqur pėr atė qė dha skuadra e tij nė atė ndeshje, pasi kishte pasur rezerva pėr nivelin e lojės dhe rezultatet e Shkumbinit. “Nė ndeshjen ndaj shkodranėve ? ėshtė shprehur Ismaili, ? skuadra ka bėrė njė lojė shumė tė mirė dhe ka patur epėrsi qė nga minuta e parė e deri nė fund”. Numri njė i skuadrės peqinase evidentoi motivimin dhe grintėn e lojtarėve, si karakteristika kryesore pozitive tė skuadrės nė pėrballjen e fundit. “Nė atė ndeshje, tė gjithė lojtarėt kanė qenė mjaft tė motivuar dhe kanė besuar deri nė fund te fitorja. Nė kėto momente tė kampionatit, motivimi duhet tė jetė maksimal nė ēdo ndeshje, pasi ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm qė skuadra tė arrijė objektivat” ka nėnvizuar presidenti, qė ka shtuar se ky ritėm duhet tė ruhet edhe nė dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Kastriotit dhe Teutės. “I kemi caktuar skuadrės si objektiv qė, nė tri ndeshjet e fundit tė kėtij, viti tė marrė 9 pikė. Hapi i parė ėshtė hedhur me fitoren ndaj Vllaznisė, por kėtė e kėrkojmė dhe nė dy ndeshjet e ardhshme, ndėrkohė qė skuadra do tė ketė mbėshtetjen maksimale nga ne si drejtues” ka vazhduar Ismaili. Me kėtė frymė mobolizimi, skuadra, nėn drejtimin e Maganit, ka vazhduar gjatė javės pėrgatitjet pėr ndeshjen e fundjavės me Kastriotin. “E larguam tė keqen, tashmė duhet pėrgatitemi sa mė mirė pėr ndeshjen e sė shtunės me Kastriotin, sepse “oreksi vjen duke ngrėnė”. Do tė kėrkojmė qė dhe nė kėtė ndeshje tė pėrsėrisim suksesin dhe tė marrim pikėt e plota, pėr tė krijuar shanset qė tė arrijmė objektivin final tė kampionatit” pėrfundon presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili.


    _________________

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:57