Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani rikthehet nė drejtim tė Shkumbinit

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Magani rikthehet nė drejtim tė Shkumbinit

    Mesazh nga polskaALB prej Thu Dec 06 2007, 16:35

    Edhe pse dihej qėllimi i diskutimit dhe mbledhjes sė asamblesė sė ekipit tė Shkumbinit, krejt ndryshe nga sa mendohej, pėrfundimi i bisedimeve ka qenė i frytshėm. Kėshtu, trajneri Gugash Magani i dorėhequr nga ekipi peqinas menjėherė pas ndeshjes sė humbur ndaj Tiranės, dje ka pranuar tė marrė pėrsėri nė duar drejtimin e Shkumbinit. Ndonėse ishte i bindur nė vendimin e tij pėr tė mos u kthyer mė nė krye tė pankinės bardhekaltėr, Magani dje ėshtė detyruar tė marrė njė tjetėr vendim tė imponuar. Sipas kryetarit tė Bashkisė sė Peqinit, Ilir Rrusha, ėshtė bėrė e ditur se Magani ka pranuar tė drejtojė ekipin peqinas, ndonėse kundėr dėshirės dhe vendimit tė tij. “Magani kėmbėngulte sėrish pėr tė mos u kthyer nė pankinė, por ndonjėherė disa punė duhen bėrė, edhe pse pa dėshirėn nė vetvete. Ne ia kėrkuam me imponim qė ai tė qėndrojė dhe tė drejtojė prapė Shkumbinin, pasi kjo ėshtė nė tė mirė tė tė gjithėve. Magani gėzon besimin tonė, ndaj edhe do tė jetė pėrsėri nė krye tė ekipit. Nė momente tė vėshtira duhet qė tė bėhemi njė, pėr tė zgjidhur ēdo gjė mirė, ndaj kjo
    e detyron edhe Maganin si njė djalė tė kėtij qyteti qė tė dalė jashtė dėshirės sė tij”, bėri tė ditur kreu i Bashkisė sė Peqinit, Rrusha. Por rikthimi i Maganit nė krye tė Shkumbinit nuk ka qenė vendimi i vetėm i marrė nga kryesia peqinase. Ka qenė po kryetari i bashkisė ai qė ka deklaruar se njė tjetėr vendim i detyruar pėr momentin ka qenė edhe heshtja pėr shtyp nė kampin bardhekaltėr. Njė vendim padyshim i nxitur nga zhvillimet dhe deklaratat krejt kontradiktore te skuadra peqinase gjatė ditėve tė fundit. “Mė vjen keq t’ju deklaroj se asambleja ka vendosur qė t’i heqė tė drejtėn pėr t’u prononcuar pėr shtyp tė gjithė futbollistėve dhe drejtuesve tė ekipit deri nė njė vendim tė dytė. Kjo heshtje pėr shtyp ėshtė marrė si pasojė e njė nevoje qė ekipi tė jetė larg ēdo presioni dhe me qėllimin qė tė ketė pėrqendrim tė plotė nė ndeshjet e kampionatit. Nga ana tjetėr, kjo do t’i shėrbejė skuadrės pėr tė rifituar sėrish harmoninė dhe besimin tek kolektivi”, ka pėrfunduar kryetari i Bashkisė sė Peqinit, Ilir Rrusha.


    _________________

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:39